Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kursi i këmbimit për sot, ja sa blihet dhe shitet euro dhe dollari Moti/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura KLSH trondit Bashkinë Himarë: 22.6 miliardë lekë toka e troje pa inventar Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg!
POLITIKE

Maliq, socialistët braktisin qytetarët, i moshuari i hakërrehet kryetarit të këshillit

P
Piranjat20 August 2026, 11:48 · 1 min lexim
Maliq, socialistët braktisin qytetarët, i moshuari i hakërrehet

Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita.

Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të këshillit bashkiak Maliq për tja përcjellë kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo territoriale.

Mbledhja ishte njoftuar të zhvillohej rreth orës 10:00 por për shkak të deklaratës së grupit të këshilltarëve të majtë ku thanë për të mos u shprehur me vendimmarrje në lidhje me propozimin që duhet t’i dërgohet parlamentit, kryetari i këshillit ka deklaruar mbylljen e mbledhjes dhe kjo ka shkaktuar reagime nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët.

Është turp! Nuk mbyllet mbledhja!’ thotë një këshilltar i PD-së.

'Po luani me qytetarët' dëgjohet të thotë një grua.

Ndërkohë një qytetar i moshuar këmbëngul dhe kërcënon me shkop kryetarin e këshillit bashkiak që të mos largohet por të vijojë mbledhjen.

Salla u boshatis nga këshilltarët e majtë brenda disa sekondash, ndërkohë që pjesa tjetër e opozitës vijon me deklaratat.

Mbledhja zgjati rreth 20 minuta.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.