Kush është ‘patronazhisti’ që hyri për të provokuar protestuesit para Kryeministrisë
Ndërkohë që mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, ...
Ndërkohë që mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për operacionin e gjerë kundër trafikut ndërko...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi zyrtarisht për goditjen e rrjetit të trafikut ndërkomb...
Gjykata e Apelit në Paris ka konfirmuar se nuk ka kompetencë të shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për të anuluar...
SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal...
Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti në fund të janarit 2019...
Masat ajrore të ftohta dhe lagështa që ishin në vend gjatë ditës së sotme do të zëvendësohen nga masa ajrore...
Zyrtarët iranianë kanë bërë të ditur se negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i dhën&eum...
Ndërron jetë në banesë një 14 vjeçar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, m&...
SPAK ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik të lënd...

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e statusit “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar qartësimin e kësaj çështjeje si një lajm pozitiv.
Kikia u shpreh se që në momentin e vendosjes së sanksionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit kishte theksuar se shpallja “non grata” e një ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar nuk ishte një zhvillim pozitiv për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Sipas tij, mungesa e publikimit të fakteve konkrete në atë kohë bëri që vendimi të interpretohej kryesisht në prizmin e përplasjes politike mes mazhorancës dhe opozitës.
“Po të kishte pasur fakte, ato duhej të ishin bërë publike që në atë kohë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kuptonin arsyet e vendimit të Shteteve të Bashkuara”, tha Kikia.
Analisti vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të një rëndësie strategjike, duke kujtuar rolin historik dhe kontributin e SHBA-ve për Shqipërinë dhe Kosovën. Për këtë arsye, sipas tij, është e nevojshme të sqarohet plotësisht natyra e zhvillimeve të fundit, nëse kemi të bëjmë me një lehtësim mase apo me heqjen e plotë të sanksionit.
Duke analizuar ndikimin politik të statusit “non grata”, ai argumentoi se ky sanksion nuk e ka penguar Berishën në politikën e brendshme. Sipas Kikias, ish-kryeministri arriti të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike dhe të vazhdojë aktivitetin e tij politik pavarësisht etiketimit nga SHBA-të.
“Qytetarët shqiptarë nuk e kanë vlerësuar Berishën bazuar te fakti nëse ishte apo jo ‘non grata’, por në raport me gjithë veprimtarinë e tij politike”, u shpreh ai.
Tani unë e kam thënë që në fillim që sanksionimi nongrata jo thjesht i një politikani shqiptar, por i ish-presidentit të Republikës dhe ish-kryeministrit, nuk është aspak një gjë pozitive për mua si qytetar i kësaj republike. Por e gjitha, ndërkohë që nuk u shoqërua me publikimin e fakteve, pasi ne do dimë që le të themi sanksionimi nongrata është një mekanizëm i Departamentit të Shtetit jo thjesht për të mbrojtur veten nga politikanët e korruptuar apo të dëmshëm për demokracinë në nivel lokal apo global, por është një mekanizëm përmes të cilit ushtron edhe ndikimin e saj diplomatik. Në atë kohë padyshim që e gjitha kishte një dimension të madh politik dhe në Shqipëri nuk u përkthye si një sanksionim ndaj një politikani të korruptuar, por u interpretua politikisht si një përplasje mes mazhorancës dhe opozitës dhe e tillë u manifestua në komunikimin publik. Por mendoj që nëse do të kishte patur fakte do duhej të ishin hedhur në atë kohë, dhe qytetarët shqiptarë, shtetasit shqiptarë të kuptonin që ish-udhëheqësi i tyre vërtet është përballur me të tilla probleme dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë këtë vendim.
Vijmë sot tek kjo, e bëra këtë hyrje të gjatë për të kuptuar që për mua është pozitiv si lajm. Së pari, sërish pasi unë nuk kam dëshirë që ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit tim të jetë në këtë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara, të cilat përtej ulje-ngritjeve apo temperaturave të marrëdhënieve në raport me administrata të ndryshme, është dhe duhet të jetë marrëdhënia më e ngushtë politike, diplomatike, mundësisht edhe ekonomike edhe pse distanca është e largët sepse dihet historia dhe kontributi i Shteteve të Bashkuara në raport me ekzistencën e vetë Shqipërisë, shtetit të saj dhe të Kosovës. Në këtë kuadër, unë mendoj që do ishte mirë të qartësohej një herë vendimi i Departamentit të Shtetit, për të kuptuar kemi të bëjmë me një lehtësim të masës, kemi të bëjmë me një heqje të gjithë sanksionit, pastaj për të shkuar nëse, për të kuptuar nëse heqja ishte pasojë e ndërgjegjësimit të diplomacisë amerikane që ajo që u vendos ishte e gabuar, ishte pasojë e lobimit i cili është bërë nga zoti Berisha. Por mendoj që gjithsesi ka një gjë shumë të rëndësishme këtu.
Çështja e nongratës i shërben zotit Berisha thjesht për raportet le të themi të jashtme, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, por në politikën e brendshme nongrata nuk e ka penguar zotin Berisha në mënyrë absolute, sepse pamë që kur ai riorganizoi Partinë Demokratike dhe rimori kontrollin e saj, të qenit nongrata nuk e pengoi aspak edhe pse në atë kohë nongrata ishte një kartë që i tundej përpara fytyrës nga mëngjesi në darkë në çdo dalje publike.
Po ashtu nongrata nuk ishte as pengesa për të ndërmarrë një bashkëpunim politik me një nga konsulentët e fushatës së presidentit Trump që ju e përmendët pak më parë, dhe nuk besoj që do të ishte pengesë për të vazhduar politikën këtu brenda, sepse qytetarët shqiptarë, më së shumti Berishën, si ata që e kanë votuar si ata që nuk e kanë votuar, nuk e kanë vlerësuar nga të qenit nongrata apo jo, por në raport me të gjitha gjërat e tjera. Kështu që besoj që është vetëm një çështje etikete, më shumë një çështje morale tani, sesa një problem që mund t'i bëhej pengesë. E them këtë sepse po ashtu mendoj që heqja e nongratës nuk do t'i krijojë sërish asnjë lehtësi zotit Berisha që meqë tani u hoq nongrata, votat e tij do të rriten apo mbështetja e tij elektorale dhe politike do të rritet.
PS-ja ka që nga 20 janari i vitit 2025 që e ka hequr nga fjalori nongratën. Do të kemi parasysh që para se të vinte në pushtet administrata e Trumpit, nongrata ishte fjalia që i përmendej zotit Berisha sa herë... Ndaj, ndaj po them që që nga 20 janari kur administrata e re e Trumpit hyri në zyrë, nuk është folur më për nongratën dhe të gjithë kemi rënë dakord parimisht që nongrata teorikisht ka rënë.
Dhe të parët që e kuptuan ishin pikërisht kundërshtarët politikë të Berishës, të cilët nuk e referuan më këtë si një problem politik. Ndaj po them që në politikën e brendshme nongrata nuk i është bërë pengesë Berishës
Protestat në Shqipëri janë në javën e dytë të organizimit. “Gen Z“ kërkon ndryshimin e kastës politik...
Analisti Preç Zogaj thotë se mungesa e një fytyre të vetme politike në këto protesta nuk është rastësi, por pas...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dyfishuar pretendimet se sulmet kibernetike nga Irani janë përgjegjëse për përhapjen e ...
Tërheqja zvarrë e një qytetari në Zvërnec, çka pasoi edhe nisjen e valës së protestave në Tiranë dhe mbar&eu...
Përfshirja e familjes së Sali Berishës në sanksionet e mëparshme nuk ishte një çështje humanitare, por një lë...
Nga Ariel Brunner Shkatërrimi i ekosistemit Vjosë - Nartë në Shqipëri nuk është lajm i rremë siç pretendon kryem...
Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre, nga Kryeministria dhe kanë mbërritur në “Astir”. Ndërsa pritet që të k...
Marshimi protestë gati 2 km vijon në rrugët kryesore të Tiranës. Tashmë protestuesit kanë marshuar nga bulevardi ‘D&eum...
TIRANË- Tubimi i protestuesve, pas Kryeministrisë, vijoi në “rrugën e Kavajës”, drejt rrugëve të tjera të kr...
Një protestë që ka nisur prej 12 ditësh. Qytetarët duken të vendosur për t’i shkuar në fund kësaj revolte. A...