‘Heshti për thirrjen e ministres për spastrim etnik në Kosovë’/ Këlliçi: Rama mbron Vuçiç, godet shqiptarët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e ministres serbe Snežana Paunović, e cila u shpreh se spastrimi etnik i kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit në Kosovë kishte mbetur "punë e papërfunduar".
Në një postim në Facebook, Këlliçi akuzon Ramën për heshtje përballë një deklarate që, sipas tij, legjitimon krimet e regjimit serb në Kosovë, ndërsa thekson se kryeministri ka mbajtur vazhdimisht një qasje favorizuese ndaj Beogradit, por të ashpër ndaj drejtuesve politikë shqiptarë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Edi Rama e quajti të parëndësishme deklaratën e Ministres së Vuçiç kundër Kosovës e bashkëkombasve tanë atje. Edhe pse, ai ishte nga qëndrimet më skandaloze nga Beogradi, duke e cilësuar atë që Millosheviç ka bërë në Kosovë si punë e lënë përgjysëm. Sipas saj më shumë masakra, vrasje masive e genocid e spastrim etnik duhej të ishtë bërë!!!
Ky qëndrim, sipas Brukselit është tronditës. Komisionerja Marta Kos kërkoi dorëheqjen e ministres. Vetëm për Edi Ramën nuk kishte asgjë për të reaguar. Ai ka një metër të vetin për raportet me Serbinë. Përshembull, fimos me Vuçiç një editorial në gazetat e Europës. Mbron idenë e Ballkanit të hapur, ku favorizohet Beogradi. Dhe i del në krah Vuçiçit sa herë ai është në veshtirësi.
Ama është i ashpër me shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Vendosi penalitete për qeverinë Kurti. Paditi në gjykatë Haradinajn. Ka shpallur disa prej tyre non gratta vetëm se kanë treguar simpati për protestën.
Dhe pastaj habitet kur sheshi i thotë tradhëtar!
Lexo edhe
POLITIKE
Zbardhet raporti/ Komisioni Europian ‘shuplakë’ Ramës: Ndikimi politik, korrupsioni dhe problemet me median, pengojnë përparimin drejt BE...

Bozdo: Pastrimi i parave po deformon ekonominë, Banka e Shqipërisë është kthyer në altoparlant të kryeministrit

Skandali/ Erisa Xhixho: Spitalet kërkojnë donacione por shteti i çon paratë në një koncert privat

Media prestigjioze amerikane: Protestat 6-javore në Shqipëri po e çojnë Ramën drejt rrëzimit. Lëvizja ka edhe mbështetjen e Dua Lipës...

Tomorri: BE kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, investimet strategjike kanë tjetërsuar prona





