Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
POLITIKE

Hetimet për Metën, Blushi: Prokurorët mashtrojnë gjykatën, kanë fshehur provën që rrëzon falsifikimet për CEZ- DIA

P
Piranjat 5 June 2026, 16:14 · 6 min lexim
Hetimet për Metën, Blushi: Prokurorët mashtrojnë

Një tjetër zhvillim i fortë ka shënuar seancën e fundit gjyqësore, ku përfaqësuesit e mbrojtjes kanë shpërthyer në akuza të rënda ndaj organit të akuzës, duke e cilësuar procesin e SPAK si tërësisht politik dhe të manipuluar. Sipas deklaratave të dhëna para mediave pas seancës, prokurorët po mashtrojnë hapur trupën gjykuese duke fshehur prova kyçe që vërtetojnë pafajësinë e ish-Presidentit Ilir Meta.

Në qendër të stuhisë është vendosur prokurori Arben Klapi, i cili akuzohet për fshehjen e një dëshmie zyrtare të dhënë nën betim nga ish-drejtuesi çek i CEZ-it, Josef Hejsek, më 20 dhjetor 2011. Tedi Blushi, deputet i Partisë së Lirisë tha, se sipas këtij dokumenti të anashkaluar nga prokuroria, kontrata e shumëpërfolur me DIA-n ishte lidhur jo për shkak të ndërhyrjeve politike, por sepse kompania kishte sjellë referenca të fuqishme, duke provuar aftësinë e saj me mbledhjen e 4 miliardë dollarëve borxhe në mbarë botën dhe operimet e suksesshme si kompani në Republikën Çeke.

Tedi Blushi: Është vërtet shumë irritues fakti që prokurorët qartësisht, pa e fshehur, po e kthejnë ashtu sikundër ka nisur në fakt, në një proces politik. Dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë për vetë faktin se prokurorët, edhe pse në sallën e gjyqit, edhe pse para një trupe gjykuese, mashtrojnë gjykatën me ato që ata pretendojnë se janë gjoja prova. Kur në fakt, sikundër e kemi theksuar, nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë penale kundër zotit Meta. Po e filloj së pari me mashtrimin që prokurori Klapi bëri sot para gjykatës, duke fshehur një provë zyrtare para trupit gjykues, që rrëzon të gjithë falsifikimet në lidhje me kontratën CEZ-DIA.

Dhe bëhet fjalë për këtë dëshmi të dhënë nën betim nga drejtuesi i lartë çek i CEZ-it, Josef Hejsek, kjo provë e fshehur, e datës 20 dhjetor të vitit 2011, që zoti Hejsek ka dhënë nën betim para prokurorëve, dhe ku citoi, pra i pyetur në lidhje me çështjen CEZ-DIA. Kjo është dëshmia, kjo pjesa e nënvizuar, kur zoti Hejsek deklaron pra që referencat që ato sollën nga DIA ua shqyrtuam, ishin ato që na bënë të lidhnim kontratën. Pra referencat e ka sjellë DIA. Ata kanë thënë se kanë mbledhur rreth 4 miliardë dollarë borxhe në të gjithë botën dhe se e kishin provuar teknologjinë e tyre si t'i mblidhnin borxhet dhe përdorën disa referenca, se po bënin disa punë edhe në Republikën Çeke si kompani. Është provë zyrtare, dëshmi e dhënë nën betim. Kjo prove e dhënë nën betim, i është fshehur gjykatës. Dhe këtu qëndron një nga mashtrimet skandaloze para trupës gjykuese, të prokurorit Klapi.

Por mashtrimi tjetër ishte se zoti Kastriot Ismailaj ka marrë pjesë në këshillin mbikëqyrës të CEZ-it në pesëmujorin e dytë, kohë ku e theksoj, ministër i ekonomisë ka qenë i ndjeri Dritan Prifti. Dhe jo zoti Meta. Pra nuk ka asnjë fakt, po ka një përpjekje për të gënjyer, për të mashtruar, dhe kjo është shumë e rëndë, për të mashtruar gjykatën. Dhe bëhet fjalë për mashtrim e theksoj para trupit gjykues nga prokurorët. Dhe jo nga një person i cili nuk e njeh ligjin, nuk njeh Kodin Penal, nuk njeh Kodin e Procedurës Penale dhe nuk i njeh si funksionojnë proceset gjyqësore.

Gazetari: Po ku konsiston mashtrimi nga prokurorët që ju pretendoni?

Tedi Blushi: Te fshehja e provës zyrtare. Është fshehur prova zyrtare, pra dëshmia e Hejsek, dhënë në 20 dhjetor të vitit 2011. Kjo dëshmi nuk iu tregua gjykatës. Dhe kjo është irrituese. Sepse nuk është vetëm ky rast. Unë mund t'ju them dhe një tjetër mashtrim, pra një përpjekje për ta kthyer këtë proces në fakt, ashtu sikundër e theksova, është një proces politik. Fjala vjen për shembull, një tjetër mashtrim që bëri prokurori Klapi, ishte fakti që drejtuesi i asaj kohe i AKEP-it, pra kur i referohemi atij episodit me Unifi, Vodafone, e ku di unë, se çfarë tjetër, na qenka propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kur të gjithë e dinë që propozimi zyrtar nuk bëhet nga asnjë forcë politike, propozimi bëhet nga kryeministri, pra nga Këshilli i Ministrave. Dhe në atë kohë, kryeministër ka qenë Edi Rama.

Votimi nuk bëhet vetëm nga një parti, po bëhet nga Kuvendi i Shqipërisë. Edhe ky është një tjetër mashtrim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.