POLITIKE

‘Hetimi i Ramës nga SPAK, i pashmangshëm’/ Burimi: 2026-a, fillimi i një fundi që shumë shqiptarë e presin

Piranjat Përditësimi i fundit 31 December 2025, 17:56
‘Hetimi i Ramës nga SPAK, i pashmangshëm’/ Burimi: 2026-a,

Në një analizë politike të vitit që po mbyllet, i ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, gazetari Genc Burimi theksoi se viti 2025 është përshkruar si faza finale e kalbëzimit për qeverinë Rama, duke argumentuar se një hetim personal nga SPAK ndaj kryeministrit është tashmë i pashmangshëm.

Burimi u shpreh se kjo analizë vjen në kontrast të thellë me atë që cilësohet si një “vit fantastik” për Kosovën, e cila ka shënuar suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Në krahun tjetër, situata në Shqipëri paraqitet tërësisht ndryshe.

Viti aktual shihet si “stadi i fundit” i një procesi degradimi për mazhorancën aktuale, duke parashikuar se viti 2026 do të shënojë fundin e kësaj qeverisjeje dhe, bashkë me të, edhe fundin e një epoke të korrupsionit madhor shtetëror.

Në përfundim, Burimi i bëri thirrje SPAK të mos bëjë “llogaritje politike” mbi pasojat e një hetimi ndaj kryeministrit në detyrë, duke theksuar se detyra e institucionit është të ndjekë provat deri në fund, ndërsa fati politik i vendit mbetet në dorën e qytetarëve përmes votës.

Intervista në studio:

Burimi: Në aspektin pozitiv, unë do, për këtë vit do veçoja Kosovën. Kosova që e mbyll këtë vit në mënyrë fantastike sepse e mbyll këtë vit me një, me një mazhorancë stabël dhe e mbyll këtë vit Kosova të pajtuar me komponentët, aleatët strategjikë ndërkombëtarë, edhe me SHBA-të dhe me Evropën. SHBA-të që tashmë e kanë futur, kjo administratë Trump e ka futur Kosovën në dokumentin e tij themeltar të sigurisë. Pra, jemi gati në atë moment që Kosova është, mund të hyjë në NATO, që ishte e paimagjinueshme para disa kohësh, nëse kujtohet presioni i madh që bënte jo vetëm Evropa dhe SHBA-të e Biden-it mbi Kosovën, por edhe vetë vëllau, me thonjëza e them, vëllau shqiptar i Kosovës, Edi Rama. Pra, sa larg jemi kësaj, kush e mendonte këtë lloj skenari këtë fundviti për Kosovën? Ëhë.

Pra, një Albin Kurti dhe një Kosovë e mirëpritur nga SHBA-të dhe nga Bashkimi Europian që hoqi të gjithë masat e sigurisë. Plus që e filloi vitin Kosova me me heqjen e heqjen e vizave. Pra është një lirërim i madh për për shqiptarët, kjo që po ndodh në Kosovë. Shqipëria po ashtu, viti që po lëmë pas, qe viti i fazës së fundit e kalbëzimit të kësaj mazhorance dhe të qeverive të Edi Ramës.

Pra, është stadi i fundit dhe 2026-a është fillimi i një fundi që shumë shqiptarë e presin, fundin e korrupsionit madhor, shtetëror, që mund të arrihet vetëm me fundin e qeverisjes së Edi Ramës. Dhe në këtë rrugë kemi hyrë, e shoh sot, e paimagjinueshme që SPAK-u me këtë mori, me këto mijëra faqe dokumenta, me gjithë këto prova që ky SPAK ka në dorën e tij, mos të editohet hetimi personal mbi kryeministrin. E shoh të pamundur, të pamundur.

Po shkohet drejt asaj.

Burimi: Po në qoftë se këta marrin urdhër nga jashtë që mos shkohet deri aty, por sot domethënë me ato, tashmë ky SPAK kishte boll element, po të marrim dy dosjet madhore para Veliajt dhe Ballukut, që qenë dosja e McGonigal-it që ka filluar që në 2021-shin dhe dosja e inceneratorëve. Tashmë në këto dy dosje ishte element të bollshëm, të mjaftueshëm që Edi Rama të thërritej nga SPAK-u. Plus, dy aleatët e tij më të ngushtë, pra Veliaj dhe Balluku, ëh, ky SPAK ka çfarë i duhet për t'i shkuar deri në fund situatës.

Shpresoj thjesht që SPAK mos të bëjë llogaritje politike që po u rrëzua kryeministri Edi Rama, ç'do të ndodhë pastaj me qeverisjen në Shqipërisë. Kjo nuk është punë e SPAK-ut. Këtë punë e kanë në dorë shqiptarët me votën e tyre. Po shpresoj që pikërisht që kjo mos të luajë, SPAK-u t'i shkojë deri në fund kësaj trajektoreje në të cilën ai ka hyrë.

Nga ana tjetër kryeministri Rama mbajti një fjalë që duket se i hodhi poshtë, ai mori pozicionin e tij, tha këto nuk janë prova, këto janë biseda, çfarë janë këto dosje me 16.000 faqe. Unë nuk e kam kuptuar akoma, tha ai, se çfarë ka bërë Veliaj. Domethënë Rama ishte ende në fillim të vitit me me leximin e dosjeve dhe nuk e kishte kuptuar dhe nuk pranon asgjë nga këto.

Çfarë qëndrimi është ky?

Burimi: Po po, është qëndrimi i një diktatori. Një diktatori që i supozon mjetet e drejtësisë të duhura kur këto mjete bien mbi kundërshtarët politikë, siç ishte rasti i zotit Berisha, dhe në konferencë shtypi dje Ramës ju kujtua fare mirë që kur qe fjala për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?