Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, lidhur me atë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të shtetit ndaj kompanisë Delvina Gas.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha tha se ajo që e bën veçanërisht të rëndë historinë është fakti se, sipas tij, Balluku nuk ia kishte lënë aksionin strukturave të tjera shtetërore, por kishte shkuar personalisht në ambientet e kompanisë.
‘Ka qenë Belinda Balluku me dorën e vet, me drejtorin e policisë së qarkut, me drejtorin e policisë kriminale, me shefin e komisariatit, me shefin e IKMT-së’, deklaroi Hoxha.
Gazetari tha se ndërhyrja ndodhi në një moment kur Delvina Gas ishte në prag të nisjes së aktivitetit të saj, pasi kishte kryer investime të konsiderueshme në infrastrukturën e lidhur me përpunimin dhe shfrytëzimin e gazit.
Hoxha tregoi se, më pas u kuptua se, pse kishte ndërhyrë Balluku, sepse Delvina Gasin po e kërkonte Roni Yeffet dhe njerëzit e Ballukut.
‘Pse po e ndjekim këtë histori? Sepse Delvina Gas, ose më saktë fusha e gazmbajtëse e Delvinës, është asete kombëtare dhe është një mendje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Dhe e më e bukura, ai biznes atje dhe ajo rafineri atje është bllokuar për të punuar nga Ministria e Energjisë, siç e pe aty.
Dhe Kryeministri i Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë tjetër që e detyron Shqipërinë të importojë 6 miliardë dollarë gaz të lëngshëm që do na e sjelli një kompani greke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do na e sjelli në Vlorë. Do na sjelli gaz, po ku do ta çojmë është i gjithë problemi se Shqipëria nuk ka instalime të përdorimit të gazit. Po kjo është histori tjetër po deshe do ta shpjegojmë më vonë. Tani kthehemi tek çfarë ndodhi me Delvina Gas.
Në momentin që aksioneri shqiptar, pra, mori 90% të të gjithë kompanisë, bëri investimin, ndërtoi rafinerinë, janë disa rafineri atje që përdorin procese për filtrimin, për ambalazhimin, për transportimin e gazit. Në momentin që u bë gati dhe të fillonte shfrytëzimin, shfaqen papritur, vjen në 29 korrik, një lajm që u shpërnda në media.
Dhe lajmi ishte: Policia, Ministria e Energjetikës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati i Mjedisit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Komisariatin e Sarandës, Komisariatin e Delvinës, kanë zbuluar një TEC pa leje. Një TEC 100 milionë dollarë pa leje. Dhe ky lajm iu dha medias dhe media e serviri.
Dhe u shpall në kërkim biznesmeni, u arrestua administratori dhe nja dy inxhinierë që ishin shtetas amerikanë. Inxhinierë të kompanisë. Ndërkohë kompania është e regjistruar në ishujt Virxhin. Dhe çfarë ndodh? Tek dera e kompanisë, pra tek Delvina Gas, është ky që thotë do shkoni në Vlorë dhe atje ka qenë Belinda Balluku me dorën e vet, me drejtorin e policisë së qarkut, me drejtorin e policisë kriminale, me shefin e komisariatit, me shefin e IKMT-së, me Dallëndyshe Bicin.
Nuk e di a ka qenë ministrja, nuk jam i saktë, s'kam arritur do ta verifikoj, a ka qenë dhe zonja Kumbaro aty. Se i shkuan të gjitha inspektoratet e mundshme dhe i vunë shiritin një rafinerie në Shqipëri.
Dhe e nxorën lajmin që kemi kapur një rafineri pa leje që po ndërtohet në Delvina Gas. Dhe i shpallën në kërkim aksionerin kryesor. Nga ai moment aksioneri nuk kishte nga t'ia mbante, se nuk ishte puna se po i kërkonin t'i japë ryshfet për investimin që kishte bërë, po kërkonin t'ia merrnin.
T'ia merrnin! Dhe prandaj i bëhej gjithë ky presion, që ai të dorëzojë dhe të ikte. Paralelisht me këtë çfarë i kanë bërë? SPAK-u i fillon një hetim dhe e fut këtë biznesmen në inceneratorin e Fierit bashkë me Arben Ahmetajn.
Dhe i thotë ti ke ndihmuar Arben Ahmetajn... se ky e ka akuzën atje për pastrim parash. Është gjë që ju Ahmetaj... po e di çdo shqiptar që Ahmetaj s'është te pjesa e inceneratorëve, se s'ka çfarë t'i thosh më aty. Dhe çfarë ndodh? Paralelisht me veprimet që u bënë duke bllokuar rafinerinë, në mos gabohem se do jap datën e saktë, po, në 18 mars në një njoftim zyrtar të këtij viti SPAK-u thotë: dërgohet për gjykim çështja e Arben Ahmetajt dhe përfshihet si i pandehur, merret i pandehur pronari i Delvina Gas.
Tani çfarë detyrohet ky dhe si e bllokoi ky vajtjen atje... pra ky njoftim është bërë në 18 mars. Atje u bë e qartë se Delvina Gas s'kishte nga t'ia mbante. Çfarë ndodh në 26 mars? Shfaqen po në të njëjtin ambient te hyrja e Delvina Gas, ambasadorja amerikane që është në Shqipëri, e ngarkuara me punë, dhe ambasadori holandez.
Vijnë po në mbështetje të Delvina Gas. Shikoni, SPAK-u u shpall atë... këta shfaqen të dy atje. Dhe aty u shfaqën për të thënë që mos vazhdoni më tej. Në këto momente, aksioneri është përpjekur të bëjë veprime të tjera, tashmë ka dalë një kompani holandeze, janë ca dy shtetas amerikanë të përfshirë në këtë histori, vetëm e vetëm që atij të mos i grabitet prona.
Pra, të gjitha veprimet që duhet t'i bënte Ron Yeffet i ka bërë nëpërmjet zonjës Balluku. Dhe çfarë ka ndodhur? Në 29 korrik të vitit të kaluar, zonja Balluku ka dhënë një intervistë mu tek hyrja e rafinerisë. Intervistë që nuk është publikuar kurrë.
Nuk e di pse s'është publikuar, ata kanë patur grup xhirimi me vete, është e kapur nga kamerat e objektit që ajo jep një intervistë para saj. Sepse i ka kryer, pra ka shkuar vetë ministrja, nuk ia ka lënë as ministrit të Brendshëm ta bëjë atë punë, as drejtorit të policisë, ka shkuar vetë. Dhe gjithë kjo histori nuk po e kuptoje ore çfarë po kërkojnë këta?
Pra, e kanë pyetur në atë kohë aksionerin: dëgjo ore, po të kanë kërkuar para? Ke ofruar? Derisa ke ofruar? Dhe ai na bëri të qartë që pavarësisht përpjekjeve të mia, nuk është çështje parash, duan objektin. Dhe ai kishte shkuar deri te Kryeministri. Dhe Kryeministri ç'i kishte thënë? Nuk ndërhyj te kjo punë.
Nuk mund t'i ndërhyj zonjës Balluku. Pra, a po e kuptoni qartësisht kush ishte? Kur e filloi e pyeste, po kush janë ukrainasit? Dhe më doli që ishin ukrainasit e lidhur me Ron Yeffet. Dhe aty u kuptua se tani kur themi fusha gazmbajtëse, ajo sot parashikohet që të ketë mbi 2.5 miliardë dollarë rezervë gazi poshtë dhe është gaz shumë cilësor.
Është gaz, jashtëzakonisht cilësor, i një fuqie shumë të lartë. Dhe kjo e ka bërë që ajo fusha atje të jetë kaq joshëse, fitimi atje super i madh, po ata duan t'ia marrin duke përdorur fuqinë e pushtetit dhe duke i nxjerrë zbuluar.’, u shpreh ndër të tjera, Artan Hoxha në SYRI TV.
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja të biznesmenit izraeli...
Audiopërgjimi i publikuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka zbuluar skandalet e reja të qeveris&eum...
Dita e 46-të e protestës në Divjakë është mbyllur sërish me rezistencën e banorëve, të cilët kërkojn...
Një skemë e re abuzimi me fondet e ushtrisë shqiptare ka dalë në dritë, duke zbuluar detaje tronditëse të menaxhimit t&e...
Protestuesi i cili u godit me grusht gjatë shoqërimit nga policia iu bashkua revoltës para kryeministrisë. Ai bëri thirrje për ba...
Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura nga përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë, protesta...
Edi Rama ka sulmuar me thonj dhe ka kërcënuar një emigrant shqiptar në Napoli duke iu drejtuar me fjalët: Të zhduk. Gazetari &C...
Dhuna e pretenduar policore gjatë protestës së 107-të kundër qeverisë së Edi Ramës ka sjellë reagimin e protestuesv...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me pagat e gjyqtarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e ka ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në prag të seancës që pritet të zhvillohet nes&e...