POLITIKE

Hoxha: Pse SPAK gaboi me çështjen Balluku

Piranjat Përditësimi i fundit 15 December 2025, 21:50
Hoxha: Pse SPAK gaboi me çështjen Balluku

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, gazetari Artan Hoxha kritikoi mënyrën se si SPAK ka trajtuar procedurën penale ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas tij, Prokuroria e Posaçme duhej t’i ishte drejtuar menjëherë Kuvendit me masa më të forta sigurie, duke shmangur zvarritjet që, sipas Hoxhës, i dhanë kryeministrit Edi Rama kohë për manovra politike dhe presion mbi institucionet. Ai theksoi se vendimet kontradiktore dhe mungesa e veprimit të shpejtë kanë devijuar vëmendjen nga thelbi i hetimit, ndërsa rasti Balluku mbetet një nga dosjet më të rënda dhe më të kallëzuara në SPAK.

Artan Hoxha: Dashur pa dashur na dha një element tjetër i cilit nuk e di si element humoristik, po është vërtet shumë, shumë tragjik. Se na thotë që midis tunelit dhe sipërfaqes ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Kthehemi te çështja që kemi. Unë mendoj që SPAK bëri një, jam dakord me këtë që tha Lenci, që gjyqtarët, prokurorët marrin vendime të ndryshme. Po Berisha e ka një shprehje për këto raste, thotë mendimi evoluon. Mos vallë ka filluar të evolojë mendimi i tyre që ndryshe vendosën para një viti, ndryshe vendosën tani. Unë s'e kuptoj pse SPAK-u, pse SPAK-u nuk iu drejtua direkt parlamentit. Dhe mund t'i çonte me masë, me masë më ekstreme. Mund t'i shkonte me arrest shtëpie, minimumi, me arrest shtëpie.

Dhe i drejtohej parlamentit dhe atje le t'ia lidhte në derë Ramës. Pra, pse në rastin konkret e mori zonjën Balluku, ia komunikoi faktin që është marrë e pandehur, e la një muaj pa masë sigurie. Mua më kanë dhënë masë sigurie direkt. Ata e lanë pa masë sigurie dhe mbas një muaji kaloi te pezullimi. Ndërkohë, procedura në të gjitha rastet e deritanishme dhe e përcaktuar dhe nga ligji është e qartë, drejtoju kuvendit dhe lërja në derë atij. Tani, kjo iku. Në momentin kur Gjykata Kushtetuese jep të drejtë. Pra, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar një nga masat, se atje janë dy masa. Njëra është pezullimi, tjetra është pasaporta. Pra, praktikisht ne sot kemi një zëvendëskryeministre ose numrin dy të qeverisë që nuk e kalon dot Qafën e Thanës. Deri aty e ka takatin dhe kthehet deri në Prrenjas se duhet të kthehet mbrapsht, sepse e ka të bllokuar pasaportën.

Tani, pra masa e dytë penale, si thashë, ka ngelur në fuqi. Kush e pengonte sot, ditë e hënë, kreun në largim të SPAK-ut, zotin Dumani, ndaç kreun që po vjen në detyrë, zotin Braho, që sot të firmosin një kërkesë tjetër dhe t'ia dërgonin komisionit të mandateve në Kuvend dhe t'i thoshin, zotëri, po duam këtë masë sigurie sepse kjo na shkakton këtë dëm, sepse ajo e shkakton atë dëm. Duke u kthyer në detyrë tjetër, vetëm ajo linja e Kanadasë që thotë Mandi, o e firmosim me Belinda dhe na i bien këmbës... Pra, vetëm ajo përbën prapë një element tjetër, një indicie për një procedim tjetër penal. Jo sa kallëzime ka se zonja Balluku sot është ministrja më e kallëzuar në SPAK dhe nëse SPAK-u një ditë do t'i hapi të gjitha ato, unë po them jo masë sigurie po do t'ju arrestojnë me ushtri. Tani në rastin konkret unë s'e kuptova që në fillim, pse SPAK-u zgjodhi këtë rrugën dhe i ra nga Kina. U mor me pezullimin. Çoje direkt siç i ke çuar të tjerët dhe lërja në derë, le të mos e votojë Kuvendi, po ti e ke bërë tënden.

Ti e ke çuar në Kuvend, shkon dhe vetë atje dhe e dorëzon dhe masën e sigurisë dhe të gjitha argumentet pse ajo përbën vërtet kërcënim për hetimin dhe për prishjen e hetimit, sepse përbën kërcënim. Po i jep mundësi Ramës të bëjë këtë paradën një mujore, pastaj të merret me Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë nuk merremi me thelbin e asaj historie. Dhe arrin pastaj deri te pika ku Rama kthen në çështje faktin që katër oficerë të BKH-së, pse kanë ardhur me armë në brez për të dorëzuar një shkresë, se një shkresë mund ta çonte postieri them. Për të dorëzuar një shkresë dhe ka dalë ai i Gardës dhe i ka thënë, ku, kush jeni juve thotë? Çfarë jeni ju me armë, ku do shkoni ju? Dhe ata i thonë jo nuk t'i dorëzojmë ne armët se duam të shohim ne vendin ku do lëmë armët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?