Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

“I bie që avokati të qëndrojë me mua në kafazin prej xhami”/ Beqaj nga qelia: Tre vendime të ndryshme për të njëjtën kërkesë. Drejtësia, trilemë!

P
Piranjat 7 June 2026, 11:19 · 5 min lexim
“I bie që avokati të qëndrojë me mua në kafazin

Përmes avokatit të tij, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë një deklaratë publike lidhur me mënyrën se si po trajtohet kërkesa e tij për të ndjekur procesin penal në sallën e gjyqit, pranë avokatit të tij dhe jo në “kafazin e qelqtë”.

Në reagim, Beqaj thekson se brenda pak kohësh për të njëjtën kërkesë janë marrë tre vendime të ndryshme nga tre trupa të ndryshme gjykuese, duke e cilësuar situatën si kontradiktore dhe të paunifikuar.

Sipas tij, një trupë gjykuese ka urdhëruar sjelljen e tij në sallë nga toga e shoqërimit, një tjetër i ka kërkuar Drejtorisë së Burgjeve vlerësim për rrezikshmërinë, ndërsa një trupë e tretë në Apel e ka rrëzuar kërkesën.

Ai thekson se, ndonëse pavarësia e gjyqësorit është një parim themelor, në këtë rast, sipas tij, vendimmarrjet e ndryshme për të njëjtën çështje krijojnë konfuzion dhe mungesë qartësie në praktikë. Beqaj përmend gjithashtu një shkresë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me trajtimin e kërkesave të ngjashme për disa persona në procese penale.

Në përfundim, ai shprehet se në seancën e radhës do të kërkojë që edhe avokati i tij të qëndrojë brenda ambientit të sigurisë së përbashkët gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, duke e cilësuar situatën aktuale si të paqartë dhe të pazakontë në praktikën gjyqësore.

REAGIMI
Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:
________________________________________
Dilema që u bë trilemë
Të dielën e kaluar komunikova me ju lidhur me një qëndrim kontradiktor të dy trupave të ndryshme të GJKKO-së për kërkesën time që procesin penal ndaj meje ta ndjek në sallë, pranë avokatit tim, dhe jo në kafazin e qelqtë.
Por të premten, më 5 qershor 2026, e njëjta kërkesë, e paraqitur para një trupe të GJKKO-së së Apelit, mori një përgjigje refuzuese, madje të ndryshme edhe nga dy vendimmarrjet e mëparshme.
Kështu, më 5 qershor, dilema se si do t’i ndjek proceset penale ndaj meje u bë trilemë.
Për mua, si i njëjti person, për të njëjtën kërkesë, janë marrë tre vendime të ndryshme:
* një trupë gjykuese, e përbërë nga tre gjyqtarë, ka urdhëruar togën e shoqërimit të më sjellë në sallë;
* një trupë tjetër gjykuese, me një gjyqtar, i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të vlerësojë rrezikshmërinë në rastin konkret;
* një trupë e tretë, me një gjyqtar në apel, e ka rrëzuar kërkesën.
Tre vendime të ndryshme nga tre trupa të ndryshme gjykuese nuk janë, në vetvete, diçka befasuese. Secila trupë gjykuese është e pavarur në vendimmarrjen e saj. Kjo është një arritje e drejtësisë së pavarur.
Vetëm se, në këtë rast, nuk kemi thjesht drejtësi të pavarur. Kemi drejtësi të çoroditur.
Ndërkohë, më 4 qershor 2026, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u është drejtuar me shkresë, lidhur me kërkesën time për të qëndruar në sallë, si edhe për kërkesa të ngjashme të zotërinjve Ilir Meta dhe Erion Veliaj:
* zotit Erjon Bani, kryetar i GJKKO-së;
* zotit Ilir Rusi, kryetar i KLGJ-së;
* zotit Toni Gogu, ministër i Drejtësisë.
Përmbajtja e kësaj letre është bashkëngjitur.
Përballë trilemës së krijuar nga drejtësia e pavarur, në seancën më të parë të ardhshme, mbetet vetëm që avokati im t’i kërkoj gjykatës që gjatë seancës edhe ai të qëndrojë me mua brenda kafazit të qelqtë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.