POLITIKE

I braktisur nga këshilltarët? Rama publikon një ‘roman’ për Zvërnecin, këshillohet me ChatGPT

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Qershor 2026, 18:43
I braktisur nga këshilltarët? Rama publikon një

Mes polemikave për projektin e Zvërnecit dhe akuzave për mungesë transparence, Rama është detyruar të dalë vetë në vijën e parë të komunikimit publik me një reagim jashtëzakonisht të gjatë dhe të detajuar.

Duke analizuar tekstin e fundit të publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook, kjo është shenjë se mekanizmat e zakonshëm të komunikimit qeveritar nuk po arrijnë më të bindin opinionin publik, duke e lënë kreun e qeverisë të mbrojë personalisht një projekt që ka ngjallur debat të forte, por këtë radhë edhe duke e shkruar me ChatGPT.

Deri tani pas 15 protestash resht përpara Kryeministrisë dhe qytete të tjera të Evropës, Rama, në vend që të japë përgjigje të drejtpërdrejta për shqetësimet e ngritura, ka zgjedhur një komunikim të stërzgjatur që synon të rikthejë kontrollin mbi narrativën publike dhe të zbusë kritikat ndaj qeverisë.

FAKTE JASHTË KANALEVE TË TURBULLTA TË INTERNETIT OSE NJË PASQYRË PËR TË GJITHË PËRGOJUESIT E SHTETIT SHQIPTAR [????]
[➡️] ISHULLI I SAZANIT është pronë shtetërore, e cila nuk është menduar (as kërkuar) kurrë për shitje.
* Forma e vendosjes në dispozicion të kësaj toke shtetërore për ta kthyer në një destinacion turistik të nivelit më të lartë, është menduar nëpërmjet pjesëmarrjes së shtetit në investim. Bazuar në një proces të detajuar negociatash, shteti do të marrë kuota si palë e përfshirë, ndërsa ishulli do të mbetet gjithnjë pronë e shtetit shqiptar.
* Negociatat janë ende të hapura dhe nuk ka ende asnjë marrëveshje përfundimtare. Paralelisht, investitorët kanë vazhduar punën me studimet zhvillimore, por akoma nuk kanë paraqitur projektin arkitektonik dhe studimin përkatës mjedisor.
[????????]
Sa më lart flet vetë për qasjen dinjitoze dhe profesionale të qeverisë shqiptare në mbrojtje të interesave të shtetit e të publikut. Investitorët nga ana e tyre kanë treguar respekt të plotë ndaj institucioneve tona dhe frymë tejet bashkëpunuese. Asnjë m2 Shqipërie s’ka dalë në shitje, askush s’ka bërë asnjë pazar pas shpinës së popullit dhe Republika e Shqipërisë është përfaqësuar me dinjitet te padyshimtë, në një negociatë që ende s’është mbyllur.
[➡️] ZONA E INVESTIMIT NË ZVËRNEC është pronë private e regjistruar në kadastër prej shumë vitesh. Plani i zhvillimit të asaj zone është rezultat i një marrëveshjeje mes investitorëve dhe pronarëve zotërues të titujve të pronësisë në regjistrin kadastral (njësoj si në të gjitha rastet e pafundme të zhvillimit të pronës private). Investitorët i kanë blerë pronat prej tyre dhe aktualisht janë pronarë legjitimë të truallit në fjalë.
* Siç ndodh nganjëherë me bregdetin e Shqipërisë, zona ka edhe pretendentë të tjerë. Në këtë rast jo një palë, po dy palë. Nga njëra anë janë dy familje që e pretendojnë pronën si pronarë të vjetër dhe nga ana tjetër janë shumë familje që e pretendojnë pronën si ish-anëtarë të kooperativës bujqësore komuniste.
Të gjithë i kanë çuar pretendimet e tyre në gjykatë.
* Por ndërkohë, sipas ligjit shqiptar dhe sipas çdo ligji në botë mbi pronën private, pretendimet e palëve të treta nuk e ndalojnë dot as zhvillimin e as shitjen e pronës nga subjektet që e kanë atë të regjistruar në kadastër. Regjistrimet në këtë zonë janë bërë kohë përpara ardhjes së kësaj shumice qeverisëse në detyrë.
* Rasti e ka sjellë që SPAK-u të kishte një hetim të hapur për njërin nga shitësit e pronës, lidhur me një çështje tjetër. Me kërkesë të prokurorëve e me vendim të gjykatësve, shuma e derdhur nga investitorët për blerjen e asaj pjese të pronës është ekzekutuar si transaksion në favor të investitorëve, pa ka kaluar tek shitësi po në një llogari bankare të ngrirë.
* Shitësi nuk do të mundet ta tërheqë dot atë shumë përpara mbylljes së hetimeve dhe në rast se drejtësia vendos që ajo shumë nuk i takon, atëherë shuma do të sekuestrohet duke kaluar në fondin e kompensimeve të shtetit për pronarët. Kjo do të thotë se nëse dhe vetëm kur gjykata t’i japë të drejtë njërit apo disa prej pretendentëve të pronës në fjalë, ata do të mund të marrin nga ky fond shumën që u takon.
[⚖️]
Sa më lart tregon qartë se shitblerja e pronës në Zvërnec nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, po lidhet thjesht me marrëdhënien më elementare mes subjektesh private, në një sistem ku e drejta e pronës private është e drejtë themelore e njeriut. Nga ana tjetër, sa më lart tregon qartë edhe që organet e drejtësisë kanë vepruar jo vetëm në pavarësi të plotë, po edhe në interes të shtetit e në mbrojtje të së drejtës së pronës private, qoftë kur e kanë konsideruar korrekt transaksionin e kryer nga investitorët, qoftë kur kanë vendosur vendosjen e shumës në një llogari të ngrirë.
[➡️] INTERESIMI PËR INVESTIMIN NË ZVËRNEC, ka ardhur zyrtarisht në vitin 2024 kur investitorët kanë paraqitur një masterplan pranë Këshilli Kombëtar të Territorit, i cili është bërë edhe publik në emisionin Opinion nga njëri prej arkitektëve të kompanisë.
* Masterplani është shqyrtuar në mbledhjen e datës 25 shtator 2024. Këshilli Kombëtar i Territorit nuk e ka miratuar masterplanin, po ka kërkuar rishikime thelbësore të tij, duke e vendosur stekën në lartësinë e ambicies për një zhvillim shembullor për Shqipërinë Turistike 2030 në Bashkimin Europian.
* Janë të dokumentuara kërkesat për uljen e intensitetit të zhvillimit, parashikimin e masave të posaçme për mbrojtjen e lagunës, habitateve përreth dhe pjesëve mjedisore të ndjeshme të zonës për zhvillim.
* Një vit e disa muaj më vonë, më 30 mars 2026, investitorët janë riparaqitur përpara Këshillit Kombëtar të Territorit, me një draft-masterplan të ri ku janë reflektuar parametrat e kërkuar nga këshilli. KKT-ja ka miratuar në atë mbledhje lejen zhvillimore, e cila nuk është leje ndërtimi dhe nuk autorizon fillimin e punimeve ndërtimore, por i hap rrugë fazës së përgatitjes së projektit. Ndërkohë për zbardhjen dhe hyrjen në fuqi të lejes së lartpërmendur, duhet të përmbushen kushtet ligjore dhe teknike për të cilat vazhdon puna e grupit të arkitektëve të përfshirë.
* Duhet të kihet parasysh se për të marrë lejen e ndërtimit dhe autorizimin e fillimit të punimeve ndërtimore, pas zbardhjes së lejes zhvillimore zhvilluesi duhet të paraqesë një projekt të detajuar arkitektonik, së bashku me dokumentacionin teknik të nevojshëm.
* Leja e rrethimit të pronës private për zhvillim, me vendim të datës 29 prill 2026, është pjesë e procedurave ligjore që jepet me kërkesë të zhvilluesit të pronës për të mundësuar matjet në terren, aktivitetet monitoruese për studimin mjedisor dhe masa të tjera paraprake me natyrë përgatitore, të cilat janë të domosdoshme për dokumentacionin teknik të lejes së ndërtimit.
* Paralelisht me procedurat e planifikimit territorial, zhvilluesi ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), për të cilin janë angazhuar sipas ligjit strukturat përkatëse shtetërore.
* Pas përfundimit të fazave të verifikimit paraprak (screening) dhe përcaktimit të fushës së vlerësimit (scoping), autoriteti përgjegjës shtetëror për mjedisin ka vendosur më 15 maj 2026, që projekti duhet t’i nënshtrohet jo thjesht një vlerësimi të zakonshëm të ndikimit në mjedis, po një Vlerësimi të Thelluar të Ndikimit në Mjedis.
Për rrjedhojë, përpara se të miratohet dokumentacioni përfundimtar i zbatimit të projektit dhe përpara se sa të shqyrtohet kërkesa për dhënien e një lejeje ndërtimi, zhvilluesi është i detyruar të përgatisë dhe paraqesë një Vlerësim të Thelluar të Ndikimit në Mjedis.
* Vlerësimi në fjalë, duhet të analizojë imtësisht dhe me kompetencë të padyshimtë profesionale, ndikimet e mundshme të zhvillimit mbi biodiversitetin, habitatet, ekosistemet, vlerat peizazhore dhe elementë të tjerë në përputhje me legjislacionin shqiptar për mjedisin dhe me standardet, legjislacionin dhe kuadrin rregullator përkatës të Bashkimit Europian.
* Në rastin konkret është kërkuar që Vlerësimi i Thelluar i Ndikimit në Mjedis duhet të shqyrtojë, ndër të tjera, edhe efektet e mundshme të projektit mbi habitatet dhe speciet e mbrojtura, lidhshmërinë ekologjike, ekosistemet bregdetare dhe lagunore, integritetin e peizazhit dhe qëndrueshmërinë mjedisore afatgjatë.
* Gjetjet dhe rekomandimet që do të dalin nga Vlerësimi i Thelluar i Ndikimit në Mjedis, si edhe opinioni që do të krijojnë autoritetet përkatëse për cilësinë e vlerësimit, do të përbëjnë një pikë referimi për çdo vendimmarrje të mëtejshme të lidhur me ecurinë e projektit.
* Lajmi për heqjen e statusit të zonës përkatëse zhvillimore si zonë e mbrojtur, me qëllim hapjen e rrugës për këtë investim, është njëra prej të pavërtetave më të mëdha që janë fryrë përtej çdo imagjinate kundër këtij investimi kolosal për Shqipërinë.
Dhe natyrisht, edhe pretendimet e ngritura mbi këtë të pavërtetë, kanë lënduar padrejtësisht integritetin e padiskutueshëm moral, ligjor dhe profesional, që shteti dhe administrata shqiptare kanë treguar në të gjithë procesin e trajtimit të këtij investimi me impakt potencial të jashtëzakonshëm mbi vetë Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë.
* Zona «Pishë Poro - Nartë» s’ka ndryshuar asnjëherë kategorinë si « Peisazh i Mbrojtur », qysh në 2004 kur është shpallur si e tillë për herë të parë. Pra ajo ka qenë dhe është një zonë e mbrojtur, e klasifikuar si Kategoria V sipas IUCN-së (Peizazh i Mbrojtur). Kjo specifikohet qartë edhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave datë 25 shtator 2024, i cili absolutisht nuk ka ndryshuar statusin e asaj zone, po vetëm ka specifikuar pikërisht kriteret përcaktuese të saj.
* Kjo zonë nuk ka asnjë lidhje me deltën e Vjosës siç ngatërrohet në tym qëllimisht, sikur do te preket nga ndërtimet. Është e pamundur të ndodhë, sepse Vjosa në të 480 km e rrjedhë së saj bashkë me degët dhe me Grykederdhjen në Adriatik, ka shkallën më të lartë të mbrojtjes, Park Kombëtar, Kategoria I, tanimë pjesë e ekosistemeve të Biosferës së UNESCO-
* Sistemi ynë i zonave të mbrojtura bazohet në kuadrin ndërkombëtar të klasifikimit të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili zbaton kufizime të niveleve të ndryshme për secilën nga kategoritë e zonave të mbrojtura dhe ligji “Për Zonat e Mbrojtura”, miratuar në vitin 2017, si i pari ligj që përfshin direktivat evropiane ne fushën e biodiversitetit i ka integruar plotësisht kategoritë e mësipërme në kuadrin ligjor kombëtar.
* Sipas kritereve të përcaktuara nga kuadri ndërkombëtar, Kategoria V nuk është një zonë “pa zhvillim”, por një peizazh i mbrojtur ku biodiversiteti, vlerat natyrore dhe aktiviteti njerëzor duhet të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike e të qëndrueshme.
* Ligji i vitit 2017 nuk është prekur nga asnjë ndryshim i vitit 2024 në parashikimin e shkruar shprehimisht mbi standartin europian, se një Peizazh i Mbrojtur mund të përfshijë vendbanime dhe forma të tjera të përdorimit të tokës.
* Më konkretisht, pika 4 e Nenit 20, e shkruar qysh më 2017-ën, përcakton se aktivitetet që sjellin ndryshime në përdorimin e tokës, përfshirë punimet ndërtimore, impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura për fermat, autostradat, kanalet e lundrueshme, zhvillimet urbane dhe projekte të tjera infrastrukturore ose zhvillimore, mund të realizohen vetëm pasi të jetë marrë leja përkatëse nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
[????]
Sa më lart thotë shumëçka, që bëjnë mirë të mos e harrojnë herë tjetër kur të përgojojnë vendin tonë, të gjithë ata, që në shqip apo sidomos në gjuhë të huaja i keqtrajtuan botërisht Shqipërinë dhe qeverinë e saj me komente, kronika, artikuj apo turlilloj prurjesh të shpërthimit marroq të kanaleve sociale, si të ishin sinonime të një Republike Bananesh, pa shtet, pa institucione, pa flamur e as dinjitet.
E gjithë rrjedha e fakteve të kësaj historie, tregon botërisht se Shqipëria nuk është një vend pa zot; institucionet shqiptare funksionojnë me integritet, profesionalizëm dhe pa asnjë kompleks ndaj investitorëve të huaj; qeveria e Shqipërisë e udhëheq me vizion dhe me dinjitet Shqipërinë, çka e tregon transformimi epokal dhe imazhi i ri i vendit tonë, pavarësisht përbaltjes krejt të pamerituar të këtyre ditëve, nga histeria kolektive anti-Trump apo nga vetë veset e tmerrshme të kohës së re të teknologjisë, ku vendin qendror të fakteve e ka zënë javët e fundit një spektakël i shpifur thashethemesh, fabrikimesh, akuzash e denigrimesh që jehuan ngado në emër të një pseudo anti-korrupsioni të turpshëm.
[➡️] AKTUALISHT PRITEN:
* Plotësimi i dokumentacionit për zbardhjen e lejes së zhvillimit;
* Aplikimi për lejen e ndërtimit me një projekt të detajuar, së bashku me të gjithë dokumentacionin teknik përkatës;
* Dokumenti i Vlerësimit të Detajuar të Ndikimit në Mjedis;
* Analiza nga autoritetet përkatëse e gjetjeve dhe rekomandimeve të Vlerësimit të Detajuar të Ndikimit në Mjedis;
* Studimi mbi ndikimet mjedisore të projektit mbi biodiversitetin, habitatet, ekosistemet, vlerat peizazhore dhe komponentë të tjerë mjedisorë;
* Garantimi i përputhshmërisë së projektit të paraqitur me legjislacionin shqiptar mjedisor dhe me standardet, legjislacionin dhe rregulloret mjedisore të Bashkimit Europian.
[????]
FAKTET JANË MË LART.
KUSHDO QË DO PËRPIQET TA TËRHEQË SHQIPËRINË PRAPË POSHTË, NUK DO T’IA DALË KURRË MË.
SHQIPËRIA NUK DO TË FRIKËSOHET NGA ËNDRRAT E MËDHA.
POPULLI SHQIPTAR NUK DO TË STRUKET PËRBALLË ASNJË SFIDE TË MADHE.
SË BASHKU NE DO TA BËJMË SHQIPËRINË EUROPIANE PRINCESHË TË TURIZMIT MESDHETAR DHE DO T’U TREGOJMË EDHE TË GJITHË ATYRE QË E PËRGOJUAN SI S’KA MË KEQ SHTETIN TONË, SE SHQIPËRIA E KA SHUMË SERIOZISHT TRANSFORMIMIN E SAJ EPOKAL [❤️]

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan