Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare
POLITIKE

“I doli boja drejtësisë”, Lubonja: Veliaj mbahet në burg edhe për ekuilibër politik

P
Piranjat28 May 2026, 21:51 · 2 min lexim
“I doli boja drejtësisë”, Lubonja: Veliaj mbahet në

Analisti Fatos Lubonja komentoi vendimin e sotëm (28 maj) të Gjykatës së Lartë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në News24, ai tha se Veliaj mbahet në burg edhe për ekuilibër politik por edhe për lojërat politike që ka bërë kryeministri Edi Rama.

Nëse Veliaj do të lirohej sot, atëherë sipas analistit njerëzit do mendonin se “drejtësisë i doli boja”.

“Të jem më i qartë, çështja është sa kemi të bëjmë me një drejtësi që vendos sipas ligjeve dhe pavarësisë dhe se sa u vendos fati i tij nga ekuilibrat, politika, lojërat dhe ndërhyrjet, sa ndërhyn politika nga ana e Ramës.

Veliaj për mua është një kundërpeshë që duhet të rrijë në burg edhe për akuzat që i janë bërë dy kryetarëve, liderëve të opozitës, sepse ndryshe reforma e drejtësisë del hapur, do thonë doli Veliaj, doli e AKSHI-t, apo do thonë se u doli boja fare”, u shpreh ai.

Për Lubonjën nga ana teknike qëndron argumentimi se po u lirua Veliaj përbën kërcënim për prishje provash dhe rrethana të tjera.

Por edhe fakti se po u lirua, ai duhet të rikthehet në detyrë në Bashkinë e Tiranës dhe kjo do krijonte problematika edhe me deklaratat e mëparshme të Ramës që donte ta zëvendësonte me zgjedhje lokale të parakohshme në Tiranë.

“Nga ana teknike ajo qëndron, nga rrezikshmëria që thonë, prish provat, kërcënon etj., plus krijon problemin tjetër se mund të kthehet në Bashki nëse lirohet, sepse edhe problemet apo deklaratat me zotin Rama, pasi po u lirua duhet të kthehet në Bashki.

Është edhe sistemi, çfarë pjese ka në këtë sistem zoti Veliaj, çfarë roli ka luajtur edhe në raport me Edi Ramën. Kemi edhe çështjen e inceneratorëve dhe në këtë aspekt jam i pakënaqur me drejtësinë, çfarëdo vendimi që të marrë”, tha analisti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.