“I marrin paratë nga xhepat tuaj dhe i çojnë te Kopshti Eden”/ Stafa: Pensionistët marrin ilaçe me lekë borxh, ky është momenti i shqiptarëve

Gazetari Osman Stafa, në fjalën e tij përpara Kryeministrisë në ditën e 114 tha se Shqipëria është mbytur nga korrupsioni.
Stafa theksoi se qeveria merr paratë nga xhepat e qytetarëve dhe i çon tek Kopshti Eden e tek inceneratorët.
Shtoi se pensionistët marrin ilaçe me lekë borxh, duke nënvizuar se ky është momenti i shqiptarëve për të reaguar.
Osman Stafa: Ju qëndruat në shesh gjatë gushtit, kur të tjerët shkonin me pushime. Qëndruat në bulevard për problemet tuaja.
E kam dëgjuar shpesh se pse nuk del një lider? Sepse liderët e vërtetë jeni ju, që nuk dorëzoheni përballë pushtetit, që ka në dorë shumë gjëra, ka në dorë kërcënimet e presionet. Qëllimi juaj është një dhe i vetëm e qëndroni atij zotimi, ne kemi qëndresën, ata kanë oligarkët, ne kemi forcën e shqiptarit, ata kanë paratë e krimit të organizuar. Qëndroni të bashkuar. Ju po bëni historinë në Shqipëri.
Politika në 36 vite e ka nëpërkëmbur dinjitetin e shqiptarëve. Këta bëjnë tregti me votën tuaj, ju shikojnë si dele, ju gënjejnë për legalizimet, të drejtën e pronës ta njeh Kushtetuta dhe Zoti. Ju kërcënojnë me pensionin. Këta kërcënojnë një person të paralizuar me kempin. Këta e bëjnë. Ju jeni shqiponja dhe këta frikësohen nga ju. Kur jeni bashkë, 83 zëra duken si milingona përballë jush.
Tirana është bërë e pajetueshme, qiratë për studentët janë 500 a 600 euro. Janë këto qira dhe ndërkohë çmimet e apartamenteve dhe të ushqimeve janë në qiell. Vjedhin para nga xhepat tuaj dhe me ata para ia dalin e nuk kanë halle. Korrupsioni është bërë institucioni më i rëndësishëm.
Paratë tuaja kanë shkuar tek kopshti Eden te Kryeministria. Aty ka peshq japonezë, ka pemë të ndryshme dhe i kanë kushtuar buxhetit 4.3 milionë euro. Shqiptarët dhe ilaçet i marrin borxh në farmaci. Paratë tuaj shkojnë tek inceneratorët, tek satelitët. Fshatrat kanë mbetur të boshatisur e pa ujë e shërbime.
Lexo edhe
POLITIKE
“Patronazhistët kërcënojnë me vendin e punës”, shpërthen Egla Ceno: Rama të shporret. Mesazhi për protestuesit

“Suksesi i Reformës në Drejtësi varet nga imuniteti i Ballukut!”/ Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar ar...

Reforma zgjedhore, Tabaku: Jam për listat e hapura, sistemi duhet të reflektojë vullnetin e qytetarëve

114 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh kundër qeverisë, vijon tubimi para Kryeministrisë

"Tare pastroi me prona paratë e Ballukut"/ Çollaku: Pse Rama del në dosjen belge të drogës dhe jo në SPAK, partnerët të alarmuar





