I riu në protestë: Një person vajti në burg se ndërtoi një depo uji, Belinda Balluku është jashtë për vjedhjen e 50 milionë eurove!

Mijëra vetë u mblodhën edhe në ditën e 26-të të protestave kundër qeverisë Rama.
Në sheshin para kryeministrisë, një i ri mori fjalën dhe kërkoi drejtësi dhe largim të Ramës dhe qeverisë së tij.
Ai theksoi se Belinda Balluku me 50 mln euro të vjedhura është jashtë, ndërsa një qytetar bën burg 1 vit për depon e ujit.
Protestuesi: Sot themi me zë të larë duam shkolla më të mira, mësues të paguar me dinjitet jo të kërcënuar nëse dilni në protestë. Kjo është turp. Turp i qeverisë së Rilindjes, nuk njoh ndonjë kryeministër më duket se nuk kemi. duam një shtet ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Dhe jo Belinda Balluku jashtë me 50 mln euro të vjedhura e një qytetar sot doli një lajm në Sarandë që kishte ndërtuar një depo uji, ka vajtur në burg një vit resht, pse se ka ndërtuar një depo uji. A kuptoni ça bëhet? Nuk kërkojmë privilegje, kërkojmë drejtësi. Sot i themi botës shqiptarët nuk kërkojnë mëshirë të dashur ndërkombëtarë. Dikush që ka mbyllur veshët dhe sytë, përfaqëson interesat e tij dhe të oligarkëve.
Lexo edhe
POLITIKE
Protestuesit këmbëngulin te kërkesat e tyre: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme

Ja sa është pasuria e familjes së kryeministrit Rama për vitin 2025

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore/ PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kur nuk ke përgjigje për hallet, do flasësh për “hallat”

Shqiptarët 26 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Braçe: Protesta legjitime, të rinjtë duhet të dëgjohen. Ata refuzojnë të jetojnë si prin...

E shpalli "mercenar" Tahir Sinanin, ish-deputeti socialist replikon me Taulant Ballën: Jam pa fjalë, ça lidhje ka protesta në Shqipëri me...

Tomorri: Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je, pastrimi i parave nuk bëhet pa bekimin e qeverisë





