Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

I riu thirrje para Kryeministrisë: Rama mos tento të blesh protestën kot! Çoji paratë te Onkologjiku!

P
Piranjat 2 August 2026, 20:41 · 3 min lexim
I riu thirrje para Kryeministrisë: Rama mos tento të blesh

Mbrëmjen e sotme po zhvillohet protesta e 64-të radhazi përpara godinës së Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Ndërsa qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të mbledhur në bulevard, nga foltorja e protestës kanë vijuar fjalimet me tone të ashpra ndaj pushtetit.

Një nga të rinjtë pjesëmarrës i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër reformës territoriale që rrezikon shkrirjen e disa bashkive, ndërsa u është drejtuar prindërve dhe votuesve që të mos bien pre e korrupsionit zgjedhor dhe premtimeve të ekzekutivit.

Fjala e të riut protestues përpara Kryeministrisë:

“Çfarë lloj qeverie paska qenë kjo?! Të gjithë qytetarët e bashkive që reforma e këtyre kërkon të shkrijë duhet të vijnë sepse ato do të braktisen dhe do të harrohen!

Shqiptarët duhet ta dinë: kur të vijë dita e votës, hapni sytë, mos bini pre e iluzioneve të Edi Ramës dhe atyre të administratës e t’u jepni votën këtyre kriminelëve. Jepini votën djalit më të mirë që edhe këta ta ndërrojnë këtë kastë të qelbur politike! Vota është origjina e këtij problemi e kësaj proteste! Te ajo votë na blejnë të ardhmen, përfundojmë duke shitur të ardhmen e fëmijëve tanë! Ne nuk e shesim këtë të ardhme për asgjë!

Prindërve tanë u bëjmë thirrje të mos votojnë komunistët, sepse ja ku na kanë sjellë sot! Po protestojmë në verë sepse na kanë vrarë shpresën! Janë më të zinj se bandat kriminale! Ne kemi një qeveri që ka më pak kod moral se mafia. Kemi deputetë që na thonë palaço, por ne nuk ua kemi dhënë votën, e kanë vjedhur!

Shteti do të përdorë gjithë makinerinë që ka për të shtypur këtë protestë, por kemi edhe krimin e organizuar që ka para dy herë sa shteti ynë! Rama, mos harxho lekë të blesh protestën, por çoji te Spitali Onkologjik! Ikni plehra se na nxhitë jetën!”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.