Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
POLITIKE

Ikën Sala/ A po piketohet Gentjan Asllanaj nga Rama për ministër të Shëndetësisë?

P
Piranjat 2 September 2026, 15:37 · 2 min lexim
Ikën Sala/ A po piketohet Gentjan Asllanaj nga Rama për ministër

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga mediat disa javë më parë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sala e ka komunikuar vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë, duke i dhënë fund një mandati relativisht të shkurtër në krye të një prej dikastereve më të rëndësishme të qeverisë.

Në dijeni për largimin e Salës që nga fillimi i muajt gusht, kryeministri Edi Rama flitet se ka piketuar zëvëndësuesin e ministres Sala, për t’i besuar drejtimin e një prej degëve më të ndjeshme, problematike dhe kryesore të qeverisjes. Sipas burimeve, një prej prej emrave në tavolinën e Ramës si pretendent për ministër Shëndetësia është mjeku i njohur Gentjan Asllanaj, një menaxher dhe njohës i sistemit shëndetësor, sidomos QSUT-së.

Gentjan Asllanaj, pedagog në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, drejtues i platformës ‘Podcast me Doktorin’ dhe drejtor ekzekzekutiv i organizatës më të madhe në Ballkan ‘Brainstorm’ për organizonimin e aktiviteteve shkencore, trajnimeve dhe konferencave multidisiplinare për studentë dhe profesionistë të fushave mjekësore, mësohet se ka marrë një propozim nga një propozim për t’u propozuar për ministër Shëndetësie.

Sipas burimeve, Asllanaj i përket linjës së një ish ministre të rëndësishme të qeverisë Rama, e cila me sa duket është interlekutorja mes Ramës dhe Asllanajt./Prapaskena

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.