POLITIKE

Ikja e ministres Sala u maskua si dorëheqje, Spahia: Rama po çon milionat e shëndetësisë në një dorë të vetme

Piranjat Përditësimi i fundit 4 September 2026, 11:11

Ikja e ministres Sala u maskua si dorëheqje, Spahia: Rama po çon

Skandali i radhës në sistemin shëndetësor shqiptar po merr përmasa alarmante, teksa detajet e reja tregojnë për një plan të mirëfilltë të përqendrimit të miliona eurove të taksapaguesve në një dorë të vetme. Shkarkimi i maskuar si dorëheqje i ish-ministres, pas më pak se një viti në detyrë, duket se nuk ishte i rastësishëm. Informacionet e fundit sugjerojnë se largimi i saj lidhet ngushtë me refuzimin për të firmosur afera të mëdha korruptive dhe me pamundësinë për të ushtruar funksionin në një mjedis të pavarur pa presionin e kryeministrisë.

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia i cili ishte i ftuar ne emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, pas kësaj lëvizjeje fshihet një skemë direkte nga kreu i qeverisë, i cili kërkon krijimin e një agjencie të re që do të menaxhojë dhe kontrollojë të gjithë tenderat dhe blerjet në shëndetësi. Kjo lëvizje është përkthyer si një manovër për të gllabëruar një pjesë të majme të buxhetit nga grupime dhe "ujqër" të rinj rreth pushtetit, duke i marrë llokmat e buxhetit nga një grupim për t'ia kaluar një tjetri.

Në skenë ka dalë edhe një personazh misterioz dhe një entitet i ri i identifikuar si Sani Sanileviç, i cili përshkruhet si "pronari i ri" i shëndetësisë dhe zotëruesi i një banke online të dyshimtë. Përqendrimi i këtij pushteti absolut financiar jo vetëm që asgjëson llogaridhënien, por paralajmëron një epokë të errët dhe një rrezik të drejtpërdrejtë për pacientët dhe qytetarët, të cilët mbeten viktimat e vetme të kësaj lufte interesash.

Flavio Qarri: Mbi të gjitha duam të kuptojmë atë që është “reforma” në thonjëza dhe projekti për të përqendruar të gjitha paratë e buxhetit të shëndetësisë në një dorë të vetme. Për këtë kemi ftuar zotin Bardh Spahia në këtë mëngjes. Çështja është ju e paralajmëruat zoti Spahia që shkaku ishte pikërisht një projekt, gjetja e shpejtë e ministrit të ri duket se vërtetoi akuzat tuaja dhe denoncimin tuaj. E para një vlerësim për këtë kalim midis Salës dhe Spahiut dhe rreziku me të cilin përballet pacienti dhe qytetari shqiptar.

Bardh Spahia: Shiko, për hir të vërtetës edhe gjatë deklarimeve tona, të cilat le të themi së fundmi edhe u faktuan nga ndryshimet e fundit në qeveri nga zoti Rama, del e qartë fakti që tanimë problemi i vërtetë i sistemit shëndetësor shqiptar, ashtu si çdo fushë tjetër, nuk janë drejtuesit e institucioneve në varësi të kryeministrit, por është vetë kryeministri Rama, i cili, kuptohet, ka kapur në kthetrat e tij çdo sektor të qeverisjes shqiptare dhe e përdor për interesat e ngushta të veta dhe të një grupi personazhesh rreth e rrotull tij, të cilët menaxhojnë pa limit fondet, milionat e eurove të taksapaguesve shqiptarë. Me përfitime të jashtëzakonshme kuptohet, të paligjshme. Në këtë kontekst mendoj se edhe lëvizja e fundit, shkarkimi le të themi i zonjës Sala, fakton pikërisht...

Bardh Spahia: Ajo dorëheqje sigurisht që mbulon apo fsheh padiskutim shkarkimin e saj.

Flavio Qarri: Tani më sqaroni një gjë për publikun ju lutem. Të themi që krejt papritur një ditë u zgjua Visela dhe vendosi të ishte grua e mirë, e kam pak të vështirë ta besoj. A mund të themi që është një përplasje mes atyre që marrin llokmat e buxhetit dhe Sala përfaqësonte një grupim tjetër pjesëmarrës tek këto llokma dhe erdhi një ujk i madh që do t’i hajë të gjitha dhe për këtë qe përplasja?

Bardh Spahia: Shiko, momenti kur u realizua shkarkimi i zonjës Sala praktikisht pa mbyllur të plotë një vit pune, sigurisht që lë hapësirë për interpretime nga më të ndryshmet të kësaj dorëheqjeje. Një gjë është e qartë, një ministër i cili për më pak se një vit shkarkohet, do të thotë që ka hasur në problematika jashtëzakonisht të mëdha, të cilat o për arsye të, le të themi që kanë lidhje me pamundësinë e saj për të ushtruar në mënyrë të lirë funksionet e ministrit, ose nga pamundësia apo nga mungesa e vështrimit të një drite në fund të tunelit nga ana e saj për të realizuar, le të themi, për të ushtruar funksionet e saj normale, detyrojnë një person të japë dorëheqjen nga një funksion në kohë kaq të shkurtër. Të gjitha këto opsione nga do t'i shikosh kanë lidhje drejtpërdrejt me shefin e ministres, në rastin konkret me zotin Rama, i cili është personi që duhet t'i garantonte minimalisht atmosferën e duhur për ushtrimin e funksionit në mënyrë të pavarur. Në këtë kontekst të gjitha sugjerimet të çojnë, apo informacionet të çojnë tek fakti që zonja Sala, përveç paaftësisë të cilën nuk po hyjmë ta diskutojmë sot që ka lënë në detyrë, ne e kemi denoncuar vazhdimisht mungesën e vizionit, paaftësinë për të kuptuar funksionimin e sistemit shëndetësor shqiptar, por edhe paaftësinë për t'u përballur me ato sfida të domosdoshme për të ndryshuar sado pak realitetin e zymtë të shëndetësisë shqiptare. Por përveç kësaj është evident fakti që ka pasur një përplasje me kryeministrin Rama dhe të gjitha informacionet tona të çojnë tek fakti i presionit të kryeministrit Rama për të detyruar ministren të firmosë afera korruptive të radhës në sistemin shëndetësor.

Flavio Qarri: Tani, për të thënë atë, i bën shumë afera korruptive, bën një të madhe që i mbledh të gjitha.

Bardh Spahia: Po sigurisht, tani ju e dini dhe ne e kemi denoncuar gjatë atyre daljeve tona publike edhe vendimin e fundit të zotit Rama për të krijuar atë, le të themi, agjencinë për mbledhjen apo futjen në një agjenci të vetme të praktikisht të gjitha veprimeve, tenderave të ndryshëm, blerjeve të ndryshme në sistemin shëndetësor shqiptar. E cila është haptazi një përqendrim në një dorë të vetme e dhjetëra miliona eurove në vit të taksapaguesve shqiptarë, të cilat sigurisht që me shumë gjasa në përqendrime të tilla hapin rrugën e korrupsionit krejtësisht të pakontrolluar, e cila, çka ne siç e kemi deklaruar, nuk besojmë absolutisht se është e rastësishme, përkundrazi është një strategji e mirëfilltë e kryeministrit Rama për ta përqendruar në një dorë të vetëm dhe për ta kontrolluar në mënyrë më të thjeshtë dhe më direkte ato fonde pa limit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?