Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

Ina Zhupa kundër planit për shkrirjen e Delvinës dhe Konispolit: Nuk mund të bëhen lagje të Sarandës, historia dhe identiteti nuk duhet të fshihen me pseudoreformë

P
Piranjat19 July 2026, 10:53 · 3 min lexim
Ina Zhupa kundër planit për shkrirjen e Delvinës dhe Konispolit:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar kundër planit të publikuar në media për reformën e re territoriale të parashikuar nga PS, sipas të cilit parashikohet shkrirja e bashkive të Delvinës dhe Konispolit me Bashkinë e Sarandës.

Zhupa e cilëson këtë si një tjetër hap drejt centralizimit dhe shpopullimit të jugut, duke theksuar se nuk është reformë administrative, por heqje e përfaqësimit dhe e shërbimeve për qytetarët.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Delvina dhe Konispoli nuk duhet të zhduken si bashki. Mazhoranca që u hoqi institucionet dhe zhvillimin ekonomik, nuk ka të drejtë t’u heqë edhe emrin nga harta e Shqipërisë. Kjo nuk është reformë administrative. Kjo është politika e shpopullimit e kthyer në ligj.

Heqja e statusit të bashkive nuk është reformë. Është centralizim. Është largim i shërbimeve nga qytetarët, dobësim i përfaqësimit lokal dhe braktisje e zonave që kanë nevojë për më shumë investime, jo për më pak zë.

Pasi u mbyllën institucionet, pasi u larguan zyrat shtetërore, pasi u hoqën shërbimet, pasi mijëra të rinj u detyruan të emigrojnë për mungesë mundësish, tani qeveria ka gjetur “zgjidhjen”: të heqë edhe statusin e bashkive për Delvinën dhe Konispolin.

Delvina dhe Konispoli nuk janë thjesht bashki në hartë. Janë pjesë e identitetit, historisë dhe trashëgimisë të Shqipërisë. Prandaj jemi kundër çdo plani për t’i shkrirë si bashki dhe për t’i bashkuar me Bashkinë e Sarandës.

Delvina është një nga qendrat më të vjetra historike të vendit, me një rol të rëndësishëm në historinë kombëtare, në arsimin, kulturën dhe jetën shpirtërore të Shqipërisë. Ajo ka qenë për shekuj një qendër administrative dhe ekonomike e krahinës, me tradita të spikatura patriotike dhe me një trashëgimi të pasur kulturore që nuk mund të reduktohet në një “nënnjësi” të një bashkie tjetër.

Konispoli është qyteti më jugor i Shqipërisë dhe një zonë me rëndësi të veçantë strategjike, kufitare, historike dhe kombëtare. Ai përfaqëson edhe traditat e Çamërisë, ruan një trashëgimi të jashtëzakonshme arkeologjike, kulturore dhe etnografike dhe ka nevoja specifike që kërkojnë vendimmarrje pranë qytetarëve, jo nga kilometra larg.

Ftoj çdo qytetarë të Delvinës dhe Konispolit ta kundërshtoj pavarësisht bindjeve palitike. I bëj thirrje deputetëve socialist të qarkut Vlorë të dalin kundër, mos votojnë dhe mos pranojnë këtë plan kundra qytetarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.