Incidenti në Pustec/ Blushi sulmon Ramën: Po përçan komunitetet për të fshehur dështimin me zjarret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër në lidhje me incidentin e ndodhur në Pustec dhe deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, të cilat ai i cilësoi si fyese dhe të papranueshme ndaj komunitetit maqedonas në Shqipëri.
Në një reagim publik, Blushi akuzoi Ramën se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për situatën e zjarreve në vend, ndërsa përdor një incident serioz për të bërë tallje dhe për të sulmuar një komunitet që, sipas tij, ka dhënë kontribut të çmuar për Shqipërinë dhe meriton respekt të plotë.
Postimi i plotë:
Parodisti i Surrelit, në përpjekjen e dëshpëruar për t’u arratisur nga përgjegjësia për zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë, sot zbriti edhe më poshtë se gomarllëku i kryebashkiakut të tij të Pustecit.Në vend që të merrej me zjarret, me pronat dhe pasuritë e shqiptarëve që po digjen, Edi Rama bënte dje parodi në Pleniumin e Kuçit, të mbledhur për të ndëshkuar kryebashkiakët e pabindur të “Rilindjes”.
Sot, në vend që të japë llogari për katastrofën e zjarreve, gjeti kohë të tallej me gomarllëqet e kryebashkiakut të tij në Pustec.
Por faktet janë kokëforta.Nëse kryebashkiaku i Pustecit vërtet i kishte kërkuar shoqatës organizatore që në aktivitet të vendosej Himni Kombëtar shqiptar dhe kërkesa i ishte refuzuar, atëherë përse qëndroi aty sikur të mos kishte ndodhur asgjë? Duhet ta kishte braktisur eventin, të ishte kthyer në zyrën e tij dhe ta priste aty Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.Për më tepër, nëse e konsideronte shkelje serioze nga ana e organizatorëve, kishte të gjitha mundësitë ligjore për ta denoncuar dhe për të ndjekur rrugët e parashikuara nga Kodi Penal, i cili parashikon dispozita të posaçme për cenimin e Republikës dhe simboleve të saj.
Pra, ose nuk e ka bërë kërkesën siç pretendon, ose nuk ka pasur kurajën të mbajë qëndrim kur ajo është refuzuar.Në të dyja rastet, kemi përballë një tjetër shembull tipik të gomarllëkut alla-Rilindje për të administruar edhe gjërat më elementare.
Por Edi Rama e kalon edhe këtë nivel gomarllëku.
Kryeministri, që duhet të ishte i pari që garanton dinjitetin e çdo qytetari dhe respektin për simbolet kombëtare, shfrytëzon një incident të papranueshëm për të fyer një komunitet të tërë, duke e etiketuar Pustecin si “të vockël”.
Pusteci mund të jetë i vogël në hartën administrative të Shqipërisë, por është i madh në vlera, në dinjitet, në histori, në kulturë, në tradita dhe në kontributin e tij për vendin tonë.
Komuniteti i nderuar maqedonas i Pustecit është një komunitet i mrekullueshëm, punëtor, paqedashës, dinjitoz dhe thellësisht i lidhur me Shqipërinë.
Të drejtat e tij nuk janë dhuratë personale e Edi Ramës. Ato garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe janë pjesë e vlerave europiane që Shqipëria ka detyrimin t’i mbrojë.Dhe nëse Edi Rama do të kishte sadopak respekt për historinë, do ta dinte se ky komunitet i mrekullueshëm i ka dhënë Shqipërisë personalitete dhe vlera të jashtëzakonshme.Pusteci është vendlindja e Sterjo Spases, një prej emrave të rëndësishëm të letërsisë dhe kulturës shqiptare, i cili me veprën e tij i shërbeu kulturës kombëtare dhe e ngriti në piedestal Rilindjen tonë Kombëtare.
Prandaj, Edi Rama duhet të mësojë një të vërtetë elementare, madhështia e një komuniteti nuk matet me numrin e banorëve, por me vlerat që mbart.
Nëse Pusteci sot është “i vockël”, siç tallet Rama, kjo nuk është për shkak të banorëve të tij apo origjinës së tyre. Është edhe një dëshmi e politikës së tij shpopulluese, që ka zbrazur fshatra, qytete e zona të tëra të Shqipërisë.
Dhe këtu ironia bëhet edhe më e hidhur.
“Rilindja” e Edi Ramës, falë edhe gomarllëqeve të kryebashkiakut të saj, ka arritur një “sukses” të jashtëzakonshëm në Pustec: sot të ketë më shumë gomerë se njerëz!
Kryebashkiaku i tij na dha sot edhe një arsye për ta kuptuar pse.
Gomari, të paktën, punon. Përdoret në Pustec për të punuar tokën, kur nafta për traktorët në Shqipëri kushton më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut. Përdoret edhe për të mbajtur ujë, kur ujësjellësi i “Rilindjes” në Pustec nuk garanton dot as ujin për t’u larë, e jo më ujin e pijshëm.
Ky është bilanci real i “Rilindjes” në Pustec, më pak njerëz, më pak shërbime, më pak ujë, më shumë arrogancë dhe më shumë gomarllëqe.
Dhe sa për incidentin, ai duhet trajtuar me seriozitet, përgjegjësi dhe respekt, jo me tallje e aq më pak me përçmim ndaj një komuniteti të tërë.Sepse marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradicionale të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë një vlerë e çmuar për të dy vendet dhe nuk duhet të përdoren kurrë si karburant për përçarje ndëretnike.Këto marrëdhënie janë ndërtuar ndër vite mbi respektin, bashkëjetesën dhe lidhjet e forta mes dy popujve tanë.Ato nuk janë pronë e Edi Ramës, as e ndonjë kryebashkiaku të paaftë dhe aq më pak e ndonjë sharlatani që kërkon të përfitojë politikisht nga një incident.
Komuniteti maqedonas i Pustecit meriton respekt.Maqedonia e Veriut fqinje meriton respekt.Simbolet tona kombëtare meritojnë respekt.Vetëm Edi Rama vazhdon të besojë se mund të tallet me të gjithë, ndërkohë që Shqipëria digjet dhe shqiptarët largohen.
Por kjo nuk është më humor.Është cinizëm.Dhe cinizmi i një Kryeministri që tallet ndërsa vendi digjet është shumë më i rëndë se çdo gomarllëk i një kryebashkiaku të tij.
Është papërgjegjshmëri politike, përçmim ndaj qytetarëve dhe dëshmi e një pushteti që ka humbur çdo sens mase, dinjiteti dhe përgjegjësie kombëtare, deri aty sa është gati të mbjellë urrejtje e të nxisë përçarje ndëretnike vetëm për të zgjatur edhe pak ditët e tij në pushtet.
Lexo edhe
POLITIKE
Himni maqedonas po, ai shqiptar jo/ Shqipëria kritikon aktivitetin ku mori pjesë Mickoski

“Po lahemi me kazan”/ Qytetari kërkon ujë, kryebashkiaku i Shijakut përgjigjet si gangster: E di unë ça do ti

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

Televizioni publik austriak: Nuk ndalet Revolucioni Flamingo, mijëra njerëz në rrugë prej gati 3 muajsh

Lefter Maliqi i kthehet kryebashkiakut të Kuçovës: Vazhdo shih ëndrra, Hajdar! Më 26 gusht shihemi në KQZ





