Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve
POLITIKE

“Institucionet s’duhet të përdoren për të heshtur kritikët”/ Aktivisti: Kur komentet nuk kontrollohen më, pushteti kërkon të kontrollojë komentuesit

P
Piranjat 9 July 2026, 19:02 · 4 min lexim
“Institucionet s’duhet të përdoren për të

Aktivisti Ilir Xhemalaj ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Policisë së Shtetit lidhur me hetimet për aktivitetin në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin se institucionet mund të përdoren për të intimiduar qytetarët që shprehin mendimin e tyre kritik ndaj qeverisë.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Xhemalaj shprehet se “kur komentet nuk kontrollohen më, pushteti kërkon të kontrollojë komentuesit”, ndërsa ngre pyetjen nëse autoritetet po hetojnë vërtet krimet kibernetike apo po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve.

Sipas tij, prej vitesh propaganda qeveritare është mbështetur nga rrjete të koordinuara në mediat sociale, por për këtë, sipas tij, nuk ka pasur asnjë hetim apo reagim institucional.

“Ne, si aktivistë, kemi qenë vazhdimisht objekt i sulmeve të koordinuara në rrjetet sociale. Jemi denigruar, raportuar masivisht, sulmuar nga profile të rreme dhe nga makineria propagandistike. Atëherë Policia nuk foli”, shprehet ai.

 

 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by Ilir Xhemalaj (@ilirxhemalaj)

 

Xhemalaj thekson se askush nuk mbron profilet e rreme apo manipulimin e organizuar në rrjet, por shton se ligji nuk duhet të përdoret si mjet për të frikësuar qytetarët që kritikojnë pushtetin.

“Liria e shprehjes nuk është krim. Kritika nuk është krim. Frikësimi i qytetarëve është rruga e gabuar”, deklaron ai.

Në përfundim të reagimit, aktivisti i bën thirrje Policisë së Shtetit të mbrojë qytetarët dhe jo, sipas tij, “imazhin politik të qeverisë”, duke theksuar se zëri kritik i qytetarëve nuk mund të intimidohet.

Kur komentet nuk kontrollohen më, pushteti kërkon të kontrollojë komentuesit.
Deklarata e Policisë së Shtetit ngre një pyetje të thjeshtë: a po hetohen krimet kibernetike, apo po intimidohen qytetarët që shprehin mendimin e tyre?
Për vite me radhë kemi parë me sytë tanë se si propaganda shtetërore është ushqyer nga ushtri patronazhistësh, faqe të sponsorizuara, profile të koordinuara dhe administratë që përdoret për të bërë like, share dhe komente në favor të qeverisë. Për këtë nuk kemi dëgjuar asnjë konferencë shtypi, asnjë hetim dhe asnjë alarm.
Ne, si aktivistë, kemi qenë vazhdimisht objekt i sulmeve të koordinuara në rrjetet sociale. Jemi denigruar, raportuar masivisht, sulmuar nga profile të rreme dhe nga makineria propagandistike. Atëherë Policia nuk foli.
Sot, sepse qytetarët po reagojnë lirshëm dhe zemërimi ndaj qeverisë nuk fshihet më, na thuhet se mijëra komente dhe vlerësime duhen hetuar.
Askush nuk mbron profilet e rreme apo manipulimin e organizuar. Nëse ka shkelje të ligjit, ato duhet të hetohen. Por ligji nuk mund të përdoret si armë për të frikësuar qytetarët që kritikojnë pushtetin.
Demokracia nuk matet me numrin e pëlqimeve që merr Kryeministri. Demokracia matet me aftësinë për të pranuar kritikat, edhe kur ato janë të forta, të shumta dhe të pakëndshme.
Policia e Shtetit duhet të mbrojë qytetarët, jo imazhin politik të qeverisë. Institucionet nuk duhet të përdoren për të heshtur zërat kritikë.
Liria e shprehjes nuk është krim. Kritika nuk është krim. Frikësimi i qytetarëve është rruga e gabuar.
Zëri i qytetarëve nuk intimidohet…

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.