Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin
Real Madridi kërkoi falje të mërkurën pasi sulmuesi i tyre francez, Kylian Mbappe, shkaktoi reagime të ashpra për komentet e tij d...
Real Madridi kërkoi falje të mërkurën pasi sulmuesi i tyre francez, Kylian Mbappe, shkaktoi reagime të ashpra për komentet e tij d...
Një javë pasi iu komunikuan akuzat, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK, ku u paraqit rreth orës 08:30 bas...
Të paktën 39 persona kanë humbur jetën pasi dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në Spanjë. Një...
Jasir Asani mund të rikthehet në listën e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e muajit nëntor. Mediet iraniane raportojnë se s...
Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një disk me skedarë që aktivistja polake kishte përpiluar, BI...
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke dalë në protestë p...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami, ku është njoftuar për...
Gazetarët e Piranjat News kanë zbuluar se si funksionon tregu i paligjshëm i pasaportave bullgare që u ofrohen qytetarëve shqiptar&eum...
Dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë, duke shkaktuar pezullimin e qarkullimit në linjën hekurudh...
Arbër Abazi është marrë i pandehur për pastrim parash, në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhe...

Sesioni i ri parlamentar u hap me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku deputetja Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, ngriti akuza të forta ndaj mazhorancës për shkelje të rregullave parlamentare, përjashtim të opozitës dhe deformim të procesit të integrimit europian.
Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se agjenda e integrimit europian nuk mund të trajtohet si një proces formal dhe i njëanshëm, ku opozitës i kërkohet vetëm të votojë ligje të gatshme. Sipas saj, agjenda legjislative e integrimit duhet të ndahet paraprakisht me opozitën dhe të shoqërohet me konsultim real e debat parlamentar. Ajo kujtoi se në sesionin e kaluar dhjetëra ligje u paraqitën dhe u kërkua të votoheshin me shpejtësi, pa diskutim dhe pa proces normal.
“Nuk mund të shkelim rregulloren për asgjë, as në emër të integrimit”, u shpreh Tabaku.
Deputetja demokrate kritikoi gjithashtu mosrespektimin sistematik të të drejtave të opozitës, duke theksuar se edhe në raportimet zyrtare të mazhorancës për integrimin europian parashikohen seanca dëgjimore, komisione hetimore, interpelanca dhe pyetje parlamentare, por këto mbeten vetëm në letër.
“Këto nuk janë fjalë politike, janë të drejta kushtetuese të opozitës. Është viti i katërt radhazi që përfshihen në kalendar dhe nuk zbatohen”, deklaroi ajo, duke e cilësuar të patolerueshme kufizimin e hapësirës së opozitës dhe paralizimin e mbikëqyrjes parlamentare.
Tabaku u ndal edhe te raporti i Kuvendit me drejtësinë, duke e cilësuar mbylljen e sesionit të kaluar si një shembull shumë të keq institucional. Ajo përmendi rastet kur mazhoranca, sipas saj, është bërë mburojë politike për të penguar zbatimin e vendimeve të institucioneve të drejtësisë, përfshirë vendime të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Tabakut, fakti që sesioni i kaluar u mbyll pa u diskutuar mandati i zëvendëskryeministrit tregon qartë mënyrën se si shumica socialiste po e trajton drejtësinë. Ajo kërkoi që sesioni i ri parlamentar të nisë me rikthimin e rregullit përmes mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet.
Në vijim, deputetja theksoi se nuk është rastësi që edhe vetë qeveria po zbulon se sa vite larg jemi nga një proces real integrimi europian. Sipas saj, kërkesa e opozitës për kohë të ndërmjetme, analizë dhe debat për ligjet e integrimit nuk është pengesë, por kusht për cilësi. “Nxitimi i shumicës për të votuar çdo ligj të qeverisë ‘shkel e shko’ ka kosto për buxhetin dhe për qytetarët shqiptarë”, u shpreh ajo.
Tabaku nënvizoi se kjo qasje tregon sa keq funksionon Kuvendi kur drejtohet nga shumica socialiste. Sipas saj, një parlament normal do të diskutonte ligjet në mënyrë të rregullt, transparente dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa një Kuvend që sillet si noter i çdo ligji të qeverisë dëmton interesin publik.
“Integrimi europian nuk është numër ligjesh të votuara me shpejtësi, por cilësi ligjesh, respekt i procedurave dhe funksionim real i demokracisë parlamentare”, përfundoi Tabaku.
Deputeti i Partisë Demokratike tha gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, para seancës së Kuvendi...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arresti...
Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të hëne në SPAK në kuadër të masës “de...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, e ka krahasuar situatën mes kryeministrit Edi Rama dhe zv kryeministres Belinda Balluku, me ngjarjet që...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat nga jashtë ambienteve para SPAK ka reaguar për rastin e zbu...
Kreu i opozitës Sali Berisha ishte ditën e sotme në SPAK, në kuadër të masës detyrim paraqitje. Pas daljes ai ka lexuar te...
Kuvendi do të hapë këtë të hënë sesionin e ri, pas pushimeve disa javore. Mësohet se punimet e sesionit të ri pa...
Gjatë takimit të sotëm me demokratët në Kombinat, kreu i PD, Sali Berisha ka drejtuar sërish akuza drejt kryeministrit Edi Rama,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi foltoren e radhës në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ai theksoi se shqiptar...
Berisha tha sot në takimin e mbajtur në Kombinat, se protesta e dhjetorit ka pasur një jehonë ndërkombëtare të jashtëz...