Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Intervista në Financial Times/ Rama u thotë qytetarëve: Provoni akuzat ose ikni q...

P
Piranjat23 June 2026, 11:09 · 9 min lexim
Intervista në Financial Times/ Rama u thotë qytetarëve: Provoni

Për më shumë se tre javë, në bulevardin përballë Kryeministrisë kanë dalë çdo mbrëmje mijëra qytetarë. Burra e gra, të rinj e të moshuar, familjarë, njerëz të zakonshëm që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe hetimin e aferave të korrupsionit që po çojnë në betonizimin e zonave të mbrojtura.

Por përgjigjja që Edi Rama zgjodhi t’u japë në një intervistë për Financia Times nuk ishte prej burri shteti. Në vend të kësaj, ai iu përgjigj me gjuhën e një rrugaçi.

“Njerëzit thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. Unë u them: ‘Shkoni q…’. Kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam Kumbari, por atyre ta provojnë se jam”, deklaroi ai në intervistën për Financial Times.
Është ndoshta një nga deklaratat më të rënda të një kryeministri shqiptar ndaj qytetarëve që protestojnë kundër tij. Një përgjigje që tenton poshtërimin e qytetarëve në protestë dhe për arsyet që i kanë nxjerrë ata në rrugë.

Pas më shumë se tre javësh protestash, Rama duket se ka zgjedhur të mos i dëgjojë qytetarët që mbushin sheshin, por t’u kundërvihet duke e degjeneruar fjalorin nga zyra e tij.

Por pse një kryeministër u flet me këtë gjuhë qytetarëve që protestojnë kundër tij?

Një shpjegim i parë është se Edi Rama kërkon t’u japë siguri investitorëve, se nuk do të tërhiqet nga projekti i Zvërnecit, pavarësisht presioneve që ka përballë. Thirrja “shkoni q..huni” për shqiptarët është në të njëjtën kohë një garanci për të huajt që presin investimin, se nuk do të tërhiqem, nuk do të jap dorëheqjen dhe nuk do të negocioj nën presionin e rrugës.

Një shpjegim i dytë lidhet me psikologjinë e protestës. Duke i tallur, duke i sulmuar apo duke i fyer protestuesit, një lider mund të përpiqet të mbjellë idenë e kotësisë së rezistencës. Mesazhi lexohet ndryshe: “Ju mund të protestoni sa të doni, por asgjë nuk do të ndryshojë”. Është një mënyrë për të shkurajuar, për të konsumuar sa më shpejt revoltën dhe për ta bërë protestën të duket e pafuqishme.

Por ekziston edhe një interpretim i tretë, më i rrezikshëm. Një pushtet si ai i Ramës me 82 mandate në parlament, ndoshta ndihet më komod përballë një proteste të tensionuar, sesa përballë një proteste paqësore dhe me pjesëmarrje të gjerë qytetarie, të cilën nuk po arrin ta menaxhoj. Një protestë ku dalin familje të tëra, të moshuar, gra me fëmijë dhe të rinj që marshojnë çdo mbrëmje, krijon një avantazh moral për qytetarët dhe për sytë e ndërkombëtarëve. Ndërsa një protestë që degjeneron në përplasje fizike i jep shtetit argumentin për të reaguar me forcë, për ta kontrolluar situatën me polici dhe për ta paraqitur veten si garant të rendit.

Prandaj është një dilemë nëse këto deklarata janë thjesht shprehje e arrogancës politike, apo një përpjekje për ta ftuar kundërshtarin drejt dhunës? Askush nuk mund ta thotë me siguri. Por është e qartë se sa më shumë tensionohet gjuha e pushtetit, aq më i madh bëhet rreziku që konflikti të hyjë në një spirale përplasjesh.

Shkrimi i plotë i publikuar në Financial Times:

Kryeministri Edi Rama ka mohuar të jetë “Kumbari” i Shqipërisë, pas javësh protestash kundër korrupsionit të nxitura nga projekti për ndërtimin e një resorti luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

E ashtuquajtura “Revolucioni i Flamingove” u ndez nga zemërimi publik për projektin prej 4 miliardë dollarësh që planifikohet të ndërtohet nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump në një ishull dhe pranë një zone të mbrojtur natyrore, e njohur për praninë e flamingove. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe hetimin penal të tij, për atë që ata e konsiderojnë si korrupsion sistematik që u lejon investitorëve ndërkombëtarë të ndërtojnë në zona të mbrojtura.

“Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Unë u them: ikni q..huni! Kaq e thjeshtë”, tha Rama. “Nuk është detyra ime të provoj se nuk jam Kumbari, është detyra e tyre të provojnë se jam Kumbari.”
Prokurorët shqiptarë kanë lëshuar urdhër-arreste për më shumë se një duzinë biznesmenësh të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash, përfshirë një prej personave që më parë zotëronte toka në zonën ku do të zhvillohet projekti i Kushner dhe bashkëshortes së tij, Ivanka Trump. Një zëdhënës i Kushnerit dhe partnerëve të tij në Shqipëri nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Rama këmbënguli se investimet e Kushnerit janë të rregullta dhe se nuk ekziston asnjë lidhje mes projektit dhe hetimeve ndaj ish-pronarit të tokës.

“Të thuash se ekonomia shqiptare bazohet te pastrimi i parave, kjo është e tmerrshme”, tha Rama për Financial Times nga zyra e tij, me pamje nga bulevardi ku dhjetëra mijëra protestues kanë demonstruar çdo mbrëmje prej më shumë se tre javësh.

“Pastrimi i parave është pjesë e ekonomisë sonë, por nuk është një problem kaq i madh”, shtoi ai. “Mendoni se nuk ka pastrim parash në Londër? Ka. Por a mund të thuash se ekonomia britanike mbështetet kryesisht te pastrimi i parave? Jo.”
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër-arreste për 20 biznesmenë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Dyshohet se miliarda euro janë investuar në projekte të mëdha ndërtimi përgjatë bregdetit Adriatik dhe në kryeqytetin shqiptar.

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe Artur Shehu, shtetas me nënshtetësi amerikane dhe shqiptare, që jeton në Miami. Në vitin 2025, Shehu i shiti tokë pranë rezervatit natyror ku folezojnë flamingot kompanisë Albania Land Development, e lidhur me projektin e Kushnerit. Kjo marrëveshje u vu nën hetim nga SPAK, i cili ka bllokuar pagesa me vlerë 128 milionë euro deri në përfundimin e hetimeve. Shehu nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Rama argumentoi se qeveria e tij i ka dhënë më shumë liri prokurorëve për të hetuar raste korrupsioni dhe se kjo ka rritur perceptimin publik se vendi është i mbushur me korrupsion dhe krim të organizuar.

“Në fakt është e kundërta. Shqipëria po lufton si kurrë më parë dhe sot është shumë më pak e korruptuar sesa ka qenë më parë”, tha ai.
Ai përsëriti gjithashtu pretendimet se protestat janë nxitur nga kundërshtarët e presidentit amerikan Donald Trump, përfshirë Iranin.

“Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt… për shkak të Trumpit”, tha Rama. “Po të mos ishte Jared Kushner… askujt nuk do t’i interesonte as flamingoja, as Shqipëria, as asgjë. E gjithë kjo vëmendje vjen nga urrejtja ndaj Trumpit.”
Kryeministri u shpreh i bindur se planet për zhvillimin e bregdetit do të realizohen pavarësisht protestave.

“Pjesa e rëndësishme është që investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash”, tha Rama. “Ata janë investitorë të mëdhenj. Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.