“Investimi mbi 400 mijë euro”, Zhupa akuza bashkisë Sarandë: Banorët e Gjashtës 3 muaj pa ujë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar vonesat në punimet për rrjetin e ujësjellësit në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Përmes rrjeteve sociale, Zhupa shkruan se për një investim prej rreth 400 mijë eurosh nga taksat e qytetarëve, punimet ende nuk kanë përfunduar edhe pse afati kontraktual ka kaluar, ndërsa banorët vijojnë të përballen me mungesën e ujit prej muajsh dhe në kulmin e vapës.
400 mijë euro nga taksat e qytetarëve për rrjetin e ujësjellësit në Gjashtë, Sarandë dhe banorët nuk kanë uje ndërsa punimet vazhdojnë jashtë afateve me cilësi si në mesjetë!
Për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit në fshatin Gjashtë, Bashkia Sarandë, përmes Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë SH.A. është dhënë për 33.333.330 lekë pa TVSH (rreth 330 mijë euro, ose afërsisht 400 mijë euro me TVSH) kompanisë COGREN shpk.
Punimet vazhdojnë ende, megjithëse afati i kontratës ishte vetëm 8 muaj. Duhet ishte mbyllur në dhjetor 2025. Në terren gjithçka duket si një kantier i braktisurr: rrugë të hapura, baltë dhe punime primitive, sikur të ishim kthyer dekada pas në mesjetë.
Më e rënda është se banorët e Gjashtës kanë mbetur pa furnizim me ujë prej më shumë se tre muajsh. Në kulmin e sezonit turistik, familjet detyrohen të përballojnë një situatë të papranueshme, ndërsa protestat e tyre vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër. Ky është një dëm i madh për jetesën e tyre por edhe për turizmin!
Ku kanë shkuar këto qindra mijëra euro? Kush mban përgjegjësi për zvarritjen e punimeve, për mungesën e mbikëqyrjes dhe për vuajtjet që u janë shkaktuar banorëve?
Bashkia Sarandë nuk mund të fshihet pas justifikimeve. Ka detyrimin të japë llogari për vonesat, për cilësinë e punimeve dhe për faktin që qytetarët janë lënë pa një shërbim jetik për muaj të tërë, ndërkohë që paratë publike janë shpenzuar. Premtimet e fushatës kanë ngel vetëm propaganda e zakonshme pa rezultat konkret për banorët e Sarandës.
Lexo edhe
POLITIKE
Pas krizës së emigrantëve në Spanjë, Meloni kërkon zgjerimin e “modelit shqiptar”

Vasili: Alabar pranoi dështimin, SPAK po mbron Ramën për aferën e Portit të Durrësit

ABC Australia: “Revolucioni i Flamingove”, zemërimi më i madh në Shqipëri që prej rënies së komunizmit

Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 64-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Kryebashkiakja e Dimalit kundërshton shkrirjen e bashkisë: Ku bazohet analiza e kësaj reforme?





