Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Irani i kundërpërgjigjet Ramës: Dëgjo qytetarët që bërtasin "Rama ik", mos shpik armiq imagjinarë

P
Piranjat 9 June 2026, 18:21 · 2 min lexim
Irani i kundërpërgjigjet Ramës: Dëgjo qytetarët që

Tensionet mes Tiranës dhe Teheranit janë thelluar edhe më tej, pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me dezinformimin dhe atë që ai e ka cilësuar si luftë hibride nga ana e Iranit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Baghaei iu drejtua Ramës me tone të ashpra, duke thënë se ishte vetë kryeministri shqiptar ai që kishte nisur përplasjen publike dhe se tashmë duhet të përballet me pasojat e saj.

Zyrtari iranian e akuzoi kreun e qeverisë shqiptare se po përdor Iranin për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme dhe pakënaqësitë e qytetarëve. Sipas tij, shqiptarët janë në gjendje të gjykojnë vetë dhe të dallojnë faktet nga pretendimet politike.

Më tej, Baghaei deklaroi se qeveria shqiptare nuk duhet të fajësojë aktorë të jashtëm për reagimet dhe kritikat që vijnë nga opinioni publik, ndërsa i bëri thirrje Ramës të dëgjojë zërat e protestuesve në vend.

Reagimi vjen pasi kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin për përhapje të narrativave të rreme lidhur me debatin për projektin në Zvërnec, duke e lidhur këtë edhe me sulmet kibernetike që goditën Shqipërinë në vitin 2022. Rama ka deklaruar se vendi nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve, presioneve apo fushatave të dezinformimit.

Ditët e fundit shkëmbimi i akuzave mes dy palëve është përshkallëzuar, me Teheranin që ka mohuar çdo përfshirje në debatin për Zvërnecin dhe ka ironizuar deklaratat e kryeministrit shqiptar lidhur me ndikimin iranian në këtë çështje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.