POLITIKE

Irena Gjoka e dënuar në Greqi. Bushkolaj: Gjyqtarja me 3 emra u mbrojt për 20 muaj nga KLGJ

Piranjat Përditësimi i fundit 20 January 2026, 18:33
Irena Gjoka e dënuar në Greqi. Bushkolaj: Gjyqtarja me 3 emra u mbrojt

Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u përdorë për të burgosur liderët e opozitës nga Sali berisha, Ilir Meta e të tjerë konfirmohet edhe zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme se ka qenë e dënuar në Greqi dhe e dëbuar për falsifikim të pasaportës dhe vizës.  Sot Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se Irena Gjoka, se dokumentet e publikuara në media dhe nga opozita për dënimin penal të Irena Gjokës, janë të vërteta dhe autentike.

I ftuar në studion e Task Forcë, gazetari Elkier Bushkolaj tha  se u provua se reforma në drejtësi u përdorur si një mjet për të goditur segmentet e opozitës dhe për të favorizuar pushtetin. Bushkolaj tha se Gjoka dha vendime që minuan në tërësi procesin zgjedhor duke shkaktuar një dëm kolosal.

Përgjatë këtyre viteve, nëse kthehemi dhe shohim se çfarë ka ndodhur qoftë me fuqizimin e karteleve, apo me ekonominë informale, apo me goditjen e segmenteve të opozitës, kuptojmë dëmin real që i është bërë Shqipërisë nga reforma në drejtësi dhe nga segmente të caktuara, kundër të cilave Irena Gjoka ka emër, ka dhe tre mbiemra. Pa folur për pjesëtarë të tjerë në nivele drejtuese të gjykatave.

 

 

Ne bëmë një ligj dekriminalizimi për katër-pesë deputetë që kishin fshehur dënimet në Itali, në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian, kur ndërkohë pesha e tyre specifike ishte realisht e vogël se maksimumi mund të ngrinin kartonin për një ligj. Por, nëse marrim rastin e Irena Gjokës, po flasim për një zonjë që ka qenë dhe drejtuese e komanduar e GJKKO-së, që bashkë me SPAK-un janë dy prej shtyllave kyçe të reformës në drejtësi. Dhe çfarë ndodh? Vendimet e saj në raport me liderët e opozitës kanë impaktuar dhe kanë minuar në tërësi procesin zgjedhor, po themi në tre vitet e fundit. Duke nisur që nga zgjedhjet e pjesshme për bashki, tek zgjedhjet vendore, për të ardhur më pas edhe tek zgjedhjet e 11 majit. Dhe ky është një dëm kolosal me pasoja afatgjata.

Ndërkohë lënë për të dëshiruar lufta për të parandaluar korrupsionin dhe abuzimet. Ndërsa dosjet belge flasin për grupe kriminale me pasuri që kapin shifrën e 6 miliardë eurove nga trafiku i kokainës, autoritetet shqiptare kanë sekuestruar vetëm një shumë qesharake prej 6 milionë eurosh në disa vite.

Çfarë ndodh? Përgjatë kësaj kohe ka vijuar normalisht vjedhja me tendera, abuzimet që ne po i shohim tashmë qoftë në dosjen e Ballukut, apo qoftë në atë se çfarë ndodhi me përmbytjet në Durrës në hidrovorë. Të gjitha këto kanë ndodhur për shkak se ky sistem drejtësie ka qenë i plogësht dhe nuk ka parandaluar asgjë. Rasti më flagrant u shënua me Call Center-in. Një Call Center që zhvaste miliona euro nga qytetarët e Bashkimit Europian, operonte ngjitur me Gjykatën e Lartë në Shqipëri. Pra nuk ka skandal më të madh. Mos flasim aty për ambasadën izraelite që ishte dy kate më poshtë, a dy kate më sipër, apo për agjencitë e tjera ligjzbatuese. Por ngjitur me Gjykatën e Lartë. Përtej kësaj, u dekonspirua operacioni nga strukturat që dyshohet se i përkasin BKH-së po themi, apo SPAK-ut, se këtë herë policinë e shtetit e përjashtuan për shkak se u njoftua një ditë përpara.

Mund të jetë edhe policia e shtetit, por po flasim, ne po flasim për institucionet ligjzbatuese. Përtej kësaj, të gjitha këto që po ndodhin, ndodhin në raport për shkak të këtyre vendimeve gjyqësore. Janë vendime që grupeve kriminale nuk po u sekuestrojnë më pasuritë. Është një shifër që është qesharake, sekuestrimi i 6 milionë euro në pak vite. Është krejt shifër që është qesharake në raport me detajet që ne shohim nga dosjet belge, ku vetëm një grup kriminal përllogaritet që ka pasuri në rreth 6 miliardë euro. Sasi kokaine të cilat kanë ardhur nga Amerika Latine dhe janë futur në tregun e Bashkimit Europian. Dhe ne flasim për 60 milionë euro.

Tani pjesa tjetër, fakti që 20 muaj kjo situatë mbahet zvarrë, tregon qartazi një koordinim ndërinstitucional. De facto këto janë sjellë si grup i strukturuar kriminal. Njësoj siç u sollën ata taksitë me tendera që bënin. Edhe këtu zvarritja e kësaj çështje, mbajtja peng, për diçka që maksimumi në të gjitha procedurat ligjore do të duhej 3 muaj dhe nuk kishin pse prisnin 20 muaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?