Ish-deputeti socialist i dënuar nga GJKKO dekorohet për kontributin në PS

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i dënuar nga Gjykata e Posaçme për shkak të lidhjeve me anëtarë të krimit, është dekoruar për kontributin e tij në këtë forcë politike. Vlersimi për Çyrben u bë gjatë 35 vjetorit të themelimit të PS në Durrës, ku u zhvilluan disa aktivitete dhe i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.
Përveç Çyrbes, vlerësim për kontribut në parti morën edhe Bardhyl Agasi, babai i Ergys Agasit, biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK, për disa vepra penale. Sa i takon Çyrbjes, ai la mandatin në 9 tetor të 2024-ës ndërsa u arrestua disa ditë më vonë me urdhër të SPAK.
Ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja është arrestuar më datë 28 tetor të vitit 2024. Ndaj ish-deputetit janë 3 akuza, konkretisht: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Lexo edhe
POLITIKE
Takimi me senatorin De Rosa, Zhupa: Të rrisim bashkëpunimin për më shumë mbështetje për shqiptarët në Itali dhe zgjerim të shërbimeve kon...

“Shqipëria nis fazën e re të negociatave me më shumë kushte nga BE”, Bardhi: PD ka bërë gati paketën me 3 nisma ligjore për kriteret e in...

Sot Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, zbardhet agjenda e kryeministrit Rama dhe delegacionit shqiptar në Bruksel

“Shqipëria në aleancë me Izraelin, Greqinë dhe Qipron”, eksperti: Ja pse erdhi Dendias në Tiranë

"Pse nuk flet për çamët e vrarë ti!" Aulon Kalaja debat me gazetarin në Greqi

Takimi në Tiranë, Dendias: Dakordësi me Shqipërinë për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit për Varrezat Ushtarake

Integrimi/ Bushati: Kriteret politike, më të rëndësishme! Regres, nëse nuk respekton...

“Dendias e ka mbiemrin ‘Dedja’”, Laert Vasili provokon: Ja zona në jug nga e ka origjinën ministri grek i Mbrojtjes





