Ish-ministri Malaj sulmon Ramën: Kriminalizoi ekonominë dhe politikën, tani po vepron si një politikan në panik

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar sërish nërpërmjet një postimi në Facebook për zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te protesta si edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama.
Ai thotë se kryeministri Rama po përdor një gjuhë që nxit konfliktin, dhe se po provokon me referenca të pavërteta.
Mirëdita, Rama, për të mbijetuar, po nxit urrejtjen politike midis shqiptarëve.
Churchilli keshillonte se nuk fokusohem tek e kaluara sepse nuk dua te humbas tê ardhmen.
Rama provokon me referenca te pa verteta te 1943 ose 63 vite me para.
Asnjë politikanë dhe aq me pak nje kryetar partie, kryeministër dhe kryetarë parlamentit nuk duhet në asnje rast dhe per asnjë sekonde tê ushqej urrejtje brenda popullit te tij.
Ky është një qëndrim i një politikani në panik. Rama beson se shqiptarët janë të gjithë të majtë, ndaj i kthehet retorikës së luftës.
Kjo nxit rritjen e agresivitetit politik në vend, të cilin e provokojnë vetëm politikanët e dështuar dhe që për pushtet deri kriminal i hedh benzinë ndarjeve që historia i ka zbutur.
Rasti i dytë dhe më i madh është etiketimi “agjent rus, iranian etj.”, “pula” dhe “sorra” dhe çdo banalitet ekstrem kundër protestuesve paqësorë dhe atdhetarë.
Duhet masivizim për ta ndalur këtë gjuhë flakëhedhëse të urrejtjes midis shqiptarëve.
Fati politik i Ramës është përcaktuar nga vetë Rama si kriminalizues i ekonomisë dhe politikës shqiptare.
Lexo edhe
POLITIKE
Mori dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u largua me vrap/ Pas kërkesës së PS, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi...

“Pasiguria institucionale dhe korrupsioni po pengojnë investimet e huaja”/ Raporti i DASH: Kërkohet sundim i ligjit, jo ligje me porosi...

‘Bloomberg’: Kredia ushtarake me SHBA miratohet me shpejtësi në mesin e protestave për dorëheqjen e Ramës

Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan

Protestuesi për blindimin e Parlamentit: U trembën nga vezët tona, sollën mbi 1 mijë efektivë nga rrethet





