Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n...
POLITIKE

Ish-ministri socialist: Rama nuk ka çfarë të bëjë më, është i vdekur politikisht

P
Piranjat25 July 2026, 19:22 · 2 min lexim
Ish-ministri socialist: Rama nuk ka çfarë të bëjë

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, mendon se kryeministri Rama e ka humbur betejën me protestuesit, pavarësisht dokumentit strategjik që prezantoi të premten, të pagëzuar me emrin “Besa”.

“Vetë këta qeveritarë duhet të reflektojnë. Po si mund të reagojë administrata publike vetëm kur ka protesta? Ata janë qytetarë të këtij vendi. Ata preken po aq sa çdo qytetar tjetër nga keqqeverisja. Të vetmit që nuk shqetësohen janë patronazhistët, ata që kanë mbyllur sytë përballë abuzimeve dhe që përfitojnë nga vjedhja e pandërprerë.

Tani Ramës i është kujtuar të përmendë administratën kaq të frikësuar. Sipas mendimit tim, ai duhej ta kishte reformuar dhe riorganizuar atë shumë kohë më parë, në mënyrë ligjore dhe të rregullt”, tha Malaj për A2.

Sipas Malajat, Rama nuk ka çfarë të bëjë më.

“Nga pikëpamja njerëzore, nuk kam asgjë personale me të, por nga pikëpamja politike, duke përdorur metaforën që përdoret shpesh në politikë, Rama është i vdekur politikisht. Ai ka arritur pikën më të ulët të marrëdhënies me opinionin publik”, tha Malaj.

“Le ta lëmë mënjanë opinionin publik. Mjafton të shohim median ndërkombëtare, e cila analizon zhvillimet në Shqipëri.

Në mënyrë pothuajse të unifikuar, media franceze, mediat amerikane, mediat e vendeve fqinje, si edhe ato të vendeve të rëndësishme të Bashkimit Europian, përfshirë median gjermane, e paraqesin situatën në Shqipëri si një “Flamingot që ndezën zjarrin”. Por zjarri i vërtetë është urrejtja popullore ndaj keqqeverisjes”, shtoi ai.

“Këtë situatë Rama nuk mund ta menaxhojë. Nuk mund ta shuajë zemërimin popullor përmes propagandës apo kontrollit politik. Madje, nëse shohim edhe reagimin e policisë gjatë protestave të fundit, ai ka qenë krejtësisht i papërshtatshëm”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.