POLITIKE

Iu bashkua protestave për dorëheqjen e Ramës/ Eurodeputetja Guarda: Rruga europiane e Shqipërisë në rrezik nëse cenohen zonat e mbrojtura

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Korrik 2026, 17:06
Iu bashkua protestave për dorëheqjen e Ramës/ Eurodeputetja

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar pas vizitës së saj në Shqipëri ku mori pjesë në protestën antiqeveritare që po mbahet prej 42 ditësh në Tiranë. Në një postim pas pjesëmarrjes në mbledhjen ndërparlamentare të Delegacionit BE–Shqipëri, duke ngritur shqetësime për mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e standardeve evropiane.

Në një postim të publikuar pas vizitës, Guarda tha se gjatë qëndrimit në Shqipëri ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe ka parë, sipas saj, një përplasje mes interesave ekonomike dhe mbrojtjes së natyrës.

“Kam dëgjuar shqetësimin e shumë njerëzve në terren, si edhe kam parë qëndrimin e papranueshëm të atyre që, në politikë, vazhdojnë ta vendosin mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve në plan të dytë. Sepse për ta, fitimi vjen i pari”, u shpreh eurodeputetja. Ajo u ndal te zona e mbrojtur Vjosa–Nartë, duke e cilësuar si një nga rastet më problematike, por theksoi se kjo nuk është çështja e vetme që kërkon vëmendje.

Sipas Guardës, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të bazohet në respektimin e vlerave evropiane, mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të ndodhë në frymën e mbrojtjes së këtyre vlerave, të respektit për mjedisin dhe të angazhimit të komunitetit”, deklaroi ajo.
Eurodeputetja përmendi gjithashtu parimin e “moskthimit pas” në politikat mjedisore, sipas të cilit standardet e mbrojtjes së natyrës nuk duhet të dobësohen me kalimin e kohës.
Cristina Guarda tha se do të vijojë ta ndjekë këtë proces dhe të informojë për zhvillimet e mëtejshme.

“Ky (dhe jo vetëm ky) është ai që pashë në Shqipëri javën e kaluar.

E tregova dhe ndava përvojën time gjatë mbledhjes ndërparlamentare të Delegacionit BE–Shqipëri.

Kam dëgjuar shqetësimin e shumë njerëzve në terren, si edhe kam parë qëndrimin e papranueshëm të atyre që, në politikë, vazhdojnë ta vendosin mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve në plan të dytë. Sepse për ta, fitimi vjen i pari – një model zhvillimi ekonomik i papajtueshëm me shëndetin e territorit. Zona e mbrojtur Vjosa–Narta është rasti shumë i rëndë mbi të cilin u përqendruam. Por nuk është i vetmi dhe mund të shërbejë si një mundësi për të reflektuar politikisht mbi vlerat evropiane.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të ndodhë në frymën e mbrojtjes së këtyre vlerave, të respektit për mjedisin dhe të angazhimit të komunitetit, duke garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. Ai duhet të marrë parasysh edhe parimin e “moskthimit pas” në mbrojtjen e mjedisit (non-regression), që nënkupton se standardet e mbrojtjes së mjedisit nuk duhet të dobësohen.

Do të vazhdoj ta ndjek këtë proces dhe t’jua tregoj zhvillimet edhe në vijim”, deklaron ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan