Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Ja sa është pasuria e familjes së kryeministrit Rama për vitin 2025

P
Piranjat25 June 2026, 20:04 · 2 min lexim
Ja sa është pasuria e familjes së kryeministrit Rama për

Janë publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë për vitin 2025 të kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij, ku rezultojnë ndryshime në të ardhurat, llogaritë bankare dhe asetet financiare.

Sipas deklarimit, kryeministri Edi Rama ka raportuar rreth 10.9 milionë lekë (afërsisht 110 mijë euro) të ardhura nga burime të tjera përveç pagës së tij si kreu i qeverisë. Ende nuk dihet se sa pasuri i ka të fshehura.

Në dokumentin publik nuk specifikohet burimi i këtyre të ardhurave, ndërsa paga vjetore e deklaruar e tij është rreth 3.4 milionë lekë. Gjithashtu, llogaria bankare e kryeministrit është shtuar me rreth 349 mijë lekë gjatë vitit.

Bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka deklaruar rreth 6.7 milionë lekë të ardhura nga punësimi, ekspertiza dhe qiradhënia. Ajo ka vijuar shlyerjen e dy kredive bankare, ku pagesat gjatë vitit kapin rreth 338 mijë lekë dhe mbi 23 mijë euro, ndërsa detyrimet e mbetura mbeten në nivele të konsiderueshme në lekë dhe euro. Po ashtu, pas rivlerësimit, një apartament 118 metra katrorë figuron me vlerë rreth 19.2 milionë lekë.

Në deklarim përfshihet edhe djali i kryeministrit, Gregor Rama, i cili raporton ndryshime në kursimet dhe investimet e tij. Llogaritë bankare i janë shtuar me rreth 8 mijë e 200 euro dhe mbi 108 mijë lekë, ndërsa fondet e investimit janë pakësuar me rreth 16.4 mijë euro. Ai deklaron gjithashtu mbi 1 milion lekë të ardhura të tjera dhe një ulje të gjendjes cash.

Të dhënat e publikuara pasqyrojnë pasurinë dhe lëvizjet financiare të familjes Rama gjatë vitit 2025, sipas deklarimeve zyrtare.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.