Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
POLITIKE

Java e katërt e protestës në Divjakë/ Banorët marshojnë në ditën e 26-të kundër shkrirjes së bashkisë

P
Piranjat25 August 2026, 22:25 · 1 min lexim
Java e katërt e protestës në Divjakë/ Banorët

Banorët e Divjakës kanë shënuar ditën e 26-të të qëndresës së tyre kundër reformës së re administrative-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie së bashku me 14 të tjera në nivel kombëtar.

Gjatë fjalimeve në shesh, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje edhe më masive për të fuqizuar reagimin e komunitetit. Përmes një apeli të drejtpërdrejtë, folësit kërkuan nga deputetët e zonës në Kuvend që të dalin në mbrojtje të banorëve dhe të votojnë kundër projektit që, sipas tyre, e kthen Divjakën dekada pas.

Protestuesit u shprehën të vendosur për të vijuar qëndresën deri në fund me synimin për të bllokuar miratimin e projektligjit në parlament. Ashtu si çdo natë, tubimi i mbrëmjes së 26-të u përmbyll me një marshim në rrugët kryesore të qytetit, ku banorët vijuan thirrjet kundër prishjes së autonomisë vendore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.