Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

“Je gabimi më i madh që bëmë”/ Shkrimtarja Elvira Dones mbështet protestat masive në Tiranë, thirrje Ramës: Ik! Mos e bëj Shqipërinë Kurban për ambicien tënde të sëmurë

P
Piranjat11 June 2026, 18:52 · 5 min lexim
“Je gabimi më i madh që bëmë”/ Shkrimtarja

Shkrimtarja e njohur shqiptare, Elvira Dones, ka reaguar në mbështetje të protestave masive që prej 12 ditësh po zhvillohen në Tiranë, ku mijëra qytetarë po kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Dones ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kreut të qeverisë.

“Nuk di si fle e si zgjohet Kryeministri shqiptar”, shkruan ajo, ndërsa ndalet te koncepti filozofik i gjumit sipas Platonit, për të reflektuar mbi raportin mes së vërtetës dhe ndërgjegjes.
Shkrimtarja shprehet se prej javësh po ndjek me emocion zhvillimet në Shqipëri, duke e cilësuar mobilizimin qytetar si një “mrekulli të turmave në sheshe”.
Në reagimin e saj, Dones kujton edhe mbështetjen që i kishte dhënë Ramës në vitin 2013, duke e konsideruar sot atë si një zhgënjim të madh. Sipas Dones, kryeministri ka humbur frymën që dikur e dallonte në politikë dhe sot po mbahet në pushtet përballë një opozite të dobët. Në fund të mesazhit të saj, shkrimtarja i bën thirrje Ramës të largohet nga drejtimi i vendit dhe të lejojë Shqipërinë të ecë përpara.

Postimi i plotë:

Nuk di si fle e si zgjohet Kryeministri shqiptar; nuk kam si ta di.
Platoni, në veprën e tij “Republika” përqaste gjumin me botën e hijeve dhe iluzioneve, duke sugjeruar se mendja gjatë gjumit sjell në sipërfaqe refleksione të realitetit, më shumë (apo në vend) të së vërtetës. Gjatë fjetjes, subkoshienca – e cila gjatë ditës normalisht shtyp e nënshtron natyrën bestiale të individit – gjatë natës nuk na lë të qetë. E vërteta dhe perceptimi vetjak i realitetit janë gjithmonë në luftë mes tyre.
E mora larg e larg. Por larg jam, fizikisht, këto javë, nga vendlindja e edhe nga Zvicra, vendi adoptiv. Kam ndjekur e ndjek netëve e çdo mëngjes, përshkuar nga emocione që i afrohen tërmetit emocional.
Nuk kam fjalë të mënçura, pasi shumë pena të ndritura në Shqipëri e në diasporë kanë shkruar bukur, kthjelltë. Nuk do të dija të shkruaja më mirë.
Por ja, e kam me këtë punën e gjumit. Si fle Edi Rama? Përpos arrogancës, gënjeshtrave e talljeve e bërbuzjes që u bën turmave në sheshe; përpos akuzave të komploteve ndërkombëtare. Është në vështirësi, edhe se më mirë vdes se t’ia pranojë vetes. Hamendësoj se edhe skllevërit e administratës së tij janë në sëkëlldi, por më mirë bëjnë sepuku se të marrin guximin t’i thonë bosit: Po shkojmë në vetvrasje.
Ajo që unë shoh është mrekullia e turmave në sheshe.
Ata njerëz flenë mirë: nipat e mi flenë mirë, të moshuarit dhe brezi i ri i palidhur nga zinxhirët e partive flenë mirë..
Kush po proteston fle mirë, pasi e di që po bën diçka për vendin, sepse kur thika të ka kaluar tej e tej nuk ke më ç’të humbasësh. Por mund t’i thonë vetes se aty ishin. Protestojnë sfilitur nga ulja e kokës; sfilitur nga të qënit konsideruar flora e fauna.
Edi Rama, në 2013 të besuam. Unë mes shumë të tjerëve, duke shpresuar në një tjetër Shqipëri. Personalisht mendoj se ishte gabimi më i madh që bëra. Errare humanum est. Shqipja jote dikur, Rama, ishte brilante. Ti ishe njeriu jashtë skemave; edhe ekscentrizmi yt na u duk i denjë për një tjetër Shqipëri.
Tani Edi Rama edhe shqipja jote është varfëruar. Kur të dëgjoj e lexoj më kapin mornicat.
Tani të ftoj ta lësh vendin të marrë frymë. Forca jote aktuale është një opozicion qesharak, i cili të përshtatet.
Por, Rama, lëre Shqipërinë të bëjë gabime të tjera.
Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban për ambicien tënde të sëmure.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.