Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
POLITIKE

“Je ti bandit”/ Plas sherri në TV mes Andi Bushatit dhe Ardit Bidos: Njerëzit ty duhet të të vënë flakën fare!

P
Piranjat 2 July 2026, 22:28 · 3 min lexim
“Je ti bandit”/ Plas sherri në TV mes Andi Bushatit dhe Ardit

Analisti Andi Bushati u përfshi në një debat të ashpër me deputetin e PS-së, Ardit Bido, në emisionin “Të Paekspozuarit”, për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Bushati tregoi videon e dhunimit të një qytetari nga Durrësi që u shtri dhe u godit me shkopinj gome nga policia, duke e cilësuar policin një bandit kriminel, për të cilin Bido tha se është një familjar me 700 mijë lekë rrogë.

Bushati: Këtë pamje nuk e jep asnjë media sot.

Bido: Po atë policin që i vajti pllaka në kokë.

Bushati: Këtu ke një qytetar të çmobilizuar dhe vjen një bandit kriminel.

Bido: Me 700 mijë lekë rrogë.

Bushati: Një bandit kriminel.

Bido: Një polic me 700 mijë lekë rrogë që mban familjen me bukën e gojës dhe nuk është as i PS as i PD, por i policisë së shtetit.

Bushati: Nëse flisni kështu bëheni 2 banditë.

Bido: Je ti bandit në radhë të parë nëse krahason dhunën fizike të një krimineli me neutralizimin që bën policia.

Bushati: Në çdo vend të botës një qytetar i çmobilizuar, të shtrirë për tokë, vazhdohet të gjihet me shkopa gome.

Bido: Hajde hapim se çfarë ndodh në protestat në Gjermani, se në Amerikë flasin armët.

Bushati: Kjo është fytyra kriminale.

Bido: Hajde shohim se çfarë ndodh në protestat në Gjermani.

Vatnikaj: Rregulloni Gjermaninë se e rregulluat Shqipërinë.

Bushati: Bëhen edhe filma, thoshte Elisa. O Bido nuk mund të mbrosh këtë.

Bido: Polici që ka neutralizuar individin nuk mund ta shoqërojë në komisariat.

Andi Bushati: Ik ore aman dole tani nga grekët te agjentët gjermanë. Ti thua edhe kur kapet Rama duke vjedh, thua vidhet edhe në Gjermani. Në këtë situatë absurde që fajësojmë të vjedhurin dhe të goditurin, themi duhet ta pësosh përderisa ke dalë në protestë.

Ardit Bido: Po dhunove do të arrestohesh.

Andi Bushati: Po të tregoj video, një qytetar të çmobilizuar, i bie polici me shkelm qytetarit të shtrirë. Unë tregoj faktin, ti thua po ushtrove dhunë… Ku e ka ushtruar dhunën ky?

Ardit Bido: Po ti ku e di? Kjo vërtetohet në gjykatë. E di ti, në Amerikë kërcet plumbi ore. Nuk mund të thuash pse arrestohet. Pse një grup huliganësh që gjuajnë me vezë, policia i neutralizon...

Andi Bushati: Me logjikën tënde, që gjykon njerëzit në grup, pas asaj që kanë parë me Ballukun, edhe ty duhet të të vënë flakën.

Andi Bushati: Po edhe mua bashkë me ty.

Ardit Bido: Edhe ty edhe Yllit, ju jeni gjithë jetën establishment.

Ylli Rakipi: Ne jemi në punë.

Andi Bushati: Ka një diferencë të madhe, jam establishment, por nuk më ka detyruar njeri të votoj pro një hajdute si Balluku. E ke ngritur ti kartonin. Mbro hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit. Voto për hajdutët dhe tund flamurin.

Ardit Bido: Ti duhet të dëgjosh dhe respektosh mendimin tim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.