“Ju erdhi fundi”- Mijëra qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 13-të të protestës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel!

Mijëra qytetarë marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt bulevardit para Kryeministrisë në orën 18:35, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe politikës së vjetër.
Revolta qytetare kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 13-të, ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur sërish duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit po tregojnë vendosmëri duke vijuar mobilizimin e tyre dhe duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Njëzëri ata kërkuan largimin e klasës së vjetër politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Me thirrjet “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, ata u mblodhën fillimisht në qendër të kryeqytetit.
“Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel” apo “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”.
Me pankarta në duar dhe duke brohoritur thirrjet kundër klasës politike, qytetarët kanë qëndruar për orë të tëra në shesh.
Thirrjet e tyre të vazhdueshme janë “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Belindën” etj ndërsa në protestë kanë marrë pjesë të rinj, familjarë me fëmijë dhe të tjerë të grupmoshave të ndryshme.
Protesta nisi fillimisht si një reagim kundër projektit turistik në Zvërnec, por ajo është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare ndaj keqqeverisjes.
Protestuesit kanë artikuluar një sërë shqetësimesh që lidhen me qeverisjen, problemet në sistemin shëndetësor, korrupsionin, koston e jetesës dhe çështje të tjera sociale e ekonomike. Kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
Mediat nuk lejohen, detaje nga festa e 35-vjetorit të PS-së

“Opozita e kishte paralajmëruar”- Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës dhe lidhjet në aferat me trafik...

Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës

Protesta është e drejtë, antisemitizmi është i papranueshëm

Administrata e Beratit detyrohet të marrë pjesë në mitingun e Ramës në Tiranë, PD kërkon hetim





