POLITIKE

Kalaja: Pres shumë nga ambasadori amerikan, SHBA do të mbështesë protestën dhe qytetarët shqiptarë

Piranjat Përditësimi i fundit 4 September 2026, 21:13
Kalaja: Pres shumë nga ambasadori amerikan, SHBA do të

Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja në SYRI TV, me moderator Edvin Parruca, foli për zhvillimet politike në Shqipëri dhe pritshmëritë e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadori i ri amerikan.

Kalaja tha se pret zhvillime që mund të vijnë ‘nga jashtë-brenda’, duke theksuar se beson më shumë te SHBA për shkak të, sipas tij, ‘një graviteti më të fuqishëm politik’. Sipas tij, me ardhjen e ambasadorit të ri amerikan, Shqipëria mund të përballet me një diplomaci më të drejtpërdrejtë.

Kalaja: Kemi dhe zhvillime që do vijnë nga jashtë-brenda. Një ujë që nuk rrjedh qelbet. Edhe e para, në këtë këndvështrim unë mendoj që të dyja lëvizjet që kanë ardhur, por më së shumti unë besoj tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jemi realistë, duke parë një lloj graviteti më të fuqishëm politik.

Sepse e dimë shumë mirë që kur flet Amerika, një sërë vendesh të tjera që ndoshta edhe nuk kanë qëndrim fare, rreshtohen për shkak të këtij qëndrimi. Pres shumë nga ambasadori amerikan, se është vërtet amerikan në radhë të parë. Është një ushtarak karriere dhe e dimë shumë mirë që njerëz të tillë që kanë shërbyer në ushtri janë më të qartë në vendimmarrje, nuk kanë frikë, nuk japin mesazhe të dyzuara. Mendoj që do të kemi jo më një diplomaci të tërthortë, por një mendim të drejtpërdrejtë të ambasadorit, me aq sa unë kam lexuar dhe kam studiuar qoftë edhe në qëndrimet e tij që ka mbajtur në Senatin Amerikan.

Pra, edhe analistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë që ky njeri mund të jetë një nga ata njerëz që do thotë të vërtetën në Shqipëri. Çfarë na ka munguar neve? Na ka munguar një njeri që thotë të vërtetën në Shqipëri. Pra, ne kemi pasur ambasadorë të korruptuar, pa dashur t'i vë gishtin ndonjërit, por ne e dimë shumë mirë se këta morën dhe vila atje te... çfarë është ajo kodra, se s'po ia përmend emrin për shkak të televizionit.

I kam parë vetë se kam qenë te ato atje. Dhe nga ana tjetër nuk thonin të vërtetën. Pra, ‘nuk ka kanabis në Shqipëri’, një nga këta tha që ‘duhet ta zgjidhni kryetarin e Partisë Demokratike këtë që dua unë’, e të tjerë e të tjerë, histori, marrëzira domethënë pafund. Unë mendoj që ardhja e ambasadorit të ri në situatën që ndodhet Shqipëria, nuk ka lidhje me PD-PS.

Me protestën, me shqiptarët që janë në shesh, unë gjykoj që amerikanët në këtë rast do ta mbështesin protestën. Do të mbështesin qytetarët shqiptarë sepse po të shikoni sentimentet janë të gjitha në shesh. Të gjitha palët janë në shesh. PD-ja, ata që s'kanë parti, ata që mbështesin kauza të caktuara, ata që janë kundër disa kauzave të tjera. Pra, një aleancë fluide e ka mbërthyer tanimë Shqipërinë, me numra sfidues për mendimin tim, me numra të shumtë. Pse me numra të shumtë? Ne themi rëndom që shiko se në Paris dolën 1 milion njerëz.

Në  Francë jetojnë 70 milionë njerëz! Ne kemi një shpopullim të frikshëm të Shqipërisë dhe të dalin aq njerëz nga data 3-4 korrik, mos gabohem, që ishte ajo protesta e madhe, që s'kishe ku me hedh kokrrën e mollës... Të jemi realistë, ne kemi qenë aty domethënë, s'e kemi parë ndonjëherë sheshin aq të fuqishëm, të rrethuar Kryeministrinë nga të gjashtë anët. Unë mendoj që kjo është Shqipëria.

Pra, kaq shqiptarë ka, jua them me sinqeritet, nuk kanë dalë vetëm njerëzit e sëmurë ndoshta në atë protestë. Pjesa tjetër ka qenë aty në shesh. Duke parë këtë lloj situate, unë pres një përgjigje tjetër, minimalisht, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga ky ambasadori i ri. Patjetër që unë kam një pritshmëri të madhe.

Patjetër që do ta shohim, por sigurisht që ata duhet të jenë më të qartë me qytetarët shqiptarë. Jo për të mbajtur krahun e X partie apo Y partie, por për t'i dhënë drejtim një ngërçi që e ka kapur Shqipërinë.’, tha ndër të tjera Aulon Kalaja në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?