Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare
POLITIKE

Kalimi i ‘IBAR’, Bushati: Përtej shampanjës dhe puthjeve të Ramës me agjenten e UDB-së, s’ ka vend për festë!

P
Piranjat28 May 2026, 23:29 · 3 min lexim
Kalimi i ‘IBAR’, Bushati: Përtej shampanjës dhe puthjeve

Analisti Andi Bushati, analizoi kalimin e IBAR dhe nisjen e një faze të re të Shqipërisë në raport me integrimin, atë të mbylljes së kapitujve të negociatave.

Bushati tha se nuk ka vend për shapmanjë, pasi vetë në raportin e IBAR pasqyrohen problematikat e mëdha që ka vendi dhe të cilat do të duhet të adresohen, pavarësisht se Shqipëria mori një dritë jeshile në këtë hap.

"Që pas luftës në Ukrainë, BE mori një vendim, që të paktën për Ballkanin Perëndimor, duhet të japim sinjale që nuk është më një klub i mbyllur, por ju jep shanse edhe të tjerëve të futen. Nga një anë, prandaj është gjeopolitike, prandaj po përfiton Mali i Zi më shumë dhe ndoshta edhe ne kemi një shans.

Nuk përfiton Serbia, Bosnja, Kosova, pra them është një ndërthurje. Shqipëria edhe me qeverinë Rama, por edhe me qeveritë 30 vjeçare, është vend pro europian që nuk ka hapur kurrë probleme. Në këtë kuptim është edhe për politikat e brendshme. Kjo ishte një fitore e lavdishme e Ramës, apo një pasqyrë ku ne mund të shohim qeverisjen e Ramës? Rama korri një fitore atje, pasi opinioni qe mbarusur me idenë se këtij nuk i lejojnë asnjë hap atje.

Përveç shampanjës dhe festave, puthjes me ish agjenten e UDB, përvec puthjes, fakti i pasqyrës së kësaj qeverisjes gjendet te raporti IBAR. Nëse për 30 vite BE na ka thënë jemi të shqëtësuar për korrupsionin, në këtë raport ngre një shkallë më lart dhe thotë Shqipëria rrezikohët nga korrupsion thelbësor, vëren ndryshe nga çka ndodhur këto dekada, se korrupsioni është në rritje. Fakti që flet për zgjedhje pa kushte të barabarta loje, përmend patronazhistët, përmend sulmet ndaj drejtësisë, përmend imunitetin e Ballukut, etj. Njerëzit tani thonë këta të BE janë çmendur? Kanë numëruar këto zezona dhe thonë vazhdo përpara.

Analiza ime është, këto kushte që mund të bllokonin në IBAR, nuk janë anulluar por eksportuar kur të negociohen grup kapitujt. Fitorja e Ramës nuk është e arritur përmes punës, por kushtet që kishte tani, ka negociuar për ti shtyrë më vonë, prandaj kaluam digën IBAR", deklaroi Bushati.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.