Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve
POLITIKE

Kallëzim në SPAK për ‘The Albanian File’, Këlliçi: Pastrim parash droge, eurodeputetët kanë materialin në dorë

P
Piranjat 9 July 2026, 18:47 · 4 min lexim
Kallëzim në SPAK për ‘The Albanian File’,

Deputeti i PD Belind Këlliçi në një lidhje direkte nga Strasburgu me emisionin ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka treguar se, do tyë kërkohet ngritja e një komisioni hetimor për të zbardhur aferat e pastrimit të parave në Shqipëri me anë të ndërtimeve.

Këlliçi tregoi se, libri ‘The Albanian Files’ ka bërë shumë eurodeputetë të njohin Edi Ramën ashtu siç është, dhe jo ashtu siç shfaqet ai.

Deputeti demokrat, ka deklaruar se Partia Demokratike do të bëjë një padi në SPAK për ato skandale që ndodhen brenda faqeve të librit ‘The Albanian Files’.

‘Projekte në vlerë 40 milionë euro, 50 milionë euro. Kemi kërkuar prej muajsh ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje. Është e drejtë kushtetuese e deputetëve të Kuvendit, 1/4 e tyre, dhe mazhoranca socialiste e rrëzon këtë nismë. Ne nuk kemi asnjë problem, ja ku jemi në Parlamentin Europian. Ja ku i kemi eurodeputetët.

Miratojeni dhe hajdeni të shkojmë në komisione hetimore, faktojini të gjitha të kundërtat e atyre që pretendojmë ne. Pra, duhet të kuptojmë një gjë: fasada ka rënë.

Eurodeputetët të gjithë kanë kuptuar që kryeministri i Shqipërisë është një kryeministër kryekëput i korruptuar, i zhytur në krim, dhe këtë nuk e themi ne, këtë e thonë të gjitha përgjimet e platformave Sky e Encrochat, të sjella nga organet ligjzbatuese, të sjella nga belgët e francezët kryesisht, që tregojnë për komunikimet e grupeve kriminale, për pastrimin e parave, për marrjen e lejeve të ndërtimit.

Duke pritur që grupet kriminale, Edi Rama t'u caktojë cilin arkitekt apo studio ndërkombëtare ato duhet të marrin për ta përdorur si fasadë, për ta përdorur si larës imazhi.

Kështu që, thënë këto të gjitha, në momentin që ne do të vijmë në Shqipëri, duke nisur besoj nga dita e nesërme, grupi i juristëve pranë Partisë Demokratike dhe grupi i ekspertëve do të nisin punën në mos e kanë nisur që sot, sepse kjo është një çështje imediate, për hartimin e një kallëzimi penal të detajuar për kryeministrin e Shqipërisë në raport me historinë dhe radiografinë që bëhet e qartë në këtë libër.

Unë e kam kënaqësi t'ju them që një pjesë e eurodeputetëve e kanë marrë tashmë elektronikisht një kopje të këtij libri, një pjesë tjetër na kanë dhënë emailet e tyre për të marrë një kopje dhe për t'u informuar. Dhe të gjithë, njëzëri, na kanë thënë që kjo është një histori e padëgjuar parë.

Është hera e parë që ata hasin me një fenomen tillë dhe me kurajon e një politikani për të bërë një akt të tillë dhe për të prodhuar një libër të tillë. Për të faktuar në libër të gjitha shkeljet korruptive, lejet korruptive, dhe vjedhjen që u bëhet tokave, pronave të qytetarëve të vendit të vet.’, u shpreh deputeti Belind Këlliçi ndër të tjera në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.