Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...

Në një deklaratë për mediat, Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, kritikon ashpër njoftimin e Kryeministrit Rama për ngritjen e një kampusi universitar në Durrës, që sipas tij do të “strehojë” edhe studentët e Tiranës dhe do të zgjidhë problemin e qirave të larta.
Sula e cilëson këtë si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet e thella të arsimit të lartë publik në Shqipëri, ndërkohë që universitetet publike vazhdojnë të përballen me boshatisje auditorësh, mungesë infrastrukture dhe financim të pamjaftueshëm.
Ajo paralajmëron se eksperimenti i largimit të studentëve nga Tirana drejt Durrësit do të përkeqësojë cilësinë e studimit, do të rrisë kohën e udhëtimit dhe do të reflektojë qartë paaftësinë e qeverisë për të zgjidhur problemet reale të arsimit të lartë.
Deklarata e plotë
Njoftimi i Kryeministrit Rama për ngritjen e një kampusi universitar në Durrës, i cili sipas tij do të “strehojë” edhe studentët e Tiranës, dhe do të zgjidhë problemin e qirave të larta në kryeqytet, është një tjetër përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet e thella të arsimit të lartë publik në Shqipëri.
Në vitin e 13-të në pushtet, kryeministri që i ka lënë studentët dhe arsimin e lartë në gjendje mjerane – pretendon se ka gjetur “zgjidhjen e artë”, largimin e studentëve nga Tirana drejt Durrësit bashkë me trenin ende imagjinar, qe ia prodhoi Diella.
Ky eksperimenti i radhës do të ketë pasoja të drejtpërdrejta: uljen e numrit të studentëve në Universitetin e Tiranës dhe përkeqësimin e kushteve të studimit. Studentët që jetojnë në Durrës dhe zonat përreth humbasin mbi katër orë në ditë vajtje-ardhje për të ndjekur studimet në Tiranë. – gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e studimit dhe jetën akademike.
Pasi i mashtroi studentët me ndërkombëtarizimin, ndërkohë që asnjë prej universiteteve shqiptare nuk përfshihet në rankime ndërkombëtare;
pasi i mashtroi me akreditimin e programeve studimore, prej të cilave ende nuk janë akredituar më shumë se gjysma e tyre dhe studentët mbajnë në duar copa letrash;
pasi i mashtroi me mbështetje financiare për kredi studentore dhe bursa për degët prioritare;
i mashtroi me kushte moderne akomodimi në Qytetin Studenti në Tiranë;
sërish vetë kryeministri i transferon tashmë studentët në Durrës- universiteti “Aleksandër Moisiu” i të cilit pezulloi mësimin për ditë të tëra prej përmbytjeve.
Para se të miratonte ndërtimin e kampusit studentor në Durrës, kryeministri duhej të zgjidhte problemin e përmbytjeve për nxënësit dhe studentët.
Projekti i një kampusi studentor në Durrës pasqyron realitetin dramatik të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, i cili përballet me mungesë studentësh dhe mungesë infrastrukture dhe, nga ana tjetër, lidhet hapur me interesa ndërtimore korruptive.
Qendra e shërbimeve arsimore raporton se për vitin akademik 2024-2025, mbetën 10 mijë vende bosh ne auditorët universitarë, ndërkohë që studentët me mesataret më të larta zgjedhin universitetet jopublike.
Universitetet janë prej vitesh në agoni të plotë dhe për këtë autor i parë është zoti Rama:
nga ligji 80/2015 që po përpiqet ta arnojë, te financimi më i ulët buxhetor krahasuar me vendet e rajonit;
nga rënie drastike e numrit të studentëve te taksa vjetore më e lartë se vendet europiane që paguajnë ata;
nga varësia politike e administrimit të universiteteve te klima e frikës dhe shantazhit që është bërë e natyrshme për botën universitare.
Universiteti publik nuk është trajtuar kurrë si e mirë publike, por si “tepsi qokash” për interesa politike dhe klienteliste. Rasti i Kolegjit të Europës, i drejtuar nga ish zyrtarja e lartë e BE-së Federica Mogherini, është simbol i mungesës së transparencës, korrupsionit dhe keqmenaxhimit.
Në vend që t’i mbajë dhe mbështesë studentët në Tiranë E. Rama i largon ata në Durrës, duke pranuar dështimin e premtimeve të qeverisë për qendra studentore moderne në Tiranë, e njëherësh duke i nxitur të rinjve të largohen jashtë vendit.
Ftoj studentët dhe komunitetin akademik të reagojnë, të protestojnë më 24 janar dhe t’i japin përgjigjen një pushteti që përdor çdo mekanizëm për të shkatërruar arsimin e lartë dhe për t’i mohuar të rinjve të ardhmen në vendin e tyre.
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se siguria ushqimore sot është kthyer në një alarm kombëtar. &ldq...
E ngarkuara e ambasadës së SHBA në Tiranë Nanci VanHorn ka mbajtur një fjalim me shumë mesazhe gjatë ditës së sot...
Berisha ka komentuar zhvillimet e brendshme në PD dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë për drejtimin e partisë, du...
Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë ndaj tij, duke e cilësuar k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me pezullimin e vizave nga SHBA, ku në listë ishte edhe S...
Socialistët po mbajnë sot mbledhjen e Grupit Parlamentar. Kreu i grupit, taulant Balla ka kërkuar nga deputetët të jenë më...
Kryedemonrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se hakerimi i SPAK përbën një nga krimet më të rë...
Kryeministri Rama në takimin e mbajtur sot me Grupin Parlamentar të PS-së, tha se në vijim të qeverisjes do kërkohet modernizim ...
Kryetari i PD-së, denoncoi se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar hakërrimin e SPAK, për ti marrë dokumente sensitive që mund ti ...
Kreu i qeverisë iu drejtua deputetëve të PS duke u thënë se kur vjen një ligj i caktuar në Parlament duhet miratuar dhe jo ...