POLITIKE

“Kanë dalë email-et me arkitektin për vilën në Palasë”/ Shehaj përplaset me Rexhajn për dosjen e Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 22:09
“Kanë dalë email-et me arkitektin për vilën në

SPAK ka rënduar akuzat për Belinda Ballukun pas hetimeve të tjera që janë kryer nga prokurori Dritan Prençi. Ndaj ish-zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat e “Fshehjes ose deklarimitë rremë të pasurive” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”.

Në “Top Story”, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe analisti Albatros Rexhaj, u përplasën sa i përket kësaj dosjeje. Deputeti shprehet se në dosje janë publikuar email-et mes Ballukut dhe arkitektit, ndërsa analisti thotë se ajo ka shkuar në Palasë vetëm dy herë.

Pjesë nga debati:

Shehaj: Përgjimet janë të qarta. Për të gjithë ata që e kanë lexuar dosjen e SPAK, ka komunikime mes Ballukut dhe arkitektit të saj, ku diskutohet se si ta bëjnë vilën, se si ta bëjnë pishinën që të shkojë direkt në det. Si ta bëjë duke veshur pjesën e jashtme të vilës, që të ndihej si jaht. Ashtu është, kanë dalë komunikimet.

Rexhaj: A ka qenë ndonjëherë Belinda në Green Coast? Përpos dy herë në kapacitet zyrtar. Se kur është vila e vetë, një njeri shkon.

Shehaj: Janë email-e, jo përgjime. Janë komunikime mes Belinda Ballukut dhe arkitektit të saj, ku diskutohet si të vendosin dy hidromasazhe si një nga hotelet më të famshme të Santorinit. Është email-i zyrtar, i kapur nga SPAK-u. Një jetë luksoze nuk është gjë e keqe. Për këtë luftojmë. Problemi është që vila nuk është bërë me paratë e Belinda Ballukut. Belinda Balluku nuk ka harxhuar asnjë lek. Paratë që duhet të shkonin për shëndetësi dhe arsim kanë shkuar për vilën e Belinda Ballukut.

Rexhaj: E thua ti…

Shehaj: Jo, kanë dalë email-et. Fati i Belinda Ballukut është vulosur. Unë mendoj që Belinda Balluku, Erion Veliaj, të gjithë këta, fati i tyre është vendosur. Këta politikisht janë të vdekur. Ajo që ka të bëjë me fatin e Shqipërisë është qëndrimi i mazhorancës. Edi Rama, arsyet mund të jenë të shumta… Disa thonë që e mban peng, disa thonë që pas asaj e ka radhën ai… Por Edi Rama që nga ai moment i shpalli luftë drejtësisë. Deri sa erdhi rasti i Belinda Ballukut, propaganda e PS-së ishte që kur i zbulon SPAK-u, nuk i mbron më. Ndërsa me Belinda Ballukun ndryshoi. Aty preu në besë shqiptarët. Që nga momenti kur pengoi arrestimin e Belinda Ballukut.

Rexhaj: Në radhë të parë nuk është e korruptuar, por e dyshuar për korrupsion. Belinda Balluku, pse nuk ka shkuar asnjëherë në atë vilë në Green Coast? Në këtë rast, flitet për Igli Taren. Ai është milioner. Gjetja e madhe është që Belinda Balluku, “shtriga” sipas këtij, e uli veten për një vilë. E kupton, Agron Shehaj, në çfarë pike ke rënë? Ti thua 82 kartonë. Normal që duhet të përdoren, sepse ajo të mbron nga çështja e arrestit, që SPAK të mos e çojë çështjen në gjyq. Është jo serioz ky si muhabet. Kujtdo t’ia mbushë mendjen SPAK-u?!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?