POLITIKE

‘Kanë rënë të katër pushtetet’, Kalaja: SPAK-u dhe gjykatat janë bërë një me mafien në pushtet

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Gusht 2026, 17:46
‘Kanë rënë të katër pushtetet’, Kalaja:

E ftuar në studion e edicionit informativ të Syri TV, avokatja Adriana Kalaja u shpreh se në Shqipëri nuk ka rënë vetëm shteti ligjor, por të katër pushtetet, duke akuzuar qeverinë dhe institucionet e drejtësisë për mungesë transparence dhe paanshmërie.

Duke komentuar ngjarjet e fundit, Kalaja tha se rasti i të riut portugez është dëshmi e një shteti që ka dështuar në ushtrimin e përgjegjësive, ndërsa kritikoi edhe mënyrën e funksionimit të sistemit gjyqësor dhe SPAK-ut.

“Ne po luftonim që të kishim pushtetet e pavarura, po ne s'kemi më pushtete. Kanë rënë të katër pushtetet”, deklaroi ajo.

Kalaja ngriti akuza të forta edhe ndaj SPAK-ut, GJKKO-së, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se janë bërë “një me mafien në pushtet”.

Ajo foli gjithashtu për dosjet që i janë rrëzuar në gjykata, përfshirë çështjen e Sarajet e Surrelit, si dhe për pretendimet e saj lidhur me dokumentacionin dhe udhëtimet e gjyqtares Irena Gjoka.

Kalaja iu referua një certifikate familjare, ku figuron data 16 maj 2004 si datëlindja e djalit të Gjokës, si dhe të dhënave të sistemit TIMS, ku figuron një dalje nga Rinasi më 26 maj 2004 dhe kthim më 1 qershor 2004.

Ajo e lidhi këtë me dy dëbime të mëparshme nga Greqia dhe pretendimin se Gjoka kishte pasur kufizime për të udhëtuar në vendet Schengen.

“Sot SPAK-u, GJKKO-ja, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese janë bërë një me mafien në pushtet”, u shpreh Kalaja.

Pjesë nga intervista:

Për mua personalisht, po besoj se dhe për mbarë opinionin publik, dëshmoi që këtu nuk ka rënë vetëm shteti ligjor; këtu kanë rënë të gjithë pushtetet. Pra, të gjitha pushtetet e pavarura, duke filluar nga ekzekutivi, nga pushtetet vendore, të cilat i ka ikur totalisht kontrolli nga territori, duke filluar nga pushteti i zbatimit të ligjit dhe duke përfunduar tek pushteti mediatik, ku e dimë shumë mirë që shumë gjëra fshihen, shumë gjëra të cilat janë evidente dhe duken dhe prapë futen në atë sitën e përpunimit dhe i paraqiten publikut ashtu siç i do publiku dhe jo siç janë në të vërtetë.

Ndërkohë që ngjarja e rëndë, fatkeqësi sidomos për jetën e atij të riu dhe të familjarëve të tij, që mashtrohet nga një qeveri e papërgjegjshme dhe kriminale, dhe që, për turpin tonë të të gjithëve, me thënë të drejtën, është një polici shteti që, ndërsa merren me detaje duke akuzuar dhe duke përgojuar protestuesit, mbas shtatë orëve ne morëm vesh që ai nuk ishte francez, por ishte portugez.

Pra, jemi në këtë pikë dhe tjetra që mua më ka shqetësuar jo vetëm me këtë ngjarje, por edhe me ngjarjen që ndodhi prapë në Sarandë, po dhe me ngjarjen që ndodhi para një muaji, se mos harrojmë, vetëm dje u ndryshua masa e sigurimit për shefin e Sarandës, nga arrest në burg, në detyrim paraqitje. Dhe kush e bëri këtë? E bëri Gjykata e Apelit e bashkëshortes së Sokol Sadushit, e asaj zonje që na bënte moderatoren në fshatin Vajzë.

Domethënë, publiku duhet të kuptojë në çfarë situate është sistemi gjyqësor, se paanshmëria jo vetëm duhet të jetë efikase në sistem, por të paktën duhet të jetë edhe pak e dukshme. Domethënë, përpara pesë ditëve, ne na e përplasi në fytyrë banditi kryeministër, por dhe banditët me toga të zeza, Sokol Sadushi, Edlira Petri, por dhe të gjithë banditët që sot janë në SPAK, që nuk e shikojnë kush i ka këto resorte.

Se kush i ka resortet, nëse bëhet auditi i lejeve të ndërtimit, nëse bëhet auditi se ku janë burimet e parave që ndërtohen këto resorte, që shkon një shezlong 300 euro.

Dhe dalim edhe te pastrimi i produktit të veprave penale që sot SPAK-u, jo vetëm nuk po heton, por, në këndvështrimin tim, është bërë palë me krimin. Prandaj unë them me plot gojën sot: atë të riun portugez, që erdhi për në Shqipëri i mashtruar nga këta ministra të kthyer në blogerë, e vrau shteti, e vrau ajo që ty të kanë rënë të katër pushtetet. Ne po luftonim që të kishim pushtetet e pavarura, po ne s'kemi më pushtete. Kanë rënë të katër pushtetet.

Pra, ti shikon një sistem gjyqësor që, përpara një muaji, kishte çështjen që unë kam çuar të dosjes së Surrelit në Gjykatën e Lartë, po si mund të pranojë rekursin tim Gjykata e Lartë kur Sokol Sadushi dhe, për turpin tonë, unë duhet ta them me të madhe këtë, pavarësisht se unë nuk kam ndenjur asnjëherë pasive në të gjitha këto vepra penale, për turpin tonë, këtë thashë, atë paanshmëri që duhet të duket, pra publiku duhet të shikojë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Po çfarë tha banditi kryeministër? Tha që ka katër vite që më lutet mua Sokol Sadushi për të ardhur në këtë festë, dhe ne presim, po, po, se unë personalisht, në emër të Partisë Demokratike, kam dosjen në Gjykatën e Lartë. A e dini, në njëqind përqind të dosjeve të Partisë Demokratike, të paktën këto që unë kam me firmën time dhe të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, janë rrëzuar të gjithë rekurset me mospranim? Po mirë, në të gjitha këto dosje ne nuk paskemi pasur asnjëherë të drejtë?

Kishte katër vite, dhe unë, për këto katër vite, kam të gjithë rekurset që më janë rrëzuar, duke përfshirë dhe rekursin e fundit që flitet për vilën në Sarajet e Surrelit. Pra, janë të vërtetuara.

Unë e dija, unë e dija, por dua të bind publikun që ne, edhe kur shkojmë në Gjykatën e Lartë dhe kur shkojmë në Gjykatën Kushtetuese, edhe kur shkojmë te këta banditët e gjykatës dhe prokurorisë së posaçme, me përjashtime të vogla, duhet ta them këtë, se s'mund t'i fus të gjithë në një vend.

Jemi të bindur që ne vendimet do t'i kemi kundër. Ne e bëjmë këtë, e para, se ne besojmë në ato kallëzime që kemi bërë; e dyta, ka afate për ato kallëzime, se unë nuk pres që Belinda Balluku të merret e pandehur, por unë i kam paraprirë kësaj gjëje dhe unë i kam çuar përpara se Belinda Balluku të merret e pandehur dhe përpara se Edi Rama të merret i pandehur nesër, se do ndodhi një ditë.

Problemi është bumerangu që do t'i bëhet drejtësisë në mënyrën se si ka reaguar gjatë gjithë këtyre krimeve. Pra, thashë, është shumë më e lehtë po të themi ne që ka marrë vendime të gabuara apo nuk ka hetuar një dosje. Jo, jo! Sot unë e them me bindje dhe mbaj përgjegjësi penale. Sot SPAK-u, GJKKO-ja, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese janë bërë një me mafien në pushtet. Kaq e thjeshtë është dhe fytyra e kësaj drejtësie është Irena me disa mbiemra, me disa pasaporta dhe me disa datëlindje.

Po. Në Itali.

Edhe unë bëra të njëjtin lapsus, se jemi mësuar me dy dëbimet që ka marrë nga shteti grek.

Atëherë, kjo është një certifikatë familjare që ne e kemi siguruar me shumë mundim, por është një dokument që SPAK-u, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ-ja, tregon datën e lindjes së djalit të Irena Gjokës. Dua ta shpreh në fakt që edhe për publikun, nuk kemi asgjë, mund të linte edhe në Amerikë, mund të linte edhe në Australi, pra s'kemi asgjë me fëmijën.

Është 16.05.2004. Dhe i gjithë pretendimi që unë kam ngritur, qoftë në Prokurorinë e Përgjithshme për hetimin e figurës, po qoftë edhe në SPAK vjet, në maj të 2023-s, lidhej me faktin se si ka udhëtuar, pra se ne s'kishim parë gjërat që kishte dosja, si ka udhëtuar kjo shtetase në Itali në 2004, ndërkohë që në dhjetor të 2002 dhe në shkurt të 2003 kishte marrë dy ekspulse apo dy dëbime, të cilat vetë kjo shtetase, duke falsifikuar dhe gjendjen e saj ligjore, duke thënë që është bashkëshortja e Stefan Akit – në fakt është babai i fëmijës, por është një martesë që është lidhur shumë më vonë se deklarata në prokurorinë e 2003.

Dhe ne na çonte në dyshimet e arsyeshme që kjo shtetase në Itali ka shkuar duke falsifikuar dokumentet. Pse e ngritëm ne këtë pretendim? E ngritëm këtë pretendim se informacionet që kishim nga shteti grek ishte që e kishte të ndaluar për 10 vite të shkelte në vendet Schengen.

Ndërkohë, në përfundim të hetimeve, kur dosja shkon në SPAK dhe nuk përbënte më sekret hetimor, ne na vendoset dosja në dispozicion dhe unë jam një çik shumë e fiksuar mbas dokumentacionit dhe unë bëj një analizë për të parë mënyrën se si ka udhëtuar në shtetin italian.

Ndërkohë, çfarë figuronte? Pra, kemi certifikatën familjare që jep datëlindjen 16 maj 2004, dhe kemi sistemin TIMS, ja ku është, që thotë dalja është 26.05.2004 dhe kthimi është 01.06.2004.

Pra, vetëm me këto tre data, unë logjikoj dhe arsyetoj që në datën që ka lindur fëmija, Irena, me disa mbiemra, datëlindje dhe pasaporta, ka qenë në Shqipëri. Se i bie që ka dalë nga Rinasi, ja ku e kemi këtu, ka dalë nga pika kufitare e Rinasit.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...