Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati...
POLITIKE

Kapidani: Propaganda e Ramës ‘10 milionë turistë’ nuk fsheh dot dështimin e shtetit përballë krimit

P
Piranjat19 August 2026, 10:50 · 2 min lexim
Kapidani: Propaganda e Ramës ‘10 milionë turistë’ nuk

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Viola Kapidani, e cilëson vrasjen e një turisti të huaj në Shqipëri si kambanë alarmi për sigurinë dhe turizmin.

Në një postim publik në rrjetet sociale, Kapidani shprehet se propaganda për “10 milionë turistë” nuk mund të fshehë pasigurinë dhe kriminalitetin në vend.

Sipas saj, turistët zgjedhin destinacionet ku ndihen të sigurt, ndërsa pa rend dhe siguri, çdo bum turistik është vetëm propagandë.

Vrasja e një turisti të huaj në Shqipëri është një kambanë alarmi për një shtet që ka kapitulluar përballë krimit.
Edi Rama prej vitesh na shet propagandën e “bumit turistik” dhe 10 milionë turistëve. Por çfarë vlere kanë shifrat e propagandës, kur një turist vjen në Shqipëri dhe humb jetën?

Rama merakoset për algoritmin dhe pse nuk u shitën biletat e Kanye West. Por problemi nuk është algoritmi. Problemi është Shqipëria që ai vetë ka bërë antireklamë, duke e lidhur me krimin, mafien dhe pasigurinë.

Turizmi sot është në pikën e tij më kritike. Sepse turistët nuk votojnë propagandën e Ramës. Ata zgjedhin ku ndihen të sigurt.

10 milionë turistë në statistikat e Kryeministrit nuk mund të fshehin dot një të vërtetë: pa shtet, pa rend dhe pa siguri, çdo “bum turistik” është vetëm propagandë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.