Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Rama tregohet haptas çnjerëzor dhe i pamëshirshëm me qytetarët dhe rrit taksat dhe çmimet, ndërsa Greqia rrit pensionet dhe ul çmimet!
Mbështetja e fortë e qeverisë ndaj familjeve në betejën e përditshme të mbijetesës është sot ajo që bën çdo qeveri e përgjegjshme dhe serioze.
Ndërsa në Shqipëri çmimet rriten në mënyrë skandaloze Rama dhe qeveria nuk bëjnë asgjë përkundrazi krijojnë alibi për oligarkët dhe monopolistët e tregut që ata të vazhdojnë të pasurohen çmendurisht.
Rama deklaron pa pikë turpi se “Jetojmë në një sistem ku nuk kemi asnjë praktikë të përcaktimit të çmimeve nga shteti, por kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë, që do ta prezantojmë kur të jetë i konsoliduar”.
Pra paska dy kapitalizma një të Ramës dhe një të Greqisë.
Pyetjet janë të pashmangshme:
Ky kapitalizmi i Ramës qenka unik, i veçantë, atipik fanar i kapitalizmit në botë?
Po pse Greqia kapitaliste gjen rrugën për uljen e 1740 produkteve, kurse Shqipëria e Ramës jo?
Çfarë kapitalizmi ka Maqedonia dhe Kosova që mbajnë çmime të ulëta qa sa shqiptarët e Shqipërisë shkojnë atje për të blerë se u leverdis shumë më tepër?
Çfarë kapitalizmi ka Evropa që ul TVSH për ushqimet dhe karburantet?
Po pse kapitalizmi i Ramakes gjen rrugë për të rimbursuar tenderxhinjtë e rrugëve për rritjen e çmimeve të hekurit etj, ndërsa për qytetarët mbyll çdo rrugë për çmimet e rritura të ushqimeve të mbijetesës?
Cili kapitalizëm ia mban dorën Ramës të godasë me forcën e ligjit spekulimin abuziv dhe kriminal me çmimet?
Përse Rama nuk ul TVSH e ushqimeve të shportës si të gjithë vendet evropiane por mban më të lartën me 20%?
Të gjitha pyetjet kanë një përgjigje të vetme.
Mbështetja financiare për qytetarët bën që përfitimi të shkojë tek ata, por qeveria kërkon të fitojë e grabisë për vete.
Ndaj nga ulja e çmimeve dhe rritja e pensioneve qeveria nuk vjedh dot dhe për këtë arsye nuk i bën.
Të gjitha paratë e buxhetit qeveria i çon në tendera e koncesione se atje i vjedh rehat milionat me të cilat blen votat, mediat dhe gjithçka.
Kapitalizmi i Ramës është grabitja dhe plaçkitja qytetarët që mezi mbijetojnë janë hiç përpara tij.
Ndaj nuk është sistemi që pengon Ramën të veprojë, por është sistemi pengmarrjes së tij nga narkoekonomia e kullave, pastrimit të parasë dhe e parave të korrupsionit.
Sali Berisha ka gjetur në Nju Jork skenën e radhës për të bërë atë që di më mirë: të ulet në ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Pas premtimeve, fjalimeve dhe “dëgjimit” të halleve të shqiptarëve, Partia Socialiste ka nisur një tjetër tur takimesh...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer debatin për ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura,...
Edi Rama ka paralajmëruar rinisjen e podkastit të tij të propagandës “Flasim”, me një intervistë ndryshe, ku Rama nu...
Sot shënohet dita e 99-të e protestës kundër qeverisë. Edhe këtë ditë, qytetarët pritet të mblidhen para Kry...
Sesion i ri, beteja të vjetra. Më 8 shtator, deputetët rikthehen pas pushimeve në punë me detyra të mbartura, pasi në tryez&e...