POLITIKE

“Karçanaj ka mbrojtjen më të madhe publike të kryeministrit”, Koka: vetëm ajo mund të tregojë rolin e Linda Ramës te AKSHI

Piranjat Përditësimi i fundit 7 May 2026, 18:46
“Karçanaj ka mbrojtjen më të madhe publike të

I ftuar në në “Taske Force” me Sonila Meçon në Syri TV, gazetari Bledian Koka tha se vendimi i unifikuar i Gjykatës së Lartë për masat e sigurisë po prodhon efektet e para, të cilat nuk po favorizojnë qytetarët e thjeshtë, por zyrtarët e lartë.

Ai deklaroi se përfituesja e parë e këtij vendimi është Mirlinda Karçanaj, duke e lidhur këtë me interpretimin e ri të masave të sigurisë. Koka shtoi se vendimi mund të ndikojë në veprimtarinë e SPAK-ut dhe ngriti dyshime për përdorimin e drejtësisë në mënyrë selektive.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se vendimi po sjell përfitime për figura të caktuara të pushtetit, ndërsa koha do të tregojë efektet reale të tij.

Koka:

Po efekti mund të imagjinohet, sepse sigurisht që vendimi vjen pas një tjetër vendimi. Pra, ky mendoj, dhe besoj duhet të pajtohemi, koha do të tregojë që ky është efekti i parë i asaj që ishte vendimi i unifikuar që diskutuam pak më herët. Pra, ajo që është thënë që ky vendim synon, ta godasë ose ta frenojë punën e SPAK-ut ose veprimtarinë e SPAK-ut dhe atë po ta ndihmojë atë dhe përfitojnë nga ky vendim, qytetarët e thjeshtë siç u shit lart e poshtë që do të ndodhte apo do përfitojnë zyrtarët e lartë. Konfirmimi nuk vonoi as tre-katër ditë pas dhënies së këtij vendimi dhe ja ku jemi. Njeriu i parë që përfiton për shkak të interpretimit dhe vendimit të unifikuar që mori pak ditë më parë Gjykata e Lartë për çështjen e masës së sigurisë ose të paraburgimeve, është Karçanaj.

Edhe një herë, kjo përshtypje, nuk ka një mundësi të dytë për të dhënë impresionin e parë,  impresioni i parë sigurisht që është kjo. Pra, çfarë, a ka ndryshuar ndonjë gjë nga hera e fundit që kjo zonjë ka pasur, i është rikonfirmuar masa? Sepse avokatët e zonjës bëjnë ankimime të herëpashershme për çështjen e masave të sigurisë. Pra çdo avokat i një njeriu nën hetim, bën gjithmonë reprekursione ose kërkesa për... Pyetja, është pse ky vendimi i Gjykatës së Lartë?

Si erdhi ky vendim i Gjykatës së Lartë? Sigurisht që erdhi duke iu referuar interpretimit që tashmë është bërë, që është pikërisht pra vendimi për unifikimin për, për masën e sigurisë. Dhe që këtu pastaj, koha do tregojë që e gjitha ajo që ndodhi ishte një propagandë, që sërish  Gjykata e Lartë do lehtësojë vetëm zyrtarët e lartë dhe sigurisht ata zyrtarë të lartë që janë të preferuarit e kryeministrit. Unë dyshoj se kjo do të jetë, sepse në qoftë se e pashë reagimin e enturazhit të Erion Veliajt, i cili në fakt ishte ai në underground ose nën dhe, ishte ai iniciatori që mendoi se do ishte përfituesi dhe që e sponsorizoi fort bashkë me median e me njerëzit që i rrinë rreth e vërdallë qark, dhe pashë që kur vendimi u mor  nuk kishte entuziazëm ndaj këtij vendimi, sepse u kuptua qartë që me sa duket nismën vërtet e mori Erioni, po kamxhikun e drejtësisë e ka akoma Edi Rama dhe sot u konfirmua kjo. Sigurisht që, domethënë që kjo mënyrë e drejtësisë dhe ai vendim vepron vetëm tek ata që zoti Rama do që t'i mbajë nën hetim po mishi të piqet dhe helli mos digjet.

Dhe pa diskutim që Mirlinda Karçanaj, është njeriu që ka mbrojtjen publike më të madhe aktualisht  nga kryeministri, nuk e ka Belinda Balluku mbrojtjen më të madhe publike, sot e gjithë ditën mbrojtjen më të madhe publike nga kryeministri e ka Mirlinda Karçanaj. Është e vetmja e cila, nëse do të duhej të fliste, nëse  do fliste, do na tregonte neve se çfarë roli ka pasur Linda Rama-Basha në, në AKSH, atë që e quante me të drejtë ish-zëvendëskryeministri si kopshtin personal të familjes Rama, AKSH-in, dhe çfarë roli pa diskutim ka edhe baxhanaku i zotit Rama, Armand Frangu. Dy personazhe të cilat u përjashtuan nga hetimi totalisht nga hetimi i SPAK-ut dhe që morëm vesh që në SPAK kishin ndodhur ca allishverishe nga 2024 deri në 2026 dhe në pjesën tjetër ky AKSHI i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj paska qenë një institucion model. Dhe sigurisht që Mirlinda Karçanaj që mund të bënte narrativën, mund të tregonte bashkëpunëtorët e saj, këtë gjë nuk e ka bërë dhe mirënjohja e parë nga kryeministri mendoj që është ky vendimi i sotëm në sajë të atij vendimi të unifikuar të Sadushit të partisë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?