Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

KASH reagon ndaj Vuçiçit: Uji s’mund të përdoret si presion politik, SHBA-BE të ndërhyjnë

P
Piranjat11 August 2026, 17:43 · 2 min lexim
KASH reagon ndaj Vuçiçit: Uji s’mund të përdoret

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke paralajmëruar se burimet ujore nuk duhet të përdoren si instrument presioni politik ndaj Kosovës.

Në një deklaratë zyrtare, KASH shpreh “shqetësim të thellë” për deklaratën e Vuçiçit, sipas së cilës autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit dhe kanë angazhuar ekspertë për këtë çështje.

Këshilli thekson se Ibri dhe sistemi i Ujmanit/Gazivodës kanë rëndësi jetike për furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë, ekonominë dhe jetën e qytetarëve të Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

Sipas KASH-it, çdo ndërhyrje e njëanshme që mund të ndryshojë rrjedhën natyrore të lumit dhe të shkaktojë pasoja ndërkufitare duhet të trajtohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk mund të konsiderohet vetëm një çështje e brendshme e Serbisë.

Në këtë kontekst, Këshilli përmend parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të burimeve të përbashkëta ujore, parandalimin e dëmeve ndaj palëve të tjera, si dhe detyrimin për bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe konsultim paraprak.

“KASH e konsideron të papranueshme përdorimin e ujit dhe të burimeve të tjera jetike si instrument presioni politik. Një retorikë e tillë është në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe parimeve mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.