Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

Këlliçi: 430 milionë euro kemi dhënë për drejtësinë nga 2019, SPAK rikuperoi ZERO para korrupsioni

P
Piranjat23 July 2026, 19:33 · 6 min lexim
Këlliçi: 430 milionë euro kemi dhënë për

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, hodhi akuza të forta ndaj institucioneve të drejtësisë së re, duke deklaruar se në 6 vite e gjysmë qytetarët shqiptarë kanë paguar rreth 430 milionë euro për funksionimin e tyre, ndërsa rezultatet, sipas tij, janë minimale. Këlliçi tha se që nga viti 2019, kur nisën funksionimin institucionet e reja të drejtësisë, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 430 milionë euro për KLP-në, KLGJ-në, KPK-në, ILD-në, SPAK-un, BKH-në, Gjykatën Kushtetuese dhe Prokurorinë e Përgjithshme, pa përfshirë fondet e donatorëve.

‘Shqiptarët kanë paguar plot 430 milionë euro për këto institucione. Sot pyetja është: çfarë kanë prodhuar ato?’, u shpreh Këlliçi. Ai u ndal veçanërisht te SPAK-u, duke theksuar se misioni kryesor i Prokurorisë së Posaçme ishte lufta kundër korrupsionit dhe rikuperimi i pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

‘Kemi shpenzuar si qytetarë shqiptarë nga viti 2019 deri më sot për KLP-në, KPK-në, ILD-në, KLGJ-në, SPAK, BKH, Gjykatë Kushtetuese, Prokurori e Përgjithshme, të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, plot 430 milionë euro nga buxheti i qytetarëve shqiptarë, në 6 vite e gjysmë. Nga viti 2019 e mbrapa kur filluan organet e reja të drejtësisë të operojnë. 430 milionë euro, pothuajse gjysmë miliard dollarë, janë dhënë nga buxheti i shtetit shqiptar, pa llogaritur këtu edhe donatorët, për të ngritur këto institucione. Që sot çfarë kanë prodhuar?

Çfarë kanë prodhuar sot? Dhe të mbetemi te SPAK-u, sepse vijojmë të dëgjojmë këto fjalë që, që nuk flasim për sa kohë çështjet janë në hetim. Dhe kjo është një tok fjalësh, i përdorur së fundmi nga Braho për të vrarë çdo diskutim dhe për të vrarë çdo interes publik. E ka nxjerrë Dumani se Dumani i afërmendsh i ka, i ka nxjerrë këto shprehje, por mbetemi te drejtuesi aktual. Dhe kjo është për të treguar se pse sot ne kemi një drejtësi që prodhon, në rastin më të mirë 15 vite duhen për të marrë një vendim një qytetar, dhe përse të paktën 80% e vendimeve të gjykatave shqiptare që çohen në Strasburg, në Gjykatën Ndërkombëtare, rrëzohen.

Dhe u jepet e drejtë atyre ankimuesve që i çojnë në Gjykatën Ndërkombëtare. Pra, bilanci është ky. Po të marrësh punën e SPAK-ut, në thelb, unë e kam përgatitur, kam marrë dhe materiale dhe i kërkoj ndjesë Klodit, dua vetëm një minutë...

Të gjitha nga e para te e fundit. Po të marrësh, po të marrësh për kuriozitet, ta dinë edhe qytetarët që na ndjekin. Po të marrësh punën e SPAK-ut në këto gjashtë vite e gjysmë, qëllimi kryesor i SPAK-ut që kur është ngritur, i Prokurorisë së Posaçme, është për të parandaluar korrupsionin dhe për të sekuestruar paratë që janë vjedhur qytetarëve shqiptarë, për t'i kthyer ato në buxhet të shtetit përmes hetimeve, metodave speciale të hetimit e të tjerë e të tjerë.

Po të ndalemi te rastet më flagrante të korrupsionit që kemi parë dhe që kanë lindur në fakt me vetë lindjen e SPAK-ut, mund të ndalemi në raste konkrete. Unë i kam bërë gati për ju. Ke inceneratorin, po të marrësh historinë e inceneratorëve, iku inceneratori i Fierit dhe i Elbasanit, dy ngrehina që nuk funksionojnë dhe nuk kanë operuar asnjë ditë, në ato dy raste janë vjedhur plot 40 milionë euro.

Asnjë qindarkë, janë zhdukur, asnjë para nuk është rikuperuar dhe kthyer në buxhet të shtetit. Po të marrësh njoftimin që ka nxjerrë SPAK-u në 2 korrik, në mos gaboj 2 korrik të këtij muaji, sot jemi 23 korrik, para tre javësh, në 2 korrik, SPAK-u nxjerr këtë njoftim për përfundimin e hetimeve dhe çuarjen për gjykim të dosjes së inceneratorit të Tiranës, ku pranohet që deri në vendosjen e sekuestros në vitin 2023 të inceneratorit të Tiranës, është evidentuar që janë përfituar para publike nga ajo kontratë 110 milionë euro.

Po të llogarisësh vetëm 21 milionë euro që këta i kanë llogaritur si investime reale, i bie që janë zhdukur dhe janë vjedhur 89 milionë euro. Këtë e thotë SPAK-u vetë. E thotë SPAK-u në njoftim. Tani, po të pyesin qytetarët, ore sa para janë rikuperuar nga këto 89 milionë euro?

Përgjigjja është absurde, zero. Zero me zero. Zero para euro janë kthyer sot e kësaj dite nga SPAK-u në buxhet të shtetit, në arkën e shqiptarëve dhe këtu po ta llogaris deri në vitin 2023 ë, kur këto vendosën sekuestron.’, theksoi Belind Këlliçi ndër të tjera në SYRI TV.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.