Këlliçi akuza Ulsi Manjës: Je bërë i njohur për dosje që lidhen me vjedhjen e zgjedhjeve

Sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka debatuar me kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, të cilit i ka kujtuar dosjen “184”.
Këlliçi theksoi se qeveria duhet t’u japë llogari për atë që u kanë grabitur shqiptarëve.
“Sot ka një realitet të ri dhe protesta në shesh po e tregon qartë këtë. Prandaj, ju sot këtu nuk mund të flisni për këtë çështje, sepse jeni pikërisht ju shkaktarët e kësaj situate.
Edhe ti, Ulsi, sepse je bërë i njohur për ato dosje që lidhen me vjedhjen e zgjedhjeve. Prandaj, ju nuk mund të flisni këtu as për protestën dhe as për asgjë tjetër.
Ju duhet të jepni llogari jo për atë që ju kanë dhënë shqiptarët, por për atë që ju u keni grabitur shqiptarëve”, ka deklaruar Këlliçi.
Lexo edhe
POLITIKE
‘4 kushte për të investuar në zonat e mbrojtyra’/ Berisha: Edi Rama e ka kthyer Zvërnecin si kopsht të tij

Protestat masive kundër qeverisë, Lubonja: Rama ka djegur disa breza! Të rinjtë po kërkojnë të respektohen dhe t’u dëgjohet fjala

“Mbështesim protestën dhe kërkesa e saj”- Berisha: Rama mbrojti Lubi Ballukun, hajduten më të madhe pas tij!

Shqiptarët në shesh prej 11 ditësh, Berisha: Edi Rama duhet të largohet, nuk ka legjitimitet

U frikësuan nga protestat? Ibrahimaj: Po rishikojmë ligjin për investimet strategjike

“Pyetja ime s’është nëse u shkon vajzave me këmbë të bukura minifundi, por protesta!”/ Ish-zv.ministrja e Mjedisit shpërthen kundër Ramës...

Dezinformimi si mjet politik/ Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

Revolta masive kërkon dorëheqjen e tij, Rama justifikohet edhe në Associated Press: Fushatë kibernetike e Iranit





