Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
POLITIKE

Këlliçi: “Albanian Files” dëshmon lidhjen mes kullave dhe parave të drogës

P
Piranjat29 June 2026, 14:50 · 4 min lexim
Këlliçi: “Albanian Files” dëshmon lidhjen mes

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar sërish për librin “Albanian Files”, të cilin e konsideron si një dëshmi të rëndësishme për, sipas tij, skemën e korrupsionit dhe kapjes së shtetit gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Në një postim në Facebook, Këlliçi pretendon se në libër paraqiten lidhje mes kryeministrit dhe projekteve të kullave në Tiranë, ndryshimeve ligjore për ndërtimet në zona të mbrojtura si dhe mënyrës së financimit të tyre, për të cilat ai ngre dyshime për burime të paligjshme.

Sipas tij, “Albanian Files” duhet të shërbejë si material hetimor për SPAK, duke e cilësuar atë si një “dosje” që, nëse verifikohet, tregon kapje të institucioneve dhe vendimmarrjes në funksion të interesave të një grupi të caktuar.

Këlliçi akuzon gjithashtu se disa projekte janë konceptuar përpara ndryshimeve ligjore që hapën rrugë ndërtimit në zona të mbrojtura, duke pretenduar se kjo tregon, sipas tij, paracaktim dhe favorizim të interesave private në dëm të interesit publik.

“Albanian Files”, gjurmët e një krimi dhe korrupsioni monstruoz!
“Albanian Files” nuk është një libër me trille dhe shaka arkitektësh siç tha Edi Rama. Eshtë e vërteta e Shqipërisë në këto vite.
Kryeministri në fakt ja ka tejkaluar dëshirën holandezit de Graaf që kërkonte ta shihte mbret. Se dhe një mbret ka disa kufizime e ndalesa. Edi Rama sillet si pronar absolut i Shqipërisë. Ai përcakton vendin ku do ndërtohen kullat, porosit projektet tek arkitektët e rrethit të tij dhe më tej, paratë vijnë nga trafiku i drogës.

Shihni rastin e dy kullave më të larta në vend pas Pallatit të Kulturës, një ndërtim që ka nisur. Në librin “Albanian Files”, vjen dëshmia e arkitektit nga Kili që thirret në telefon nga Edi Rama për ta bërë projektin. Ai vjen nga ana tjetër e botës dhe realizon konceptin.
Në aksionet e fundit të SPAK, me disa ndërtues të proceduar dhe disa prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës që fusnin paratë në këto kantiere, është kuptuar se si këto kulla të Edi Ramës gjenin financimin.

Si mund të jetë ndryshe një narkoshtet?!
Dhe Edi Rama është direkt i implikuar. Mjaftojnë dëshmitë e arkitektëve.
Por ka edhe më shumë. Tek “Albanian Files” del se disa projekte janë porositur dhe janë hartuar dhe janë destinuar në zona të mbrojtura, dy ose 3 vjet para se të bëheshin ndryshimet ligjore për t’I hapur rrugën ndërtimit aty ku ishte e ndaluar.

Del qartë se miqtë e Ramës e kanë ditur se ligji do ndryshohej. Kanë pasur garanci absolute derisa kanë shpenzuar jo pak para për arkitektët e shtrenjtë të Ramës.
Kjo është provë e gjallë e kapjes së shtetit, pasi kemi kalim të ligjit, të ndryshimeve që u bënë për hequr mbrojtjen nga zonat më të bukura të vendit, me porosi, për interes të një grupi të caktuar njerëzish. Ky është korrupsion i nivelit më të lartë.

Këtu nuk ka asgjë intelektuale që do t’i kërkonte kohë e mund SPAK-ut. Eshtë korrupsion haptazi dhe i provuar.
Mjafton libri “Albanian Files”. Aty janë gjurmët e një prej krimeve më të mëdha që kanë ndodhur në vend, me parathënie nga Edi Rama

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.