Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
POLITIKE

Këlliçi: Edi Rama ka në plan të krijojë Ministri Shëndetësie paralele, për t’ia dhënë mikut të tij izraelit!

P
Piranjat 6 August 2026, 20:07 · 5 min lexim
Këlliçi: Edi Rama ka në plan të krijojë Ministri

Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre akuza të forta për një projektligj që, sipas tij, synon të krijojë një strukturë paralele me kompetenca të gjera në sektorin e shëndetësisë.

Sipas Këlliçit, kjo nismë do t'i hapte rrugë përqendrimit të proceseve kyçe të sistemit shëndetësor në një entitet të vetëm, ndërsa ai pretendon se pas projektit fshihen interesa të lidhura me Kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenin izraelit Sani Sanilevich. Këto janë pretendime të bëra nga Këlliçi në reagimin e tij publik.

Edi Rama ka në plan të krijojë Ministri Shëndetësie paralele, për t’ia dhënë mikut të tij izraelit!

Pas lajmit për krijimin e një shoqërie që do të ketë monopolin dhe do fusë në dorë shëndetësinë shqiptare, fshihen interesa okulte të Edi Ramës dhe miqve të tij.

Projektligji që është aktualisht draft, pritet të kalojë në shtator dhe i hap rrugën një biznesi të madh me ilaçet, pajisjet shëndetësore e çdo operacioni logjistik e strategjik në fushën e shëndetësisë, nga tenderimi, magazinimi e shpërndarja.

Praktikisht bëhet fjalë për krijimin e një Ministrie Shëndetësie paralele, por me pushtet absolut që sipas gjithë gjasave do të kontrollohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Sani Sanilevich, që është dhe konsull nderi i Shqipërisë, me firmë të vetë Ramës.

Ky sipërmarrës besohet se ka mbuluar dhe shpenzimet e udhëtimit të Edi Ramës në Izrael muaj më parë, ku pati fjalim dhe në parlament.

Mediat izraelite zbuluan se edhe më parë Edi Rama kishte qenë vizitor në fermën private të Sanilevich, në një udhëtim pothuaj sekret, por që u mor vesh nga autoritetet atje.

Për miqësinë dhe shërbimet ndaj Edi Ramës, ky biznesmen tanimë është shpërblyer. Ai është themelues dhe aksioner i Jet Bank, banka e parë dixhitale në vend, e liçensuar me shpejtësi rrufe e pa transparencë.

Po ky emër fshihet edhe pas një kompanie të regjistruar në Durana, parajsën fiskale të Edi Ramës në Shqipëri!

Por, Sanilevich dhe ortakë të tij në biznes, kanë interesa të gjera që po i vënë në jetë në Shqipëri. Përveç resorteve, fokusi tani është në shëndetësi. Dhe jo vetëm ngritja e një spitali privat, por marrja nën kontroll e gjithë sektorit, me shoqërinë që kërkon të ngrejë Edi Rama në shtator.

Edhe më herët, Kryeministri është shprehur se me ekspertizë izraelite Shqipëria do bëhet një qendër e madhe dhe e avancuar shëndetësore në rajon.

Por ai ka mbajtur të fshehta këto interesa biznesi dhe këtë projekt për krijimin e këtij monopoli absolut në fushën e medikamenteve, pajisjeve, tenderimeve e çdo operacioni që ka të bëjë me shërbimin shëndetësor.

Raportimet në media se Ministrja e Shëndetësisë Sala, ka refuzuar firmosjen e këtij projektligji, e për pasojë është drejt largimit, janë në dritën e këtyre zhvillimeve.

Në fakt do të ishte veprim i zgjuar nga ana e saj. Sepse ky është një skandal dhe më i madh se konçesionet e sterilizimit apo check-up, dhe fati i saj mund të jetë më i rëndë se i Ilir Beqes.

Ne do luftojmë çdo ditë për të bërë transparencë rreth kësaj afere.

Megjithatë, SPAK është në kohë për t’u zgjuar, e për të parandaluar një krim të rëndë financiar me jetën dhe shëndetin e qytetarëve që Edi Rama ka planifikuar ta zbatojë në shtator.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.