Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari
POLITIKE

Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?

P
Piranjat18 August 2026, 12:44 · 4 min lexim
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas pjesëmarrjes së një shtetaseje italiane në protestën para Kryeministrisë, e cila u shpreh në mbështetje të protestuesve dhe kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës.

Në një postim në Facebook, Këlliçi e ka përdorur rastin për të ironizuar vendimin e qeverisë për ndalimin e hyrjes në Shqipëri të disa aktivistëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke ngritur pyetjen nëse e njëjta masë mund të merret edhe ndaj qytetares italiane.

“A do të veprojë dot Edi Rama ndaj qytetares italiane si me aktivistët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova?”, shkruan Këlliçi.

Ai ironizon më tej duke thënë se “vrojtimi i hollë i Taulant Ballës” mund ta nxjerrë qytetaren italiane “agjente ndërkombëtare dhe komplotuese”, ndërsa shton se pret që Rama ta shpallë edhe atë “non grata”.

Sipas Këlliçit, pjesëmarrja e shtetasve të huaj në protestë tregon se protesta nuk është duke u dobësuar, por po përfshin edhe qytetarë nga vende të Bashkimit Europian.

Reagimi vjen një ditë pasi shtetasja italiane u ngjit në podiumin e protestës dhe tha se, pavarësisht se nuk është shqiptare, ndihet e solidarizuar me qytetarët.

“Jam italiane, por ndihem një prej jush. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, deklaroi ajo, duke e mbyllur fjalën me thirrjen: “Rama, jep dorëheqjen!”

Një qytetare italiane i është bashkuar mbrëmë protestës kundër korrupsionit dhe arrogancës së qeverisë Rama. Në ditën e 79 të revoltës dhe marshimit në shesh që kërkesë kryesore ka largimin e Edi Ramës, shtetësja italiane u ngjit në podium dhe tha se e ndjente veten njësoj me qytetarët shqiptarë dhe kërkoi që zëri i protestuesve të dëgjohet.

Ndërsa Edi Rama po bën gjithçka kundër kësaj proteste, përdor çdo mjet, çdo instrument që nga mediat që kontrollon e deri tek infiltrimet e personave problematikë, ai ka marrë edhe masa drastike si shpallja non gratta dhe ndalimi i hyrjes në Shqipëri të bashkëkombasve tanë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova.

Por protesta nuk po zvogëlohet, e as po shuhet. Përkundrazi po pasurohet edhe me qytetarë e shtetas nga Bashkimi Europian.

Vrojtimi i hollë i Taulant Ballës mund ta nxjerrë zonjën italiane që foli mbrëmë agjente ndërkombëtare dhe komplotuese. Dhe në vijim, jemi në pritje që Edi Rama ta shpallë non gratta.

A do të veprojë dot Edi Rama ndaj qytetares italiane si me aktivistët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova?

Apo me bashkëkombasit tanë bën të fortin, ndërsa me italianët hap portat për të pritur emigrantët e paligjshëm dhe i ulet në gjunjë Melonit?!

Një tjetër rast për të kuptuar jo vetëm 2 standardet e Edi Ramës, por atë pjesë të karakterit të tij malinj. Që tregon muskujt me të dobëtit dhe bëhet tapet për të fortët.

Dhe kjo është kuptuar mirë nga njerëzit. Ndaj ata janë në shesh edhe sot në ditën e 80 të qëndresës kundër Kryeministrit më të korruptuar në Europë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.