Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
POLITIKE

Këlliçi: Me Edi Ramën, Olsi dhe shokët e tij kanë gjetur parajsën në Shqipëri

P
Piranjat28 July 2026, 18:11 · 1 min lexim
Këlliçi: Me Edi Ramën, Olsi dhe shokët e tij kanë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një reagim në rrjetet sociale ka vazhduar denoncimin e tij.

Pas konferencës së mbajtur në mesditë ku ka treguar se, si brenda dy muajsh një tokë e blerë 320 mijë euro është rivlerësuar 26 mln euro, dhe se si është blerë kazinoja në kullën e ‘Air Albania’, Këlliçi ka publikuar dhe një foto të Olsi Ramës dhe shokut të ngushtë të këtij të fundit, Gert Haka.

Reagimi:

Shokut të ngushtë të Olsi Ramës i ka ndodhur një mrekulli financiare, një përmbysje e paimagjinueshme dhe në skenaret e Hollivudit. Për 2 muaj, ai ‘blen’ një tokë 320 mijë euro dhe e rivlerëson 26 milionë euro. Me gjysmën e kësaj toke ai bëhet pronar i kazinosë së kullës ‘Air Albania’.

Kjo lëvizje bëhet nën hundën e disa institucioneve që monitorojnë dhe teorikisht luftojnë pastrimin e parave, me në krye SPAK!

Me Edi Ramen, Olsi dhe shokët e tij kanë gjetur parajsën në Shqipëri.

Jo më kot, ndërsa kanë ikur 1 milionë shqiptarë nga vendi prej qeverisjes së keqe, korrupsionit e lidhjeve me krimin, i vetmi që është kthyer është vëllai i Kryeministrit dhe shoqëria e tij!!!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.