POLITIKE

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare është e furnizuar me teknologji dhe pajisje kineze

Piranjat Përditësimi i fundit 15 September 2026, 18:58
Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare është

‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë kineze’. Kështu deklaroi ekskluzivisht në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, i cili ngriti akuza të forta ndaj qeverisë Rama për mënyrën se si po furnizohen Forcat e Armatosura shqiptare.

Këlliçi tha se pas këtyre transaksioneve qëndrojnë kompani të lidhura, sipas tij, me biznesmenin Roni Efet dhe se situata përbën një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare.

‘Ushtria shqiptare sot është e furnizuar me teknologji dhe pajisje kineze dhe gjithashtu me lëndë të parë kineze’, deklaroi Këlliçi.

Sipas tij, bëhet fjalë për importe të kryera përmes kompanive të lidhura me Timak Defence, Timak SH.P.K. dhe Guna Tactical, kompani që, sipas pretendimit të tij, kanë rol në furnizimin dhe prodhimin e pajisjeve për strukturat ushtarake shqiptare.

‘Ushtria shqiptare sot, dhe unë këtë e them me përgjegjësi të plotë dhe po e jap ekskluzive për emisionin tuaj...

Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efet, nga Edi Rama si proksi, që është Roni Efeti, sot është e furnizuar me teknologji dhe pajisje kineze dhe gjithashtu me lëndë të parë kineze.

Po, që është e ndaluar në mënyrë kategorike për një vend anëtar të NATO-s. Dhe më lejoni t'ju them diçka, se ku ka arritur Edi Rama me Timak-un dhe se ku ka arritur Roni Efeti me mashtrimin. Dhe po themi, Roni Efeti duhet ta kujtojmë dhe një herë, është i njëjti biznesmen që është sot në gjyq në Florida, në Miami, i paditur nga një ish-ortak i tij për vjedhjen e rreth 8 milionë dollarëve duke e mashtruar sikur kishte lidhje, dhe në fakt ai kishte lidhje të tilla, pra ka përdorur Edi Ramën për të ekspozuar lidhjet e tij me Kryeministrin e Shqipërisë dhe duke e mashtruar për ta futur në punë të ndryshme dhe për të marrë asete publike në territorin e Shqipërisë. Por të ndalemi te kjo që ju thashë. Unë dua t'ju lexoj... nuk do ndalem te gjithë lista e kompanive nga ku importohen baza materiale, teknologjia dhe pajisjet nga Timak Defence, Timak SH.P.K dhe ajo...

Nga Guna Tactical. Por do të ndalem te dy emra. Emri i parë i kompanisë nga ku importohet sot në mënyrë zyrtare nga Timak Defence, teknologjia dhe pajisjet, quhet Guangzhou Yutong Heavy Machinery Limited China. Është kompani kineze. E dyta, që e di mirë Arjeta Puca se çfarë është kjo kompani, nga ku merret baza materiale për veshjen dhe pajisjet e ushtarëve, e ushtrisë shqiptare...

Quhet Yeni Balkan Makina Otomotiv Ins San Tic Ltd Sti, që është një kompani turke me lidhje familjare drejtpërdrejt me Arjeta Pucën. Por të ndalemi te e para, se kjo përbën interes për publikun e gjerë, për shqiptarët dhe sigurinë kombëtare.

Sot, Republika e Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s, furnizohet me pajisje dhe teknologji nga kompania Guangzhou në Kinë, dhe brenda këtij viti janë importuar, ja po jua them unë, 16 mjete ushtarake dhe po jua lexoj: Kamion i ri, viti 2026, për transport nafte, marka Dongfeng model KLF.

E importuar e sjell në Shqipëri. Kamion i ri, viti 2026, transport naftë, marka Dongfeng model KLF sërish. Auto e re Iveco, këto që u bënë publike dhe u bënë reklamë, Daily Model Van 4x4 viti 2025, 2998 kubik naftë. Ndërkohë Guna, kompania Guna Tactical, importon pëlhurë për veshje 6178 kg. Pëlhurë për veshje 6178 kg. Këto janë transaksione.

Për ushtrinë, për veshjen e të gjithë ushtrisë shqiptare. Dhe këtu janë disa transaksione, pëlhurë për veshje, pëlhurë për veshje, por mbetemi te thelbi. Sot, pajisjet ushtarake, teknologjia importohet nga një kompani kineze në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kjo është e ndaluar, është e sanksionuar. Çdo vend anëtar i NATO-s, është e padiskutueshme që këtë gjë nuk mundet ta bëjë. Dhe sot, edhe ushtarakët, edhe veshjet e ushtarëve, lënda e parë e tyre, nga Guna Tactical importohet nga një kompani kineze.

Tani këtë gjë, këtë gjë mos harroni, nuk ka guxuar ta bëjë deri më sot asnjë vend anëtar i NATO-s, dhe asnjë drejtues, qoftë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, dhe asnjë zyrtar tjetër.

Dhe që të kuptoni diçka tjetër, para dy muajsh, para dy muajsh t'ju them dhe një gjë tjetër, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi dhe huanë prej mbi 300 milionë dollarë e dhënë nga administrata, nga Departamenti Amerikan i Shtetit...

Për, patjetër që u përmend, sepse është në bashkëpunim me administratën amerikane për të rritur jo vetëm financimin, por edhe jo vetëm kuadrin 5% që shpenzimet e prodhimit të brendshëm bruto për sigurinë kombëtare dhe për sektorin ushtarak, por mbi të gjitha për të përmirësuar dhe teknologjinë. Dhe nuk është çudi që këto 300 milionë dollarë Edi Rama t'i marrë dhe t'i çojë te xhepi i Roni Efetit, te xhepi i tij, për të blerë, po e them dhe një herë, pajisje dhe teknologji kineze. Dhe këtë e bën vetëm Edi Rama. Nuk ka politikan të dytë në botë ta bëjë këtë gjë.

Roni Efeti është pronari i Timakut, është 80% pronari i Timakut. Pra që t'ia sqarojmë qytetarëve, kompanitë që kontrollon 80% Roni Efeti, në këtë rast është Timak Defence, Timak SHPK-ja, ku Roni është 80% dhe 20% shteti, janë përgjegjëse për importin dhe për prodhimin e pajisjeve ushtarake, teknologjisë, mjeteve të luftës. Sot, lëndën, pajisjet, teknologjinë dhe lëndën e parë e importojnë nga kompani kineze, e marrin nga Kina.’, tha deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?