'4.2 mln euro nga taksat e shqiptarëve', Këlliçi: Rama po e shet koncertin e Kanye West si 'antimiting'

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me koncertin e Kanye West, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e shfrytëzon aktivitetin për qëllime politike.
Sipas Këlliçit, kreu i qeverisë po e paraqet koncertin si një sukses personal dhe po përpiqet ta përdorë atë si kundërpërgjigje ndaj protestave të opozitës, duke e kthyer në një “antimiting”.
Deputeti demokrat ngriti edhe akuza për mënyrën e financimit të aktivitetit, duke pretenduar se organizimi i koncertit ka kushtuar 4.2 milionë euro nga fondet publike. Sipas tij, kjo shumë përbën një tjetër rast të keqpërdorimit të parave të taksapaguesve.
“4.2 milionë euro vetëm që Edi Rama të duket mirë. Ky koncert hyn që tani në listën e aferave dhe zullumeve që ai bën me taksat e qytetarëve”, shprehet Këlliçi në reagimin e tij.
Lexo edhe
POLITIKE
Varoufakis ndan raportin e Progressive International: Rebelimi “Flamingo” në Shqipëri, reagim ndaj plaçkitjes së njerëzve dhe natyrës...

Shpenzime të larta në koncertin e Kanye West/ Berisha publikon videodenoncimin nga kantieri i 'Eagle Stadium'

‘Albanian Files’/ Berisha: Ato projekte janë të gjitha të porositura dhe miratuara nga Rama

Berisha: Libri i kuq, akuza më e rëndë ndaj Ramës, brigjet po shpopullohen pasi tokat po ua marrin kriminelët

Auron Tare: Protesta kundër Ramës do të sjellë një Shqipëri tjetër!

Tabaku kërkon hetim për investimet strategjike: Prona private është përdorur në favor të oligarkëve

Dhuna e policisë, rrëfimi i kampionit shqiptar që u arrestua, Bici: Erdha nga Italia për protestën

Revista franceze “Paris Match”: Nga Tirana në Paris, qytetarët çdo ditë në protestë, kritika të forta qeverisë Rama





